LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mësimet e vërteta, që duhet të nxjerrim nga qasja e Suedisë ndaj Covid-19

12 Tetor 2020, 06:49, Politikë CNA

?The Economist?

Gjëja më pozitive kur përdor si shembull një vend të vogël për të mbështetur argumentin tënd, është se kundërshtarët tuaj nuk kanë gjasa ta dinë se çfarë po ndodh realisht atje. Është me gjasë kjo arsyeja pse Suedia, një vend me 10.3 milionë njerëz, është bërë një shembull shumë i cituar në debatin e madh global, se si të duhet përballur me pandeminë e Covid-19.

Suedezët që e duan shumë lirinë e tyre personale, po ndjekin një strategji pa përdorim maskash, thuajse pa asnjë bllokim, me synim krijimin e imunitet të tufës ndaj koronavirusit të ri, pa e falimentuar ekonominë. Thuhet se suksesi i Suedisë, është një kritikë e fortë ndaj liderëve të krahut të majtë që duan t?u imponojnë qytetarëve mas atë ashpra dhe të mbyllin gjithçka. Në fakt, Suedia me qasjen e saj bart disa leksione për të tjerët. Por ato ato kanë më pak lidhje me lirinë i individuale, sesa me përdorimin e një lloj kompromisi për të gjeneruar një kohezion të qëndrueshëm social.

Për shembull, ky vend përbën një shembull të çuditshëm për adhuruesit e qeverisë së vogël. Herën e fundit që ndoqi me fanatizëm individualizmin ekstrem, politikat sociale ishin në duart e burrave me duart të leshta që shkonin të punonin në det me varka të gjata. Sot Suedia është një fanar i progresit, duke u renditur e shtata në OECD për shpenzimet sociale, përpara Gjermanisë. Fansat e Suedisë, kanë të drejtë kur thonë se në fazën e parë të pandemisë, qeveria reagoi ne një mënyrë më liberale se të tjerat në rajon. Edhe pse ndaloi grumbullimet e mëdha, dhe lëshoi shumë këshilla shëndetësore, ajo refuzoi bllokimet e plota. Por ajo nuk qe një qasje veçanërisht e suksesshme. Suedia ka një shkallë vdekshmëri prej rreth 60 personash për 100.000 banorë, pra 10 herë më të lartë se ajo e Finlandës dhe Norvegjisë, të cilat u mbyllën.

Liria e suedezëve nuk e kurseu ekonominë e vendit, edhe pse shumë nga viktimat ishin të moshuar që nuk punonin më. Prodhimi i Brendshëm Bruto u tkurr me 8.3 për qind vetëm në tremujorin e dytë, gjithashtu më keq se sa vendet e tjera nordike. Një numër i madh rastesh me koronavirus, është diçka negative për ekonominë.

Një tjetër argument në favor të qasjes suedeze, është se ndryshe nga Britania e Madhe, Franca dhe Spanja, Suedia nuk po përjeton një valë të dytë të Covid-19. Sidoqoftë, edhe nëse lëmë mënjanë faktin që rastet në qarkun e Stokholmit gati u 4-fishuan në shtator (në terma absolutë, ato janë ende të ulta), strategjia e re e Suedisë për fazën e dytë të pandemisë konvergon me atë të Gjermanisë. Përkundër disa pretendimeve, kjo nuk varet nga imuniteti i tufës. Kjo pasi Suedia ka ende një pjesë të madhe të popullsisë të brishtë ndaj koronavirusi. Përkundrazi, kjo strategji e re përfshin testimin e shpejtë dhe gjurmimin e kontakteve në shkallë të gjerë, në mënyrë që të identifikohen dhe izolohen më herët vatrat e reja me Covid-19.

Kjo shoqërohet me mesazhin e qartë, që kjo strategji është i qëndrueshme, pasi ajo u jep njerëzve pavarësi. Leksioni kryesor nga politika e re suedeze, nuk është se ajo është liridashëse, por se qeveria suedeze peshon si duhet pasojat pozitive dhe ato negativ të secilit kufizim. Për shembull, kur dikush rezulton pozitiv me koronavirusin e ri, e gjithë familja e tij duhet  të futet në karantinë. Por ndërkohë nxënësit e shkollës përjashtohen nga kjo gjë, pasi siç mendon qeveria, përfitimet nga mbyllja e tyre në shtëpi, janë më të vogla sesa dëmi i përhershëm që i shkaktohet arsimimit të tyre.

Po kështu, karantina zgjat 5-7 ditë, krahasuar me 2 javë në shumë vende të tjera të Evropës. Rreziku i përhapjes së Covid-19 në javën e dytë është i vogël dhe bie ndjeshëm, por ndërkohë po rriten shumë dëmet në shëndetin mendor për shkak të izolimit të gjatë. Suedia është një shoqëri që ka një besim të madh tek autoritetet, dhe ku njerëzit i ndjekin shumë rregullat. E megjithatë qasja e saj bazohet në idenë se meqë Covid-19 do të jetë këtu për një kohë të gjatë, duke u kërkuar shumë gjëra qytetarëve, ata do të nisin të rebelohen dhe ulin pajtueshmërinë m rregullat në fuqi, dhe në këtë mënyrë do ta përhapin më tej sëmundjen.

Shoqëritë me besim të ulët tek autoritetet, mund të kenë nevojë për një ekuilibër të ndryshëm midis detyrimit dhe vetë-policimit, por edhe ato kanë nevojë për rregulla të qëndrueshme. Dhe çfarë mund të thuhet për maskat? Fansat e qasjes suedeze përmendin turmat pa maska në Stokholm si provë të lirisë së saj. Por kjo nuk është baza për politikën e saj ndaj pandemisë. Ekspertët e qeverisë, argumentojnë se provat se maskat e fytyrës ndihmojnë janë të dobëta, dhe se masat e tyre të tjera po funksionojnë mirë.
Në këtë aspekt, Suedia e ndryshme nga vendet e tjera. Nëse pandemia rikthehet në formën e një vale të dytë, kjo qasje ka të ngjarë të ndryshojë. Tek e fundit, politika e saj bazohet tek prova dhe pragmatizmi, dhe jo tek parimi i verbër./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga