web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lajm i trishtë!/ Ndahet nga jeta një nga themeluesit e PD-së

9 Tetor 2020, 10:21, Politikë CNA

Është ndarë nga jeta një nga themeluesit e Degës së PD Vlorë, Bedri Shaska! Lajmin e ka dhënë kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, Genc Deromemaj përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

?Të nderuar anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokratike,

Në emrin tuaj, kam detyrën e hidhur të njoftoj se sot ka ndërruar jetë një nga themeluesit e PD-së, ish kryetar i PD Vlorë, mësues i nderuar, pinjoll i një prej familjeve fisnike që i kanë bërë nder Vlorës në atdhetari e dije!

Ka lënë pas një trashëgimi pune e jete që bën krenarë familjen, miqtë e shokët e tij të shumtë!

Punëtor, idealist i palodhur, i përkushtuar për vlerat e lirisë me veprimtarinë e tij në Partinë Demokratike, Bedri Shaska ishte shembulli i dinjitetit e i burrërisë!

Ngushëllime për familjen!

Qoftë i paharruar kujtimi i tij!?, shkruan Genc Deromemaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga