Tirana në “Top 5” e qyteteve më të papërballueshme në Evropë për blerjen e një shtëpie
Çmimet e shtëpive janë rritur shumë më shpejt se të ardhur...
Çmimet e shtëpive janë rritur shumë më shpejt se të ardhur...
Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe pas konfliktit që ka zanafillë kanabisin tronditi opinionin duke rikthyer edhe njëherë përplasjet për çështjet e drogës.
Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj u gjetën sot pajetë në një zonë të pyllëzuar pranë parcelës me kanabis, e cila u bë shkak për vrasjen e tyre nga Daniel Pepaj, nga i cili ende nuk ka asnjë gjurmë.
Ttrupat e pajetë të viktimave u gjetën, disa metra larg njëri tjetrit të ekzekutuar me kallashnikov, ndërsa gjurmët e Danjelit dyshohet se janë në Malin e Zi, ku u arratis pas vrasjes.
Por si nisi konflikti që përfundoi me dy viktima?
Pak muaj më parë Vilson Çutaj kishte dalë nga qelia në burgun e Reçit, ku vuajti dënimin me 3.4 vite për kultivim kanabisi.
Por sapo doli nga burgu iu rikthye sërish kanabisit. Së bashku me Klementin, i cili dyshohet se ishte organizatori, kultivuan një parcelë me kanabis në zonën e pyllëzuar te Rrencit në Malësinë e Madhe.
Dy të rinjtë, Klementi dhe Vilsoni, që ishin kushërinj me njëri- tjetrin, afruan pranë tyre në ?biznesin? e drogës edhe Danjel Pepajn. Tre të rinjtë kishin lidhje me njëri- tjetrin, pasi Vilsoni ishte kushëri me Klementin, ndërsa ky i fundit me Danjelin, duke krijuar besueshmëri për ecurinë e kultivimit të kanabisit.
Lëvizjet e tre të rinjve në zonë në 6 muajt e fundit kishin ngjallur dyshime te banorët e zonës.
Por jo gjithçka shkoi sikur e planifikonin, pasi 50 kg kanabis humbasin. Dyshimet? Vilsoni e pyet Klementin se ku dyshon dhe ky i fundit gishtin e drejtoi nga kushëriri i tij, Danjeli, i cili e mohon që ta ketë marrë.
Megjithatë Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj nuk i besojnë dhe ditën e shtunë në datë 3 tetor udhëtojnë me makinë për të takuar Danjelin, për të sqaruar dyshimet.
Kujtojmë që Klement dhe Danjel Pepaj janë nga fshati Vrith, ndërsa Vilson Çutaj nga Bajza.
Përballja nuk ishte e qetë. Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj nuk i besojnë dhe dhunojnë Danjelin, të cilin e akuzojnë se mori nga parcela 50 kg kanabis.
Por nuk përfundon këtu. Tre të rinjtë largohen nga qendra e fshatit Vrith në datë 3 tetor, duke u zhdukur pa gjurmë.
Një ditë ma pas valët e telefonit i kishin lokalizuar në zona të ndryshme, Vilson Çutajn në Razmë dhe Klementin në Bogë, ndërsa për Danjelin nuk kishte asnjë gjurmë.
Ky fakt është një nga misteret, se si një ditë pasi u zhdukën u lokalizuan në zona të ndryshme nga antenat e telefonive celulare.
24 orë nga zhdukja pa gjurmë, familjarët të shqetësuar nisin kërkimet te të afërmit për tre të rinjtë, ndërsa i pari që iu drejtua policisë pasditen e së dielës për të kërkuar ndihmë ishte vëllai i Vilson Çutajt, Olsioni, që bëri denoncimin.
Madje policia sekuestroi edhe makinën e tij tip ?Benz? me të cilën dyshohet se Vilsoni dhe Klementi shkuan që të takojnë Danjelin përpara se të ngjiteshin në këmbë në mal te parcela.
Menjëherë sapo vëllai i njërit prej të zhdukurve bëri denoncimin në Malësinë e Madhe, teksa policia ende nuk kishte bërë asnjë njoftim për rastin, ishte gazetari Artan Hoxha që bëri publik rastin, madje edhe arsyen e zhdukjes, kanabisi.
Një ditë më pas, në datë 5 tetor, ishin prindërit e Klementit pas zhdukjes së djalit të tyre që u shprehën se Danieli kishte dorë në zhdukjen e Vilsonit dhe Klementit.
Në datë 5 tetor policia nisi kërkimet në terren, ndërsa bashkë më efektivët edhe familjarët dhe të afërmit e tre personave të zhdukur.
Pas tre ditësh kërkime, sot u gjetën trupat e pajetë të 2 prej të rinjve, Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj në zonën e pyllëzuar te Rrencit, 250 metra larg parcelës me kanabis, që kishin kultivuar.
Ata u gjetën duke ndjekur rrugën e dyshuar se mund të kenë bërë 3 personat. Një indicie ishte edhe dëshmia e banorëve të fshatit se në këtë zonë kishin dëgjuar krismat e armëve ditën që janë zhdukur të rinjtë.
Autori Daniel Pepaj, dyshohet se pas sherrit u kërkoi 2 të rinjve të shkojnë te parcela me kanabis në zonën e pyllëzuar që të sqaroheshin.
Gjatë rrugës për te parcela, në rrethana jo krejt të qarta, Danjel Pepaj mori armën, që dyshohet se e kishte fshehur në parcelën me kanabis, duke i qëlluar për vdekje.
Trupat nuk ishin fshehur apo mbuluar, ndërsa janë qëlluar nga një distancë e afërt me automatik, pak metra larg njëri- tjetrit. Parcela me kanabis është rreth 3 orë larg në këmbë nga fshati Vrith.
Trupat e 2 të rinjve pritet që të dërgohen në morgun e spitalit, ndërsa autori dyshohet se është arratisur në Malin e Zi./ Abc News
Një automjet ka shpërthyer në flakë në ecje pak minuata më p...
Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Malsin...
Një person ka mbetuar i plagosur pasditen e sotme në Korçë s...
Vetëm pak pasi u gjetën trupat e pajetë të Klement Pepajt dh...
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që tronditi Shkodrë...
Dalin detajet e para nga gjetja e trupave të dy të rinjve Kl...
Gjenden trupat e pajetë të dy të rinjve të cilët prej disa d...
Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve ...
Shpallet në kërkim një person që dyshohet se është ekzekutor...
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Malësinë e M...
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policis...
Një shqiptar, 28 vjeçar është vënë në pranga nga policia Ita...
Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në orët e para të mëngje...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me tërmetin ...
Një makinë tip “BMW X6” është djegur mëngjesin e sotëm në qy...
“Shkrodra është një bombë me sahat”. Kështu deklaroi mbrëmje...
Gazetarja Anila Hoxha ka treguar të tjera detaje lidhur me z...
Gazetarja Anila Hoxha, ka folur mbrëmjen e sotme për lidhur ...
Gazetari Basir Çollaku, është i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘O...
Një 21 vjeçar, emigrant nga Palesitna u arrestua sot në Tira...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...