Video- Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit ka hyrë në javën e dytë, ndërsa ende nuk ka asnjë sinjal për hedhjen e 26 pagave të prapambetura. Historia e tyre nis në vitin 2008 kur Uzina u privatizua dhe që prej asaj kohe, shoqëritë që e kanë administruar e kanë zhytur në kolaps financiar.
Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në javën e dytë të grevës së urisë me shpresën se do të marrin pagat e prapambetura për 26 muaj. Me një listë të gjatë borxhesh në dyqane e farmaci, ata kërkojnë zgjidhje për padrejtësitë nga puna në rafinerinë e naftës. Por përse nuk u jepet zgjidhje punonjësve të naftës?
Rafineria u privatizua në vitin 2008 nga Rezart Taçi për 128 milionë euro nëpërmjet kompanisë të regjistruar në Zvicër, AMRA Oil, ndërsa 5 vjet më vonë, u shit tek HINI ASETS, një kompani offshore e kontrolluar prej drejtuesve të Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit.
Por, Heaney Assets (HINI ASETS) dështoi brenda një viti dhe hoqi dorë nga menaxhimi. Në vitin 2014, borxhet e ARMO-s kapnin vlerën e 404.5 milionë dollarëve.
Ndërkohë, një raport i brendshëm i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë i 4 shkurtit 2016 zbulonte se borxhet e ARMO-s kishin arritur 595 milionë dollarë (nga të cilat rreth 25 milionë ishin krijuar në vitin 2014 dhe 137 milionë në vitin 2015. Nga ky borxh, 205 milionë dollarë ishin detyrime ndaj shtetit: 20 milionë dollarë akcizë e papaguar dhe 185 milionë dollarë taksa të tjera të papaguara (TVSH, tatim fitimi, sigurime shoqërore, etj.).
Me ndërmjetësimin e qeverisë shqiptare, në vitin 2015, rafineria u shit tek IRTC, me administrator Mitat Sulaj, vëllai e biznesmenit Besnik Sulaj. Por, IRTC dështoi të paguante shumën e akorduar me bankën, sipas kontratës së shitjes me kusht.
Në vitin 2017, rafineria u shit te një kompani e regjistruar në Britaninë e Madhe, e quajtur Allum Enterprises Limited. Kjo kompani e dha me qira te ?Tosk Energji? dhe Bylis Energji, dy shoqëri të kontrolluara nga kompani guaskë të regjistruara në Zvicër.
Në vitin 2018 Rafineria u mor në administrim nga kompania Tosk Energji, e cila nuk pranoi asnjë detyrim te papaguar ndaj punonjësve me arsyetimin se e ka marre vetëm në përdorim, duke hapur mandej edhe një konflikt me Bankers Petroleum për mosrespektim të kontratave. Vitin e kaluar edhe Tosk Energji hyri në kolaps financiar dhe nuk ishte më në gjendje të blinte naftë bruto nga Bankers për të vazhduar biznesin, për më tepër për të vijuar aktivitetin që do të garantonte shlyerjen në kohë të pagave për naftëtarët.
?Euronews Albania? kontaktoi me zyrën e shtypit në MIE, e cila tha se nuk mund të ndërhyjë në këtë situatë, pasi është një çështje që i përket administratorëve të rafinerisë dhe punonjësve. Ndërkohë, edhe kryeministri Edi Rama ngarkoi me përgjegjësi kompaninë për anormalitetin e krijuar në uzinën e Ballshit, madje duke e akuzuar për administrim kriminal.
?Ajo është një kompani private. Është një kompani e privatizuar në mënyrë kriminale dhe janë pasojat e një procesi privatizimi kriminal?. Ajo rafineri është keq shfrytëzuar?. Ajo rafineri do një investim të madh për t?u rimëkëmbur?, shprehet Rama.
Ndërsa, kreu i PD-së, Lulzim Basha, vizitoi nga afër naftëtarët, duke iu premtuar se pas 25 prillit, pagat për ta do të shlyhen nga buxheti i shtetit, ndërsa paratë që shkojnë afro 8 milionë euro do t?i kërkohen me forcë administratorëve të uzinës.
?Ato para do të paguhen nga shteti. Shteti do lajë pjesën e borxhit që ka me ju që iu ka sjellë vërdallë për muaj dhe për vite të tëra?, deklaroi Basha.
Kompania ARMO përgjatë 12 viteve në administrimin e privatëve ka shënuar vetëm bilance negative, ndërsa hije dyshimi ngrihen edhe mbi qeveritë, të cilat kanë lejuar këtë situatë, me mos mbledhjen e taksave apo amnistive fiskale./euronews
Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro thotë se, Parku Kom...
Qeveria ka liruar nga detyra Prefektin e Qarkut të Elbasanit...
Duke filluar nga viti 2021, Bashkimi Europian do të fusë një...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka bërë një tjetër njoftim të rën...
Naftëtatët e Ballshit, prej 10 ditësh vijojnë të qëndrojnë n...
Ditët e fundit është ndezur një debat në lidhje me udhëtimin...
Ish drejtor i Bankers Petrolium Leonidha Çobo ka hedhur posh...
Komisioni Europian publikoi sot gjetjet e progres raportit t...
Moderatori i “Top Channel”, Eduard Manushi, ka habitur publi...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka shpjeguar në mbledhj...
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi, de...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur ditën e sotme, mbl...
Të gjitha anijet e peshkimit të regjistruara dhe të pajisura...
Me vajtjen e Ben Blushit në krye të Top Channel, para dy vit...
Komisioni Europian pritet të prezantojë sot planin ekonomik ...
Gazetari Endri Xhafo ka sqaruar se Electronic System for Tra...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin për ...
Pas grevës në burgun e Peqinit, mësohet se rreth 100 të burg...
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...