web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ligjet miratojnë draftin e ri të PS-së për hapjen e listave, pa dakordësinë e opozitës

2 Tetor 2020, 14:08, Politikë CNA

Komisioni i Ligjeve miraton formulën e re të propozuar nga Partia Socialiste për rirenditjen e listave të kandidatëve.

Propozimi i ri i Damian Gjiknurit të PS synon një ulje të pragut për partitë deri në 1%, ri-renditje të pjesës së parë të listës së kandidatëve bazuar tek vota preferenciale, dhe i jep të drejtë kryetarit të partisë të garojë në 4 zona zgjedhore njëkohësisht. Drafti prej më shumë se 100 faqesh iu dorëzua sot anëtarëve të Komisionit të Ligjeve në Kuvend, teksa deputetët e opozitës parlamentare akuzuan kolegët e tyre socialistë se nuk e kanë lexuar pasi sot i është bërë me dije. Pas diskutimeve, Ligjet miratuan formulën e re të propozuar nga PS-ja.

Ky draft u miratua me 11 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim dhe pa dakordësinë e PD e LSI./CNA.al





Lajmet e fundit nga