web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Drafti kishte vetëm trukime elektorale”/ Hajdari tregon pse PS ndryshoi mendje për listat

2 Tetor 2020, 13:24, Politikë CNA

Deputetja Rudina Hajdari ka folur në lidhje me propozimin e sotëm të PS-së, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

E ftuar në studion e News 24, Hajdari theksoi se propozimi i sotëm i PS-së nuk kishte ndryshime, por vetëm trukime elektorale.

Sipas Hajdarit, arsyeja pse PS ndryshoi mendje është se kanë kuptuar që do përballen me qytetarët dhe do ndëshkohet kush ka bërë zullume.

?Drafti i PS, nuk kishte ndryshime, por vetem trukime elektorale.

Është një truk është, një metodë mashtruese. Më mirë ti mbajmë listat të mbyllura sesa të mashtrosh duke thënë iu thënë qytetarëve, i kemi hapur.

Kjo është të tallesh me shqiptarët, me parlamentin dhe me të gjitha institucionet shqiptare.

PS është tërhequr, është penduar për listat e hapura, pasi gjatë kësaj periudhe e kanë kuptuar se do dalin para qytetarëve dhe kush ka abuzuar do të ndëshkohet?-tha deputetja Hajdari./CNA.al





Lajmet e fundit nga