web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Beteja në FIFA/ Festë te Skënderbeu, klubi korçar merr lajmin e madh

2 Tetor 2020, 11:58, Sport CNA

Te Skënderbeu marrin frymë lirisht pak orë para mbylljes së merkatos. Mësohet se sot paradite FIFA ka zhbllokuar sistemin e transferimeve të klubit korçar.

Në këtë mënyrë, pas vendimeve të formës së prerë për disa lojtarë që kishin fituar gjyqet, klubi korçar arriti marrëveshjet për të zhbllokuar merkaton, që ishte një sanksion i dhënë nga FIFA deri në momentin kur palët do të gjenin akordin për detyrimet e pashlyera.

Tashmë korçarët po bëjnë gatin dokumentacionin për të federuar plot 18 lojtarë të ardhur gjatë merkatos së verës, e cila mbyllet sot në orën 24:00.





Lajmet e fundit nga