Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Debati i parë televiziv mes presidentit Trump dhe rivalit të tij Joe Biden u vlerësua si kaotik nga analistët.
Me përplasje të mëdha gjatë debatit të parë televiziv midis kandidatëve për president, Donald Trump dhe Joe Biden, fushata për zgjedhjet presidenciale në SHBA, që mbahen më 3 nëntor hyri në fazën vendimtare. Debati që zgjati 90 minuta, u përqëndrua në çështjet kryesore të politikës së brendshme amerikane si sigurimi shëndetësor, Covid 19, ekonomia, taksat, racizmi, protestat dhe dhuna, klima. Pavarësisht nga tema për të cilën folën, në debatin e organizuar me gjashtë segmente prej 15 minutash, si Trump ashtu edhe Biden akuzuan njëri tjetrin për mungesë njohurish dhe për gënjeshtra. Kaotik e quajtën analistët debatin menjëherë sapo përfundoi, një debat, ku nuk u pa ndonjë risi për nga përmbajtja, por vetëm qëndrim këmbëngulës në pozicionet e deritanishme.
Obamacare, tatimet, ekonomia
Debati, u mbajt në Cleveland, Ohio, para një audience prej 100 vetësh dhe u moderua nga gazetari veteran Chris Wallace. Ai filloi me çështjen e emërimit nga presidenti Trump të një anëtareje të Gjykatës së Lartë, që sipas kandidatit të Partisë Demokrate, Joe Biden shton peshën e konservatorëve në Gjykatë dhe synon përdorimin e saj për të kthyer mbrapsht ligjin për sigurimin shëndetësor, të quajtur Obamacare. Obamacare “kushton shumë? për Presidentin Trump, dhe ndryshimi i tij ka qenë një nga synimet e para me marrjen e postit.
Një ditë para zhvillimit të debatit New York Times botoi një artikull që thotë se presidenti Trump ka paguar vetëm 750 dollarë taksa federale në vitet 2016 dhe 2017. Prandaj nuk është çudi që kjo çështje ishte pjesë e debatit. I pyetur për këtë çështje Presidenti Trump tha se paguan miliona dollarë taksa të tjera, dhe se shifra e ulët e taksave federale vjen sepse ai përfiton nga një ligj për taksat, të nxjerrë në kohën e ish-presidentit Obama. Ekonomia ishte një nga temat e tjera të debatit, dhe është një nga pikat kyçe të politikës së Presidentit Trump, i cili thotë se ka nxitur konjukturën dhe ka hapur shumë vende pune. Ish zëvendëspresidenti Biden mendon se gjatë presidencës Trump ekonomia ka rënë më shumë. Joe Biden akuzoi Presidentin Trump për keqmenaxhim të krizës së Coronës, duke “rënë në panik?.
Vetëlëvdata
Presidenti Trump mendon se ai ka bërë shumë për Amerikën në 3,5 vjet qëndrimi në post dhe se ai është presidenti më i mirë që Amerika ka pasur ndonjëherë. Joe Biden mendon se Trump është presidenti më i keq që ka pasur ndonjëherë SHBA, dhe se qëndrimi i tij në këtë post e ka dëmtuar shumë vendin, duke e dobësuar dhe ndarë. Racizmi është një nga pikat për të cilat dy kandidatët këmbyen akuza se nuk kanë bërë sa duhet për njerëzit me ngjyrë në SHBA. Presidenti Trump e dominoi shumë herë bisedën duke ngritur zërin dhe ndërprerë kundërshtarin, shkak që e bëri moderatorin të ndërhynte për të vendosur rregullat e debatit. Gjatë debatit u dëgjua edhe që kundërsharët t’i thonin njëri tjetrit “mbylle gojën?. Ky debat, do të pasohet nga një debat midis kandidatëve për zëvendëspresident, dhe nga dy debate të tjera midis kandidatëve për president.
Debatet televizive i japin mundësinë kandidatëve që me ato që thonë t’u japin zemër mbështetësve të vet dhe t’u mbushin mendjen votuesve të pavendosur. Nuk ka të dhëna që të tregojnë se debati ndikon vërtet në rezultatet e zgjedhjeve, megjithatë ato transmetohen nga të gjitha mediat e mëdha të vendit dhe ndiqen nga 80 deri 100 milionë shikues./ DW
Presidenti Donald Trump dhe kundërshtari I tij Joe Biden mbr...
Presidenti Donald Trump dhe kundërshtari I tij Joe Biden jan...
Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmjen e djeshme mes pr...
Presidenti Donald Trump dhe ish-nënpresidenti Joe Biden kanë...
Armenia dhe Azerbajxhani kanë refuzuar të zhvillojnë bisedim...
Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj ka besfasuar ...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u kërkoi aleatëve t...
Vijon të shënojë rritje numri i personave të infektuar me ko...
Me propozim nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi...
Maqedonia e Veriut ka regjistruar 112 të infektuar këtë të m...
Presidenti republikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat...
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë nga Co...
Gjykata ka dënuar me 1.6 vite burg ish kryeministrin maqedon...
Është vetëdorezuar deputeti nga radhët e Partisë së Ashkalin...
OBSH ka paralajmëruar se do të shpëndajë një test i cili mu...
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka bërë ditën e sotme n...
Çfarë e bëri të rishpërthejë konfliktin për Nagorni Karabaku...
Presidenti Donald Trump ka paguar vetëm nga 750 dollarë në t...
Bashkimi Evropian dhe Britania thanë se një marrëveshje pas ...
Zviceranët votuan në një referendum kundër kufizimit të ardh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...