Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Zviceranët votuan në një referendum kundër kufizimit të ardhjes së të huajve nga BE. Një shumicë e qartë e hodhi poshtë të ashtuquajturën iniciativë kufizimi të një partie kombëtare të krahut të djathtë.
Qytetarët e BE mund të vazhdojnë të vendosen në Zvicër pa kufizime të mëdha. Sipas të dhënave zyrtare, në një referendum të dielën, 61.7 përqind e votuesve votuan kundër një iniciative përkatëse të partisë populiste të djathtë, Partia Popullore Zviverane (SVP). Në këtë mënyrë vazhdon të zbatohet liria e mëparshme e lëvizjes midis konfederatës dhe vendeve të BE.
SVP e pati ndërmarrë të ashtuquajturën nismë kufizimi, e cila kërkonte që qeveria e Bernës të frenonte ndjeshëm migrimin në Zvicër. Projektligji “Për një imigracion të moderuar” parashikonte që qeveria e Bernës të negocionte me BE brenda dymbëdhjetë muajve fundin e lirisë së lëvizjes me Bashkimin Evropian. Po të mos kishte sukses kjp, qeverisë do t’i duhej të ndërpriste në mënyrë të njëanshme lëvizjen e lirë brenda 30 ditëve.
Një fund i marrëveshjes do të kishte përfunduar gjithashtu lëvizjen e lirë të zviceranëve brenda BE. Mbi të gjitha, do të kishte rrezikuar qasjen e drejtpërdrejtë të ekonomisë zvicerane në tregun e brendshëm evropian. Dhe koncerne të përbotshme të tilla si kompanitë farmaceutike Roche dhe Novartis, prodhuesi i ushqimeve Nestle ose bankat e mëdha UBS dhe Credit Suisse i kanë këtu qendrat e tyre dhe mbështeten te punëtorët e huaj. Përveç kësaj, BE është partneri më i rëndësishëm tregtar i kombit eksportues Zvicër.
Kërcënimi i imigracionit masiv
SVP flet për imigracion masiv në Zvicër. Ajo argumenton se tepër shumë njerëz e ulin mirëqënien dhe sigurinë e qytetarëve dhe janë shumë të kushtueshëm për shërbimet sociale. Një numër i madh emigrantësh çon në më shumë papunësi dhe rëndojnë mjedisin dhe infrastrukturën. Që nga viti 1990, popullsia e Zvicrës është rritur me rreth një të katërtën në 8.6 milionë, duke përfshirë më shumë se 2.1 milionë të huaj. Rreth 1.5 milionë prej tyre vijnë nga një vend i BE, nga Britania e Madhe, Norvegjia, Islanda ose Lihtenshtajni. Përveç kësaj, ka qindra mijëra njerëz që udhëtojnë për të punuar në Zvicër çdo ditë nga vendet e tjera të BE.
Përkundrazi, qeveria, parlamenti, partitë e tjera, shoqatat e punëdhënësve dhe sindikatat e refuzojnë ndërprerjen e kërkuar të lëvizjes së lirë të personave me BE. Pasojat ekonomike do të ishin katastrofike dhe do t’i dëmtonin rëndë marrëdhëniet me BE, thanë ata.
Paketë me shtatë marrëveshje?
Në vitet 1990, Konfederata Zvicerane dhe BE negociuan një paketë prej shtatë marrëveshjesh bilaterale, të cilat zviceranët i pranuan me shumicë të madhe në një votim në vitin 2000. Marrëveshjet u japin kompanive zvicerane qasje në tregun e BE-së. Një marrëveshje përfshin lëvizjen e lirë të njerëzve.
Në parim, qytetarët zviceranë mund të jetojnë, punojnë dhe studiojnë në BE. Në kthim, qytetarët e vendeve të BE mund të jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Zvicër. Po do të prishte Zvicra marrëveshjen për lëvizjen e lirë të personave, gjashtë marrëveshjet e tjera do të skadonin automatikisht.
Vrull i ri për negociata
Tani pritet vrull i ri në negociatat e gjata të bashkëpunimit midis Zvicrës dhe Bashkimit Evropian. BE dëshiron t’i vendosë të gjitha marrëveshjet bilaterale nën një marrëveshje kornizë. Kjo synon gjithashtu të dobësojë disa nga privilegjet e negociuara më parë nga Zvicra. Po të refuzojë, Brukseli e kërcënon me disavantazhe Zvicrën. Si paralajmërim, ai tashmë ka pezulluar njohjen për Bursën e Zyrihut. Qeveria zvicerane ka kërkuar përmirësime të propozimit nga Brukseli.
Në referendum u miratua një lejes dy javore për bababallarët me rreth 60 përqind të votae. Baballarët do të marrin 80 përqind të pagave të tyre gjatë kësaj kohe./DW
Refuzimi për t’u vetizoluar, nga sot, është vepër e paligjsh...
Maqedonia e Veriut pritet të hapë kufijtë e saj pa qenë e ne...
Në seancën parlamentare të ditës së sotme, në Kuvendin e Kos...
Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 45 ras...
Kancelarja Angela Merkel e vizitoi personalitetin opozitar r...
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka treguar s...
Konflikti i armatosur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit vijon a...
Gjatë 24 orëve të fundit katër persona kanë humbur jetën dhe...
Britania ka ashpërsuar masat për të kufizuar përhapjen e Cov...
Për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja me Covid-1...
Një nga konfliktet më të vjetra në botë, që është një mosmar...
Një taksist është ndaluar ditën e sotme në Kakavijë, pasi ka...
Policia në Bjellorusi ka arrestuar qindra persona gjatë pro...
Një komision i posaçëm i Parlamentit Europian do të zbulojë ...
Ish menaxheri i fushatës së Presidentit Donald Trump, Brad P...
Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se do të kërk...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Meksik...
Policia bjelloruse ndaloi me dhjetëra protestues të dielën g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur i gats...
Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se do të kërk...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...