Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Kaq të ngjashëm, dhe njëherazi kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri. Covid-19 dhe gripi ngjajnë shumë, por menjëherë u bë e qartë se infeksioni Sars-Cov-2 nuk ishte thjesht një grip (pra sëmundje që duhet nënvlerësuar).
Por është e pamohueshme që ka edhe pika takimi mes tyre:të dyja janë sëmundje virale, që të dyja janë sëmundje të frymëmarrjes, dhe mbi të gjitha mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme. Arsyeja pse tani në prag të muajit tetor, këshillat për t?u vaksinuar kundër gripit janë më të zëshme sesa zakonisht.
Vaksina ndihmon në diagnostikimin dhe lehtësimin paksa të spitaleve nga barra me të cilën përballen çdo vit për shkak të gripit. Roli i vaksinës në diagnozën diferenciale, mbështetet pikërisht nga fakti se shumë nga simptomat janë të ngjashme tek të dyja sëmundjet.
Dhe nëse është e vërtetë që si për njërën apo tjetrën, fjala e fundit i përket vetëm tamponit, ekzistojnë disa ndryshime, edhe pse interpretimi i domethënies të tyre për qëllime diagnostikuese mbetet një kompetencën e mjekëve.
Gripi, Covid-19 dhe e ftohura zakonshme
Ethe, kollë e thatë dhe lodhje. Sipas raporteve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), këto janë simptomat më të zakonshme të infeksionit me koronavirusin e ri. Por mund të shfaqen edhe të dridhurat, dhimbjet e trupit, të kokës dhe fytit, diarreja, bllokim i hundës dhe të vjellat.
Por të gjitha këto simptoma janë gjithashtu të zakonshme edhe në rastin e gripit. Më tipike, por sigurisht jo ekskluzive në rastin e Covid-19 janë humbja e nuhatjes dhe shijes, gulçimi dhe vështirësia në frymëmarrje. Por infeksionet e koronavirusit janë shoqëruar edhe me konjunktivitet në sy dhe disa shenjave në lëkurë.
Në rastin e të ftohurës së zakonshme, simptomat janë në përgjithësi të kufizuara tek hunda dhe fyti, me dhimbjen e fytit, hundët e mbingarkuara me sekrecione, kollë, humbje të ndjeshmërisë në perceptimin e shijeve dhe erërave dhe teshtitje. Krahasuar me gripin , simptomat janë më pak të rënda dhe priren të kenë një fillim gradual dhe jo aq të shpejtë sa me viruset e gripit.
Shfaqja e simptomave
Këto simptoma priren që të shfaqen gradualisht, dhe megjithëse praktikisht i mbivendosen atyre të gripit, disa studiues janë përpjekur të kuptojnë nëse ka karakteristika edhe në pamjen e tyre, të cilat ndoshta mund të jenë pjesërisht të dobishme në identifikimin e rasteve të dyshimta.
Për shembull muajin e kaluar një studim tregoi, se është e mundur të identifikohet një shfaqje më e shpejtë e simptomave nga Covid-19, në ethet e vazhdueshme, kollë, dhimbje muskulore, të përziera, të vjella dhe diarre. Nga ana tjetër, tek gripi jo rrallë është kolla ajo që shfaqet e para.
Por në përgjithësi, Qendrat e Parandalimit të Sëmundjeve në SHBA (CDC) dhe OBSH bien dakord se shfaqja e simptomave nga Covid-19 është e ndryshme nga ajo e gripit të zakonshëm për sa i përket kohës. Pra infeksionet me Sars-Cov-2, mund të kenë një periudhë më të gjata të inkubacionit sesa ato të gripit.
Pra nëse koha mesatare e shfaqjes së simptomave nga infeksioni me një virus gripal varion nga 1-4 ditë, për Sars-Cov-2 flasim mesatarisht për 5 ditë, edhe pse kjo periudhë mund të zgjerohet nga 2 në 14 ditë.
Ftohje, grip apo Covid-19?
Me fillimin e sezonit të ardhshëm të gripit, nis edhe qarkullimi i viruseve të parë-gripalë, dhe ndërsa jemi ende në mesin e pandemisë Covid-19, të kuptuarit kur shfaqen fillimisht simptomat e asaj që po ndodh nuk është e lehtë.
Kjo është një detyrë që u takon ekskluzivisht mjekëve, thotë Roko Ruso, mjek padiatër, kreu i komitetit teknik për vaksinat në Shoqatën Italiane të Pediatrisë:?Me hapjen e shkollave ne e dimë do jemi nën emergjencën e pandemisë në periudhën e dimri në të cilën do të ketë një qarkullim më të madh të formave të tjera virale?.
Ruso thotë se prindërit do të raportojnë në mënyrë të pashmangshme simptomat që lidhen me ftohjen, gripin apo Covid-19, por vetëm prania e tyre nuk mund të jetë çdo herë, një burim alarmi:?Prindi duhet t?i vërejë ato simptoma dhe ta vërë për to në dijeni mjekun pediatër, që është përgjegjës për filtrimin e informacionit, për të kuptuar nëse fëmija duhet të trajtohet apo jo si si një rast të dyshuar me koronavirus?.
Dhe ta bësh këtë, vazhdon mjeku, kjo do të thotë para së gjithash të marrësh parasysh faktin që sëmundjet infektive mund të shfaqen në një mënyrë jo specifike në lidhje me simptomat klasike, dhe se simptomat ndryshojnë nga personi në person.
?Ne e dimë që në rastin e Covid-19, elementi më i shpeshtë janë ethet, bashkë me përfshirjen e rrugëve të frymëmarrjes, me kollën dhe dhimbjen e fytit, dhe se në përgjithësi këto simptoma klinike janë më pak të nuancuara tek fëmijët sesa tek të rriturit. Për shembull, nëse simptomat gastrointestinale si diarreja, shfaqen tek fëmijët pak më shpesh në krahasim me gripin, nuk është e mundur të identifikohen sëmundje të ndryshme vetëm në bazë të simptomave?- thekson ai.
Sipas tij, elementi i parë themelor në dyshimin e një rasti me Covid-19 është kontakti me një rast pozitiv, vëren eksperti, duke rikujtuar rolin thelbësor të masave të rekomanduara parandaluese kundër përhapjes së virusit Sars-Cov-, përdorimi i maskave, distancimi personal dhe larja e shpeshtë e duarve. ?Por nuk duhet të harrojmë edhe sjelljet:dërgimi i një fëmije në shkollë me hundët që i rrjedhin, ka qenë edhe më herët i gabuar edhe është i gabuar edhe sot?- thotë ai./Wired.it-Përshtatur nga CNA.al
Këngëtarja e njohur Morena Taraku është një nga personazhet ...
Covid-19 vazhdon të mbajë të “gjunjëzuar” botën, ndërsa tash...
Fifi është një nga këngëtaret më të dashura dhe të komentuar...
Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Derv...
Në 24 orët e fundit janë kryer 832 testime dhe janë konfirmu...
Ndërkohë që numri i të infektuarve ka regjistruar luhatje, ë...
Këngëtari i njohur Robert Berisha i ka kushtuar një dedikim ...
Moderatorja Arjola Shehu ka ndarë me të gjithë ndjekësit e s...
Aktorja Lisa Kujofsa është larguar ne mes të sezonit nga spe...
Lënia e përbërjes tuaj brenda natës nuk është aq e padëmshme...
Prej kohësh lokalet dhe clubet e natës janë mbyllur si pasoj...
Disa pjata janë aq pikante, saqë kuzhinierët duhet të mbajnë...
Shqipe Hysenaj është një nga vajzat pjesëmarrëse të emisioni...
Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të suksesshme të mo...
Moderatorja Elita Rudi pak ditë më parë zbuloi surprizën se ...
Mert zgjohet dhe Meral del nga burgu. Vajzat gëzohen kur e m...
Mathilde Tantot është një nga modelet më seksi të Instagrami...
Monica Huldt është një modele e cila ka arritur të fitojë ze...
Tereze Kalman është tifozja super seksi e Lionel Messit dhe ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar nga një ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...