web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti i keq pezullon lëvizjet detare në Durrës dhe Vlorë

28 Shtator 2020, 06:56, Kronika CNA

Moti i keq ka bërë që të pezullohen lundrimet në Durrës dhe Vlorë.

Tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas nuk janë nisur dhe presin në port që prej tetë orësh.

Për shkak të motit të keq është pezulluar lundrimi detar dhe sektori i peshkimit.

Edhe aktiviteti tregtar është pezulluar përkohësisht për shkak të erës së fortë që pritet ketë tendencë rritje deri në orët e pasdites.

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe era të forta./CNA.al





Lajmet e fundit nga