Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Debati i parë presidencial mes Presidentit Donald Trump dhe kandidatit demokrat Joe Biden do të zhvillohet të martën në qytetin Klivlend të shtetit Ohajo. Ky është debati i parë ballë për ballë nga tre të tilla mes dy kandidatëve. Trump-Biden kanë një diferencë të vogël mes njëri-tjetrit si në shkallë kombëtare ashtu edhe në shtetin Ohajo, një shtet i pavendosur, ku opinioni i votuesve për të dy kandidatët ndryshon dukshëm nga një familje tek tjetra.
Një flamur për zotin Trump ishte shenja e parë politike në këtë lagje në Ohajo. Dolores Gentile është mbështetëse e Presidentit Trump.
?Debatova nëse do ta vendosja apo jo sepse kisha frikë se dikush do të qëllonte me armë shtëpinë time. Pastaj thashë, nuk do të jetoj në frikë?.
Në anën tjetër të rrugës, Patty Lucci mbështetëse e zotit Biden, ka një miqësi 44-vjeçare me zonjën Gentile.
?Kushdo që do të jetë në krye duhet të na udhëheqë, të jetë i zgjuar dhe demokrat?.
Ohajo është një shtet vendimtar për zgjedhjet. Asnjë republikan nuk ka fituar presidencën pa fituar Ohajon. Presidenti Trump fitoi garën në këtë shtet në vitin 2016, me një diferencë prej 8 përqindësh. Anketat e këtij viti tregojnë një përqindje të vogël që e ndan atë nga sfiduesi demokrat Joe Biden. Përveç fqinjëve edhe anëtarët brenda familjes kanë preferencat e tyre politike. Patty Lucci është mbështetëse e zotit Biden.
?Gjysma e fëmijëve të mi mbështesin zotin Trump. Ndaj nuk i ftojmë. Themi që nuk do flasim më për politikë, por pastaj futemi në politikë. Dhe pastaj e ndalojmë debatin?.
Në mbarë vendin, polarizimi i mbështetësve të të dy kandidatëve mund të ndikojë tek familjet amerikane. Joe White është profesor për politikën amerikane dhe çështjet që lidhen me presidencën në ?Case Western Reserve University?.
?Republikanët shqetësohen se fëmijët e tyre mund të martohet brenda së njëjtës gjini, ose se mund të shndërrohen në transgjinorë. Demokratët janë shumë më të shqetësuar rreth idesë se fëmija e tyre mund të martohet me një republikan?.
Megjithatë zonja Dolores Gentile thotë se miqësia e saj me fqinjën Patty Luci qëndron mbi politikën.
?Unë pëlqej Trumpin, ata pëlqejnë Biden. E pastaj?! Njëri prej tyre do të fitojë?, thotë Dolores Gentile.
Debati i parë presidencial të martën në ?Case Western Reserve University?, jo shumë larg nga shtëpitë e tyre, pritet të jetë i ashpër, thotë profesori Joseph White.
?Nënpresidenti Biden me sa duket do të përpiqet të mbajë një balancë. Por ai gjithashtu kërkon të gjejë mënyra për ta bërë zotin Trump të duket sa më keq, ta përdorë si karrem?.
Salla e debatit në qytetin Klivland pret dy kandidatët për të diskutuar arritjet e tyre, Gjykatën e Lartë, pandeminë, sigurinë për zgjedhjet dhe ekonominë.
Një temë tjetër do të jenë edhe protestat për drejtësi racore që herë pas here kanë shkaktuar trazira e plaçkitje.
?Kjo është arsyeja që do të votoj për Presidentit Trump sepse Partia Demokrate nuk ka dënuar asgjë nga këto?, thotë Dolores Gentile.
Fqinja e saj Patty Lucci, ka tjetër mendim.
?Trump duket shumë i keq kur flet dhe kjo më shqetëson. Ai thotë gjëra të këqija e tallet me njerëzit?.
Sipas një sondazhi të ri, dy në tre votues në Ohajo pajtohen se politika ka tensionuar marrëdhëniet mes familjeve dhe miqve. Ata thonë se po i bëjnë ballë situatës duke mënjanuar bisedat politike dhe duke ua lënë debatin elektoral dy kandidatëve./ VOA
Ish-deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri, ka shpërthyer ash...
Greqia i bëri thirrje të dielën Turqisë të dënojë dhe hetojë...
Universiteti Johns Hopkins ka raportuar shifra në rritje me ...
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka raportua...
Armenia ka mobilizuar ushtrinë, pas luftimeve të ashpra me f...
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ka dalë sëris...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka rapor...
Gjatë fjalimit të tij në Kombet e Bashkuara, Presidenti i SH...
Zviceranët do të vendosin sot nëse do ta braktisin marrëvesh...
Presidenti Trump emëroi të shtunën gjykatësen Amy Coney Barr...
Kryeministri i emëruar i Libanit është larguar nga posti.Mou...
Demonstruesit dolën në rrugë në një tjetër natë të premten n...
Pasditen e së hënës më 28 shtator, ish pjesëtari i Ushtrisë ...
Presidenti iranian, Hassan Rohani, gjatë një fjalimi televiz...
Dhomat e Specializuara në Hagë thonë se nënkryetari i Organi...
Një infermier i Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare t...
Vijon të mbetet shqetësuese situata me Covid-19 në Maqedonin...
Afër 400 milionë euro do t’i duhen Kosovës për të realizuar ...
Presidenti Donald Trump pritet të emërojë Amy Coney Barrett ...
Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, ka t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...