"Gonen e paskan përzënë dhe nga protesta, Tiku sjell tezen"/ Balla ironizon Shehajn dhe Lapajn
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Pasditen e së hënës më 28 shtator, ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa do të paraqitet në Gjykatën e Posaçme në Hagë, e cila trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.
Zoti Mustafa u arrestua nga Prokuroria e Posaçme të enjten me 24 shtator dhe u transferua në njësinë e paraburgimit në Hagë.
Aktakuza e cila ishte konfirmuar në qershor, e ngarkon zotin Mustafa ?me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare?.
Sipas akuzës ?afërsisht midis 1 prillit të vitit 1999 dhe 19 prillit të vitit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, (një zonë në lindje të Prishtinës) janë kryer krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave?. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar?.
Zoti Mustafa ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999 ndërsa pas luftës kishte shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës e më pas edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Një ditë pas arrestimit të tij, prokuroria e posaçme arrestoi kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ?në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuar nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës?.
Zoti Gucati u arrestua nën dyshimet ?për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës?, tha Prokuroria e Posaçme.
Organizata e Veteranëve të Luftës në tri raste gjatë këtij muaji tha se ka marrë nga persona të panjohur mijëra dosje të Gjykatës së Posaçme, që dëshmojnë për bashkëpunim të saj me autoritetet e Beogradit dhe për siç thuhet, karakterin e saj të njëanshëm.
Po të premten, kjo prokurori arrestoi edhe nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj, ?në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës?.
Të shtunën mbrëma Dhomat e Specializuara thanë se zoti Haradinaj u transferua në Hagë dhe urdhër arresti ka të bëjë me ?vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës?.
Arrestimet nxitën reagime në Kosovë. Veteranët e Luftës thanë se veprimet e tilla vërtetojnë qasjen e tyre kundër kësaj gjykate, ndërsa udhëheqës institucionesh e partish politike kërkuan bashkëpunim me drejtësinë dhe njëkohësisht respektim të të drejtave të personave që trajtohen nga Gjykata e Posaçme.
Gjykata e njohur me emrin Dhomat e Specializuara u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar.
Ideja për themelimin e saj pasoi pretendimet e ngritura në raportin e vitit 2011 të hartuar nga i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martty, i cili ngriti dyshimet për përfshirjen e ish kryengritësve në vrasjen e civilëve serbë dhe kundërshtarëve politik shqiptarë.
Mbi 200 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019 ndërsa më 24 qershor prokuroria publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte./VOA
Presidenti iranian, Hassan Rohani, gjatë një fjalimi televiz...
Dhomat e Specializuara në Hagë thonë se nënkryetari i Organi...
Një infermier i Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare t...
Vijon të mbetet shqetësuese situata me Covid-19 në Maqedonin...
Afër 400 milionë euro do t’i duhen Kosovës për të realizuar ...
Presidenti Donald Trump pritet të emërojë Amy Coney Barrett ...
Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, ka t...
Votuesit zviceranë do të vendosin të Dielën nëse do të brakt...
Nuk është sekret që Donald Trump nuk është adhurues i madh i...
Prej muajsh në Bullgari po protestojnë shumë kundërshtarë të...
Për herë të parë prej më shumë se 100 vjetësh festa e karnav...
Qeveria e Kosovës ka nxjerrë një vendim lidhur me masat para...
Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar për aksionin e EULEX me b...
Një takim i ri midis Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertës...
Britania e Madhe duket se po përjeton valën e dytë të pandem...
Greqia ka regjistruar 286 raste të reja dhe 3 viktima nga CO...
Kryeministri Francës Jean Castex ka deklaruar se nuk përjash...
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se vaksina e parë e koronavi...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 1 person ka ndërruar jetë...
Një sulm terrorist ka nodhur ditën e sotme ne Francë ku katë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...