VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Në Këshillin e Lartë Gjyqësor, njëri nga anëtarët dyshohet se ka falsifikuar të dhënat për t?u bërë pjesë e këtij institucioni.
Bëhet fjalë për Alban Toron, i cili është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, si anëtar i KLGJ-së nga radhët e avokatëve me datë 05.02.2018.
Një ditë më parë CNA.al raportoi, në lidhje me zgjedhjen e dyshimtë të Toros në KLGJ.
Sipas Ligjit për KLGJ, Toro, duhej që 10 vitet e fundit të kishte ushtruar profesionin e avokatit pa ndërprerje. Por sipas të dhënave të QKB-së, nuk rezulton që Toro të ketë ushtruar profesionin e avokatit 10 vjet pa ndërprerje, pra nga data 5.02.2008 deri me datë 27.02.2018, kohë kur u zgjodh në KLGJ. (LEXO KËTU)
CNA.al, pa lënë mënjanë këtë aspekt, ka hedhur dritë edhe mbi pasurinë e anëtarit të KLGJ-së Alban Toro. Anëtari i KLGJ-së, Alban Toro dhe bashkëshortja, gjyqtarja Elona Toro rezultojnë pronarë të disa apartamenteve nga Tirana në Vlorë si dhe kanë në pronësi një autoveturë Mercedes Benz.
CNA.al u referohet të dhënave nga ?Open Spending Albania?. Referuar deklaratës së vitit 2018, që përfshin periudhën para se ai të emërohej në KLGJ, Toro rezulton pronar me pjesë takuese 1/4 e një apartamenti sipërfaqe 105.6 m2 me vlerë 40 960 Euro të krijuar nga bashkimi i dy pasurive të paluajtshme me sipërfaqe 52.8 m2 secila.
Bashkëshortët Alban dhe Elona Toro deklarojnë se janë pronar në masën 50% secili, të një apartamenti me sipërfaqe 112.7 m2 dhe me vlerë 135 000 Euro, pronar në masën 50% secili, të pasurisë së paluajtshme, vend parkimi makine në Tiranë me sipërfaqe 17 m2 dhe me vlerë 12 000 Euro. Për të blerë këtë pronë, ai deklaron se 10 000 Euro ia ka dhuruar babai, shkruan CNA.al.
Të njëjtët rezultojnë pronarë të një apartamenti në Vlorë me sipërfaqe 78.7 m2, për të cilin deklarojnë se e kanë përfituar me kontratë “shkëmbimi trualli në të ardhmen” datë 07.10.2013, të kthyer nga KKK e Pronave Vlorë dhe me kontratë dhurimi.
Në vitin 2017, bashkëshortët Toro kanë blerë një apartamenti me sipërfaqe 72.17 m2 me vlerë 102 125 Euro. Ai ka likuiduar në vitin 2017 shumën 65 000 Euro, dhe 55 000 Euro i ka siguruar nga një kredi bankare datë 02.10.2017 të marrë në shumën 7 300 000 Lekë.
Të ardhura si avokat nga periudha 01.01.2018-20.12.2018, Toro deklaron shumën 4 022 862 Lekë
Më tej Toro ka deklaruar edhe llogaritë bankare që zotëron ai dhe bashkëshortja e tij, gjyqtarja Elona Toro, e cila nga ajo që deklaron duket si bankomat, të cilit nuk i mbarojnë kurrë llogaritë.
Vlen të përmendet se e gjitha pasuria e Toros, ka si burim, të ardhurat e tij avokat dhe të ardhurat e gruas si gjyqtare. Pra, me dy paga, pa llogaritur këtu paratë dhuratë, apo kontratat dhuratë, kanë blerë patundshmëri dhe kanë një sërë llogari bankare.
Dhjetra gjyqtarë e prokurorë, janë hetuar dhe shkarkuar nga mos justifikimi i pasurisë të vënë në vite. Por, me pasurinë e Toros, i cili nuk ka kaluar në Vetting si anëtarët-gjyqtarë të KLGJ-së, nuk merret askush.
Ka mjaftuar një ?OK? nga Kuvendi, që Toro të bëhet pjesë e KLGJ edhe pse dyshohet se ai ka falsifikuar me të dhënat, duke u emëruar kështu kundërligjshëm.
Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga anëtari i KLGJ-së, Alban Toro.
Deklarata fillestare 2018
Pronar me pjesë takuese 1/4 e një apartamenti me sipërfaqe 105.6 m2 me vlerë 40 960 Euro të krijuar nga bashkimi i dy pasurisë së paluajtshme me sipërfaqe 52.8 m2 secila. Burimi i të ardhurave për krijimin e pasurisë është nga kontrata e shitjes si rezultat i Ligjit Nr.7652 datë 23.12.1992 ?Për privatizimin e banesave shtetërore?, në bashkëpronësi me 3 shtetas të tjerë (prindërit dhe me një subjekt tjetër) secili zotërues i 1/4 të pasurisë.
Bashkëshortët janë pronar në masën 50% secili, të një apartamenti me sipërfaqe 112.7 m2 dhe me vlerë 135 000 Euro. Burimi i të ardhurave për krijimin e pasurisë është nga kontrata e shitjes datë 04.09.2009 të apartamentit në Tiranë në pronësi të bashkëshortes dhe të babait të saj të përfituar nga privatizimi (shuma 5 800 000 Lekë), nga një kontratë huaje datë 23.07.2008 (shuma 45 000 Euro), nga një kontratë kredie bankare datë 10.02.2011 (shuma 5 000 000 Lekë) dhe nga ekzekutimi i Vendimit të Gjykatës së Rrethit Tiranë datë 20.03.2006 në shumën 1 980 000 lekë (16.5 paga *120 000 Lekë/ muaj).
Bashkëshortët janë pronar në masën 50% secili, të pasurisë së paluajtshme, vend parkimi makine në Tiranë me sipërfaqe 17 m2 dhe me vlerë 12 000 Euro. Burimi i të ardhurave për blerjen e pasurisë është nga dhurimi i babait (shuma 10 000 Euro) e pa mbështetur në dokument për shkakë të lidhjes së posaçme dhe pjesa tjetër (shuma 2 000 Euro) nga të ardhurat e Z. Toro.
Bashkëpronar me bashkëshorten të një apartamenti në Vlorë me sipërfaqe 78.7 m2 të përfituar me Kontratë “shkëmbimi trualli në të ardhmen” datë 07.10.2013, të kthyer nga KKK e Pronave Vlorë dhe me Kontratë dhurimi.
Bashkëshortët zotërojnë Kontrate Sipërmarrje datë 11.07.2017 të lidhur me një shoqëri sipërmarrëse për blerjen e apartamentit me sipërfaqe 72.17 m2 me vlerë 102 125 Euro, apartament i papërfunduar. Deklaruesi ka likuiduar në vitin 2017 shumën 65 000 Euro, me burim të ardhura nga punësimi dhe kursime të derdhura në bankë ( shuma 10 000 Euro) dhe 55 000 Euro nga një kredi bankare datë 02.10.2017 të marrë në shumën 7 300 000 Lekë. Pjesa tjetër e detyrimit është shlyer përgjatë viti 2018 sipas parashikimeve të kontratës me burim të ardhura nga punësimi i bashkëshortëve.
Bashkëshortja, Znj. Elona Toro, gjendje të depozitës me afat 1 vjeçar, 606.54 Euro.
Bashkëshortja, Znj. Elona Toro, gjendje të depozitës me afat 1 mujor, 500.64 Euro.
Bashkëshortja, Znj. Elona Toro, gjendje në datë 20.12.2018 të depozitës bankare, në emër të saj dhe të një subjekti tjetër, shuma 2 569 665.2 Lekë.
Bashkëshortja, Znj. Elona Toro, gjendje në datë 20.12.2018 të depozitës bankare, në emër të saj dhe të një subjekti tjetër, shuma 1 370 888.57 Lekë.
Bashkëshortja, Znj. Elona Toro, gjendje të llogarisë bankare (ish llogaria e pagës) në datën 20.12.2018, shuma 239.63 Lekë. Aktualisht llogaria është mbyllur.
Bashkëshortët, gjendje 3 403.32 Euro në llogarinë bankare në datë 20.12.2018.
Gjendje të llogarisë bankare në 20.12.2018, shuma 6 166.99 Lekë.
Gjendje të llogarive bankare (Euro/Lekë) në 20.12.2018, shuma 31 682 Lekë dhe 2 129 Euro.
Gjendje të llogarisë bankare në 20.12.2018, shuma 324 458.1 Lekë.
Bashkëshortja, Znj. Elona Toro, gjendje të llogarisë bankare me burim të ardhura nga paga, 235 423.03 Lekë në datë 20.12.2018.
Bashkëshortja, Znj. Elona Toro, gjendje të llogarisë së kredisë bankare në datën 20.12.2018, shuma 407.49 Lekë.
Kredituar llogaria bankare në shumën 15 000 Lekë, si dhënie stimuli për nxënës me rezultate ekselente.
Kredituar llogaria bankare në shumën 15 000 Lekë si dhënie stimuli për nxënës me rezultate ekselente.
Bashkëshortet kanë marrë kredi bankare në 10.02.2011 në shumën 5 000 000 Lekë me qëllim blerjen e një apartamenti banimi, me afat shlyerje 07.03.2011-07.03.2031 dhe me normë aktuale të interesit 4%. Gjendja e detyrimit të mbetur të pashlyer në 20.12.2018 është 3 527 235.69 Lekë.
Bashkëshortët për kontratën e huasë të marrë nga një person fizik, kanë gjendje detyrimi 10 000 Euro.
Bashkëshortet kanë marrë kredi bankare në datën 02.10.2017 në shumën 7 300 000 Lekë, për blerjen e një apartamenti banimi sipas kontratës së sipërmarrjes datë 11.07.2017 (e konvertuar në shumë 55 000 Euro për shlyerjen e këstit të dytë). Kredia me normë interesi 3.8%, është disbursuar në Nëntor 2017. Gjendja e detyrimit të mbetur të pashlyer në 20.12.2018 është 6 920 397.13 Lekë.
Z. Alban Toro disponon një kartë krediti me limit shume 200 000 Lekë dhe kartë debie pranë një banke të nivelit të dytë, të përfituar falas si produkte/mjete pagese që jep banka për klientët.
Bashkëshortët janë pronar në masën 50% secili të një autoveture të tipit Mercedes Benz A 170 CDI me vit prodhimi 2004 të përfituar nga Kontrata e Shkëmbimit datë 10.12.2014 të këtij automjeti me autoveturën e tipit Volksëagen Bora me vlerë 4 500 Euro.
Të ardhura në vlerën 4 022 862 Lekë (vlera e tatueshme), nga aktiviteti i subjektit Alban Toro Person Fizik me Nipt K72316004E me objekt aktiviteti ?Avokat? për periudhën 01.01.2018-20.12.2018.
Bashkëshortja Znj. Elona Toro, të ardhura bruto në vlerën 1 664 585 Lekë nga punësimi si gjyqtare për periudhën Janar 2018- Nëntor 2018. E ardhura neto është 1 278 782 Lekë.
Viti 2018
Të ardhurat e pagës së Z. Toro për periudhën 20.12.2018-31.12.2018 (pas datës së deklarimit fillestare) janë derdhur në llogaritë bankare pas datës 31.12.2018.
Bashkëshortja, Znj. Elona Toro, të ardhurat e pagës për periudhën 20.12.2018-31.12.2018 (pas datës së deklarimit fillestare) i janë derdhur në llogaritë bankare pas datës 31.12.2018.
Kredituar llogaria bankare në emër të fëmijës për dhënie stumuli si nxënës me rezultate ekselente, me vlerë 45 000 Lekë në 28.12.2018.
Kredituar llogaria bankare në emër të fëmijës për dhënie stumuli si nxënës me rezultate ekselente, me vlerë 21 000 Lekë në 28.12.2018.
Bashkëshortja, Znj. Elona Toro, gjendje të depozitës me afat 1 vjeçar, 606.54 Euro.
Bashkëshortja, Znj. Elona Toro, gjendje të depozitës me afat 1 mujor, 500.64 Euro.
Bashkëshortja, Znj. Elona Toro, gjendje të depozitës në emër të saj dhe të një subjekti tjetër, shuma 2 569 665.2 Lekë.
Bashkëshortja, Znj. Elona Toro, gjendje të depozitës në emër të saj dhe të një subjekti tjetër, shuma 1 370 888.57 Lekë.
Bashkëshortja, Znj. Elona Toro, gjendje të llogarisë bankare (ish llogaria e pagës), 239.63 Lekë, aktualisht e mbyllur.
Bashkëshortët, gjendje të llogarisë bankare, 3 402.82 Euro.
Gjendje të llogarive në monedhën Euro dhe Lekë, respektivisht 14.81 Euro dhe 60 866.99 Lekë.
Gjendje të llogarisë në monedhën Euro dhe Lekë, 2 127.38 Euro dhe 31 382.2 Lekë.
Gjendje të llogarisë bankare, 331.535.72 Lekë.
Bashkëshortja, Znj. Elona Toro, gjendje të llogarisë bankare me burim të ardhura nga paga, 160 723.03 Lekë.
Bashkëshortja, Znj. Elona Toro, gjendje të llogarisë së kredisë bankare, 407.49 Lekë./CNA.al
Kantautori i njohur Elton Deda, ka reaguar me tone mjaft të ...
Administrata Trump ka propozuar të eliminojë “kohëzgjatjen e...
Rreshje te forta shiu dhe ere kane pushtuar pas mesnate Tira...
Nga 22 deri më 25 shtator 2020, Prezenca e OSBE-së në Shqipë...
Akademikët ndërkombëtarë së bashku me ata vendas dhe përfaqë...
Zyrtarët evropianë të shëndetësisë u kërkuan të enjten në Br...
Lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë regjistruar përgjatë ...
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka folur mbrëmjen e s...
Fotografi i njohur Arben Celi ka humbur jetën ditën e sotme....
Mjeku infeksionit Gent Stroni foli në studion e ABC News për...
Deputetja Rudina Hajdari i është kundërpërgjigjur ashpër min...
Ditën e sotme mjekët dhe infermierët kanë zhvilluar një prot...
Ka nisur ditën e sotme takimi në Kryeministri mes ministres ...
Publikohet historia e panjohur e familjes Roshi nga fshati G...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar në lidhje ...
Një tërmet me magnitudë 4.6 ka rënë mbrëmë rreth orës 01:25 ...
Gazetari Enkel Demi ka ritkhyer sot vëmendjen tek séance e f...
Ditët me mot me diell dhe temperatura të larta tashmë duken ...
Gjykata ka rihapur sërish dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit ...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur mbërmjen e sotme lidhur...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...