Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot në një ceremoni solemne, Ambasadoren e Republikës së Francës, Znj. Christina Vasak me Titullin e lartë ?Për Merita të Veçanta Civile?.
Diplomates franceze, ky vlerësim iu akordua me motivacionin: ?Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e rëndësishëm diplomatik, në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Franceze, si dhe në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy popujve tanë dhe mbështetjen e vyer në procesin e integrimit evropian të vendit tonë?.
Në ceremoninë e dekorimit, ku ishin të pranishëm ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, Avokati i Popullit, përfaqësues të të gjitha forcave politike dhe shoqërisë civile, artistë e intelektualë të shquar, Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh se gjatë kësaj kohe, kur znj.Vasak shërbeu si ambasadore e Francës, u shqua për dinamizmin e saj në nxitjen dhe në forcimin e gjithanshëm të raporteve midis dy vendeve tona mike.
?Kam kënaqësinë e veçantë të organizoj sot këtë ceremoni për një mike të veçantë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.
Ambasadore Vasak nuk ka shumë nevojë për prezantime, pasi ajo është e njohur për publikun shqiptar por dhe në mjedisin diplomatik në Tiranë, si një zonjë e nderuar dhe e pajisur me mirësinë dhe fisnikërinë e qytetarisë franceze, sigurisht dhe asaj europiane, por edhe si një profesioniste e klasit më të lartë.
Znj.Vasak erdhi në Shqipëri pas disa postesh të rëndësishme në trupin diplomatik francez dhe organizata ndërkombëtare, me një përvojë të gjatë në diplomaci, dëshmi e rëndësisë që vendi i saj i jep marrëdhënieve me Shqipërinë, për çka ne i jemi shumë mirënjohës autoriteteve më të larta të Francës.
Marrëdhëniet historike e tradicionalisht shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Francës kanë rëndësi shumë të madhe për ne, në mënyrë të veçantë në këtë periudhë, edhe për vetë peshën e Francës në Bashkimin Europian, por edhe për synimet strategjike të vendit tonë për t?u bërë pjesë e Europës së bashkuar.
Ne i jemi mirënjohës Francës për të gjithë mbështetjen në procesin e integrimit europian, por edhe për kontributin në paqëtimin dhe stabilizimin e rajonit tonë.
Gjatë kësaj kohe, kur znj.Vasak shërbeu si ambasadore e Francës, u shqua për dinamizmin e saj në nxitjen dhe në forcimin e gjithanshëm të raporteve midis dy vendeve tona mike.
Ajo sigurisht do të kujtohet edhe për promovimin e turizmit dhe traditave tona më të mira.
Ne kemi besim të plotë që edhe pas largimit të saj nga Shqipëria ajo do të mbetet një ambasadore e vlerave shqiptare kudo që ajo do të ndodhet.
Kristinën e vlerësoj për sinqeritetin dhe drejtësinë e gjykimit dhe vlerësimit, si diplomate që respekton, në rradhë të parë, institucionet e vendit pritës, që ndihmon pa asnjë përpjekje për të diktuar, apo marrë protagonizëm të pa merituar. Përveç profesionalizmit, një vlerë e saj është edhe thjeshtësia, ndaj e vlerësojmë si një mike të dashur dhe të besueshme për të gjithë.
Jam i gëzuar që me jepet rasti, që të shpreh mirënjohjen për Ambasadoren e nderuar dhe miken tonë të veçantë, duke i akorduar: Titullin e lartë për ?Merita të Veçanta Civile??, deklaroi Meta.
Kreu i Shtetit i uroi Ambasadores Vasak sa më shumë suksese në të ardhmen dhe shprehu bindjen që Shqipërinë, vlerat dhe bukurinë e saj, Christina kurrë nuk do t?i harrojë.
?Jam i sigurt se do të gjejë kohë të vijë të na vizitojë sërish, pasi ajo e njeh tashmë mikpritjen tonë dhe e di fare mirë se derën e shqiptarëve do ta ketë gjithnjë të hapur.
Suksese znj.Vasak në të ardhmen dhe mbarësi marrëdhënieve shqiptaro-franceze?, ? u shpreh Kryetari i Shtetit.
Ambasadorja franceze Znj. Christine Vassak shprehu mirënjohjen dhe kënaqësinë e saj për vlerësimin nga ana e Presidentit Meta si edhe siguroi se do të vazhdojë edhe në të ardhmen të promovojë vlerat më të mira të Shqipërisë.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka paralajmëruar kryemi...
Nënkrytari i LSI-së Petrit Vasili, ka publikuar një dokument...
Mazhoranca është tërhequr nga votimi i projektligjit për Amn...
Ish deputeti Tritan Shehu ka “shpërthyer” në ironi pasi mini...
Deputeti Lefter Maliqi, ka reguar përmes një postimi në rrje...
Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu fajëson qeverinë pë...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryemin...
Pak minuta më parë ka përfunduar takimi i kryetarit të PD-së...
Ambasadori britanik, Duncan Norman teksa pa folur për Reform...
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot se qeveria ka ven...
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësu...
Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, ...
Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, ka folur para me...
Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka folur me tone mjaft t...
Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjik...
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar sot një takim me pë...
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimi...
Anëtari i Bindjes Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiran...
Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi një seancë dëg...
Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, ka kometuar letrë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...