Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Delegacioni amerikan, pjesë e të cilit janë edhe zyrtarë të lartë të Koorporatës Ndërkombëtare të Financave të SHBA-së synon jetësimin e marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
I ngarkuari amerikan në dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, i shoqëruar nga 10 zyrtarë të lartë amerikanë të hënën në mbrëmje qëndron në Kosovë për të filluar siç thuhet “jetësimin e marrëveshjes për normalizimin ekonomik Kosovë-Serbi?, e nënshkruar më 04.09 në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Delegacioni i lartë i SHBA-së, deri më 25 shtator udhëton edhe në Beograd, Athinë dhe Izrael, ka bërë të ditur ambasada amerikane në Kosovë. Ky delegacion kryesohet nga Adam Boehler, drejtor ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC). Pjesë e delegacionit është edhe shefja e Bankës për Eksport-Import, Kimberly Reed dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga Departamenti i Energjisë dhe Biznesit, të cilët do të zhvillojnë takime me zyrtarë të lartë të qeverisë së Kosovës dhe udhëheqës të sektorit privat.
Korporata Ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Financiar, njofton se do të hapë zyrën e saj të parë në rajon duke vendosur një prani të përhershme në Beograd që “do të lehtësojë zbatimin e projekteve me përparësi si Autostrada e Paqes, që do të mbështesin hapjen e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik në rajon?. “Çështjet të cilat do të diskutohen kryesisht kanë të bëjnë me bashkëpunimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal si dhe në Lindje të Mesme?, thuhet në një njoftim të DFC-së. Gjatë javës kjo korporatë dhe Banka për Eksport-Import, nënshkruan letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë, për të ndihmuar financimin e Autostradës së Paqes, Nishë-Merdare, Kosovë-Serbi.
Përparësi zbatimi i marrëveshjes
I ngarkuari amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell shkroi në twitter se “zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi është përparësi e administratës Trump?. Vizita e zyrtarëve të lartë amerikanë ndodh vetëm pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpine e Bardhë në Uashington, në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Në marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, u arrit dakordimi që Kosova dhe Serbia, do të punojnë me Koorporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar autostradën e paqes, lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare, lidhjen hekurudhore Nish-Prishtinë, sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, projekte shtesë dypalëshe dhe prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, e DFC-së.
Në këto investime të premtuara Adam Boehler, drejtori ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), kishte përmendur me theks të veçantë “autostradën e paqes?, duke thënë se “Autostrada e Paqes do të nxisë zhvillim ekonomik dhe integrim rajonal, duke lidhur Nishin me Prishtinën. Kjo autostradë po ashtu, do të shërbejë si simbol i fuqishëm i marrëdhënies së re dhe transformuese të këtyre dy vendeve fqinje?, ka thënë Adam Boelher. Nga Prishtina, delegacioni amerikan pritet të udhëtojë në Beograd./ DW
Gjatë 24 orëve të fundit në Britan janë identifikuar 3900 t...
Covid-19 mban të mbërthyer Rumaninë, ku gjatë 24 orëve të fu...
Çfarë mendon një nga ekspertët më të njohur gjermanë për Cor...
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka ndryshuar stra...
Ministri i Shëndetësisë në Republikën Çeke, Adam Vojtech, ka...
Richard Grenell, i dërguari special i presidentit Trump për ...
Shfaqja e virusit vitin e kaluar ne Kinë ka sjell ndryshime ...
Spanja është vendi i goditur më fort nga pandemia e Coronës ...
Tashmë totali i personave të prekur me Covid-19 në mbarë bot...
I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për d...
Shtetet e Bashkuara vendosën një rekord me mbi 1 milion test...
Pas vdekjes së anëtares së Gjykatës së Lartë, Ruth Badder Gi...
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar sërish në lidhje ...
Kryeministri Avdulla Hoti do të presë ditën e hënë delegacio...
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka nj...
Në Uashington ka filluar beteja politike lidhur me zëvendësi...
Gjatë 24 orëve të fundit, dy persona kanë humbur jetën nga k...
Qyteti kinez Wuhan, i cili ishte epiqendra e pandemisë rapor...
Një tërmet me magnitudë 4.3 i shkallës Rihter ka lëkundur so...
Disa shtete kanë ndërmarrë masa të reja kufizuese për shkak ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...