Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Në Uashington ka filluar beteja politike lidhur me zëvendësimin e gjykatëses së Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg, vdekja e së cilës të premten mbylli zërin më të njohur liberak të gjykatës dhe ngriti mundësinë e një shumice konservatore 6-3 në trupin gjykues.
Vendi bosh vjen disa javë para zgjedhjeve të përgjithshme të 3 nëntorit që do të vendosin nëse Presidenti Donald Trump do të marr një mandat të dytë në detyrë, si dhe kontrollin e të dy dhomave të Kongresit. Si dhe kur do të plotësohet vendi i lirë do të ketë ndikim të menjëhershëm politik dhe mund të lërë një gjurmë të përhershme në mënyrën se si funksionon Senati dhe qeveriset Amerika.
Konservatorët, të etur për perspektivën e një anëtari të tretë të gjykatës së lartë të propozuar nga Presidenti Trump, përshëndetën premtimin e udhëheqësit të shumicës së Senatit, republikanit Mitch McConnell të premten vonë, se nëse Presidenti Trump zgjedh një kandidaturë ajo “do të hidhet në votim në Senatin e Shteteve të Bashkuara”. Ai nuk dha një afat kohor.
“Presidenti Trump dhe republikanët e Senatit kanë punuar shumë për të përmbysur dekada të aktivizmit liberal në sistemin tonë gjyqësor dhe ata nuk duhet të lëkunden tani,” tha në një deklaratë organizata politike me bazë në Uashington, Heritage Foundation. “Republikanët duhet të ushtrojnë fuqinë e konfirmimit që votuesit u kanë besuar atyre”.
Ndërkohë, grupet liberale dhe demokratët janë gati për betejë.
“Kurrë nuk kam parë hipokrizi politike në këtë nivel”, tha senatori demokrat i Vermontit, Patrick Leahy në radion NPR, duke theksuar se në vitin 2016 zoti McConnell refuzoi të lejojë shqyrtimin e të nominuarit të ish-Presidentit Barack Obama, Merrick Garland për në Gjykatën e Lartë, duke argumentuar se vendet e lira të Gjykatës duhet të lihen të paplotësuara gjatë një viti zgjedhor në mënyrë që populli amerikan të vlerësojë zgjedhjen.
“Ky është një ndryshim qëndrimesh, është politikë e pastër”, tha zoti Leahy, anëtar i Komisionit të Drejtësisë të Senatit. “Kjo do të njollosë Gjykatën e Lartë”.
Leahy dhe demokratët e tjerë i shkruajnë një letër kryetarit të komisionit, republikanit të Karolinës së Jugut Lindsey Graham, ku thonë: “Nuk mund të ketë një palë rregulla për një President Republikan dhe një palë tjetër për një President Demokrat. Marrja në konsideratë e një të nominuari para inaugurimit të presidentit të ardhshëm do të ishte plotësisht e papërshtatshme. ?
Nga ana e tij, zoti Graham, hodhi poshtë thirrjet e tilla, duke vënë në dukje se në 2013, demokratët ndryshuan rregullat e Senatit për të shpejtuar konfirmimin e të nominuarve të atëhershëm të Presidentit Obama dhe pa sukses kërkuan të bllokonin të nominuarin e dytë të Gjykatës së Lartë nga Presidenti Trump, Brett Kavanaugh, konfirmimi i të cilit u vështirësua nga një pretendim për sjellje të keqe seksuale.
“Në dritën e këtyre dy ngjarjeve, unë do të mbështes @realDonaldTrump në çdo përpjekje për të ecur përpara në lidhje me vendet e lira të Gjykatës së Lartë,” shkroi zoti Graham në Twitter.
Republikanët kanë një shumicë 53-47 në Senat dhe mund të përballojnë tre devijime nga radhët e tyre dhe ende konfirmojnë një të nominuar me një shumicë të thjeshtë, me nënpresidentin Mike Pence që thyen një barazim të mundshëm 50-50./VOA
Gjatë 24 orëve të fundit, dy persona kanë humbur jetën nga k...
Qyteti kinez Wuhan, i cili ishte epiqendra e pandemisë rapor...
Një tërmet me magnitudë 4.3 i shkallës Rihter ka lëkundur so...
Disa shtete kanë ndërmarrë masa të reja kufizuese për shkak ...
Një zarf që i ishte drejtuar Shtëpisë së Bardhë, përmbante n...
Izraeli ka nisur zbatimin e një urdhëri për izolim tre-javor...
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të zhvillojë nj...
Vetëm pak ditë pas hapjes së shkollave, në Kosovë kanë fillu...
Kosova sërish u alarmua nga mekanizmat ndërkombëtarë për cil...
Qeveria gjermane ka miratuar kohët e fundit një projektligj,...
Një kompani me qendër në Silicon Valley është aprovuar nga q...
Presidenti i SHBA-së ka thënë në një deklaratë për mediat se...
Është shënur viktima e dytë në Greqi, si pasojë e stuhisë q...
Gjykatësja e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara dhe i...
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë me 601 vota pr...
Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se Britani...
Franca ka raportuar ditën e sotme rekord rastesh të infektua...
Pothuajse gjysma e amerikanëve, ose 49 për qind e tyre, than...
Një tërmet me magnitutë 5.7 të shkallës Rihter ka goditur is...
Izraeli ka nisur zbatimin e një urdhri për izolim tre-javor ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...