web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Listat e hapura/ Hajdari: Uroj mos ketë shkelje syri mes PD-së dhe PS-së

21 Shtator 2020, 14:09, Politikë CNA

Deputetja dhe bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, ka folur sot për propozimet në Këshillin Politik.

Hajdari tha se propozimi i PS-së lë në fuqi sistemin e vjetër dhe jo një sistem të ri.

Ajo këshilloi opozitën e Lulzim Bashës që të kthehet në tryezë me një propozim kokret ose të mbështesë propozimin e opozitës parlamentare.

?Opozita parlamentare natyrisht ka rolin e saj dhe aty jemi për t?i dalë zot listave të hapura. Mendojmë se listat e hapura do ishin një hap i drejtë. Të shikojmë reagimin e PD-së, uroj që ata të vijnë me një propozim konkret, ose minimalisht të ecin përkrah me propozimin tonë?, u shpreh ajo në emisionin ?Top Talk?.

Deputetja u pyet nëse i trembet një bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa ajo u përgjigj se nuk surprizohet.

?Uroj që kjo mos jetë një shkelje syri midis tyre. Dhe nuk surprizohem nëse ndodh kjo sepse ata dëshirojnë që të mbajnë pushtetin e njëri-tjetrit?, theksoi Hajdari./ CNA.al





Lajmet e fundit nga