web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Masakroi me thikë të moshuarin në Kavajë/ Autori në kërkim prej ditësh

20 Shtator 2020, 16:36, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 17 shtatorit në një lokal në qytetin e Kavajës.

Një qytetar, i identifikuar si Besnik Çelmeta  është masakruar me grushte, shqelma dhe me thikë nga shtetasi Rizan Aliu. Pas ngjarjes autori është shpallur në kërkim.

Ishte nipi i të moshuarit Sildi Çelmeta ai që denoncoi rastin duke e bërë publike për mediat.

Ka qenë ora 19:46 minuta kur një person, që sipas të plagosurit është Rizan Aliu, futet brenda lokalit duke e ndjekur.

E ndërsa fillimisht i thotë dicka dhe tenton që ta nxjerrë jashtë, Besnik Çelmeta refuzon dhe ky i fundit e godet disa herë me grushte dhe shkelma dhe më pas në një cep të lokalit nxjerr një mjet, që sipas të plagosurit ishte thikë dhe e qëllon disa herë./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga