web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhen detajet e reja/ Autori i vrasjes në Durrës, djali i ish-drejtorit të burgut

19 Shtator 2020, 18:01, Kronika CNA

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja që tronditi Durrësin pasditen e sotme.

Arbër Koti, shofer i një urbani që transportonte punonjës të një fasonerie në zone, masakroi me thikë në zemër 34-vjeçarin Idajet Dulla pas një sherri për shkaqe banale.

Sipas Ora neës, autori i vrasjes është djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Shkozetit, afër xhamisë.

Viktima Idajet Dulla, ka qenë duke drejtuar një furgon malli me të cilin i ka zënë rrugën autobusit të Arbër Kotit që transportonte punëtorët e fasonerisë.

Për këtë shkak, mes drejtuesve të dy mjeteve ka nisur një konflikt që përfundoi me përdorimin e thikës./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga