web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentoi të hyjë në Shqipëri me armë zjarri me vete/ E pëson keq këngëtarja kosovare

19 Shtator 2020, 11:59, Kronika CNA

Një shtetase nga Kosova është vënë në pranga nga Policia Kufitare në Morinë, pasi ka tentuar që të kalojë kufirin me armë zjarri me vete.

Mësohet se këngëtarja Fjolla Morina është ndaluar për kontroll nga policia kufitare, e cila i ka gjetur armën.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen F.M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë. Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së  shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër cakmak. Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë  arrestimin në flagrancë të shtetasve; F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë. Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.





Lajmet e fundit nga