web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto/ Nis shembja e 13 katëshit në Durrës me shpërthim të kontrolluar

20 Shtator 2020, 15:05, Kronika CNA

Një shpërthim i kontrolluar ka ndodhur në muret e brendshme të pallatit të Kastratëve në lagjen 17 të Durrësit.

IKMT po kryen shpërthim pasi pallati është shpallur i pabanueshëm nga dëmet që ka pësuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Mesditën e sotme punonjësit e IKMT-së kanë bërë shpërthimet e mureve të brendshme të pallatit dhe pas dy javësh do ta shembin plotësisht.

E gjithë zona është mbuluar nga një re e madhe pluhuri./CNA.al





Lajmet e fundit nga