Sistemet zgjedhore në SHBA/ Nuk ka shenja sulmi kibernetik
Zyrtarët më të lartë amerikanë të agjencive të zbatimit të l...
Presidenti Donald Trump kundërshtoi të mërkurën një deklaratë të drejtorit të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, lidhur me planet e administratës së tij për të vënë në dispozicion vaksinën për koronavirysin dhe për efektivitetin e maskës. Ndërkohë, kandidati demokrat për president, paraqiti planin e tij për vaksinën, nëse fiton në zgjedhjet e nëntorit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara sjell hollësitë.
Një vaksinë kundër koronavirusit do të jetë në dispozicion në sasi të kufizuar në periudhën mes nëntorit dhe dhjetorit, u tha ligjvënësve të mërkurën drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Por ai tha se nuk do të ishte gjerësisht në dispozicion për publikun, deri shumë më vonë.
?Mendoj se bëhet fjalë për fundin e tremujorit të dytë, ose tremujorin e tretë, 2021?, tha ai.
Vetëm disa orë më pas, Presidenti Donald Trump kundërshtoi ekspertin e administratës së tij.
?Mendoj se gaboi kur e tha një gjë të tillë, është thjesht informacion i pasaktë. E telefonova dhe nuk më tha të njëjtën gjë, besoj se tani e ka të qartë, mund të jetë ngatërruar, ndoshta është shprehur gabim. Ne jemi gati të fillojmë menjëherë pasi të shpallet vaksina dhe mund të shpallet në tetor ?.
Përgjigjia e Amerikës ndaj pandemisë është një çështje kyçe në garën presidenciale të nëntorit dhe zoti Trump ka thënë se një vaksinë mund të jetë gati deri ditën e zgjedhjeve.
Zoti Trump kundërshtoi gjithashtu deklaratën e drejtorit të CDC?së se maskat janë të efektshme dhe mund të mbrojnë më shumë se sa një vaksinë.
Në një diskutim me votues në Filadelfia të martën mbrëma, organizuar nga ABC News, zoti Trump sugjeroi që imuniteti i turmës mund të bëjë që koronavirusi të zhduket pa një vaksinë.
Një imunitet në masë ndodh kur një përqindje e lartë e popullatës infektohet, duke tkurrur gjasat e prekjes për individët që nuk e kanë këtë imunitet.
?Mënyra e vetme për të arritur imunitetin e turmës pa një vaksinë është që virusi të bëjë gjithçka vetvetiu. Kështu virusi do të infektonte shumë, shumë njerëz dhe do të sëmurte shumë, shumë njerëz, do të çonte shumë prej tyre në spital, dhe do të kishte shumë vdekje të njerëzve të të gjitha moshave, fëmijëve, të rinjve dhe natyrisht, shumë të moshuarve dhe njerëzve me sëmundje kronike. Jo, ne nuk do ta dëshironim këtë?, thotë Profesori i Universitetit Vanderbilt, William Schaffner, një specialist i sëmundjeve infektive.
Në përpjekje për të paraqitur një kontrast me qëndrimin e zotit Trump për të luftuar pandeminë, kandidati demokrat për president Joe Biden paraqiti të mërkurën planin e tij për të zhvilluar dhe shpërndarë një vaksinë nëse zgjidhet.
?Këtu përfshihen afatet e detajuara për marrjen e vaksinës, përcaktimi i qartë i grupeve që kanë përparësi, mjetet dhe mekanizmat konkrete për transportin dhe ruajtjen e vaksinave në temperaturën e duhur. Dy prej vaksinave që po testohen, duhet të mbahen dhe shpërndahen në temperaturë minus 21 gradë Celsius. Ndarja e përgjegjësisë duhet të jetë e qartë. Dhe unë do të tregoj udhëheqjen e nevojshme për ta zbatuar atë plan?, tha ai.
Ndërsa disa amerikanë fillojnë të dërgojnë me postë votat e tyre për zgjedhjet e nëntorit, një anketë e fundit nga ABC News dhe Ipsos, tregon se 65 për qind e amerikanëve nuk e miraton mënyrën se si po e menaxhon presidenti Trump pandeminë./VOA
Zyrtarët më të lartë amerikanë të agjencive të zbatimit të l...
Franca ka mbyllur 81 shkolla dhe 2,100 klasa që nga 1 shtat...
Në Britaninë e Madhe gjatë 24 orëve të fundit janë regjistru...
Që nga fillimi i pandemisë së Covid, në gjithë botën janë re...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë i bëri thirrje K...
Ish-kryeministri Sali Berisha përshëndeti sërish marëveshjen...
Deklarata doganore e mallrave, fatura komerciale, certifikat...
Sllovenia regjistron numrin më të madh të rasteve pozitive m...
Vijon të mbetet shqetësuese situata me Covid-19 në Maqedonin...
Rajoni i Madridit, një nga më të prekurit nga koronavirusi n...
Kur Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në tetor 2019,...
Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer mesnatën e kalur në zonën...
Problemet në kampet greke për refugjatë nuk janë të reja. Po...
Udhëheqësi i Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkua...
Gjermania planifikon të ofrojë strehim për 1,500 migrantë që...
Presidenti Donald Trump pritet të udhëheqë ceremonitë e nëns...
Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se gjatë 24 orëve t...
Gjatë 24 orëvetë fundit në Kosovë janë regjistruar 71 raste ...
Hoti dhe Vuçiç kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin...
Sezoni kryesor i udhëtimeve për pushime në Evropë po përfund...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...