Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Zyrtarët më të lartë amerikanë të agjencive të zbatimit të ligjit, zyrtarët ushtarakë dhe të shërbimeve të zbulimit po shprehin besim në aftësinë e tyre për të mbrojtur sigurinë e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, pavarësisht provave në rritje se disa vende mbeten të gatshme të ndërhyjnë në këto votime.
Zyrtarët janë përgatitur për sulme ndaj zgjedhjeve për gati katër vjet, që kur bashkësia e shërbimeve amerikane të zbulimit arriti në përfundimin se Rusia kërkoi të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. Por, tani që mbeten më pak se 50 ditë derikur votuesit t?u drejtohen qendrave të votimit më 3 nëntor, ata thonë se nuk ka shenja që Rusia ose dikush tjetër po përpiqet të sulmojë sistemet kritike zgjedhore.
“Ne nuk kemi parë sulme kibernetike këtë vit deri më sot në regjistrat e votuesve ose në ndonjë sistem të përfshirë në votimin primar”, tha Drejtori i FBI-së Christopher Wray të mërkurën në një takim virtual të organizuar nga Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Agjencia e Sigurisë së Infrastrukturës (CISA).
Dhe pavarësisht përshkrimit të përpjekjeve të FBI-së për të mbrojtur sistemet kritike të SHBA si një “betejë pa mbarim”, zoti Wray tha se duket se masat paraprake të vendosura që nga zgjedhjet e vitit 2016 po japin rezultat.
“Me sa dimë, asnjë qeveri e huaj nuk është përpjekur të ndërhyjë në numërimin e votave në Shtetet e Bashkuara”, tha ai.
Duke folur në një konferencë të veçantë virtuale të mërkurën, komandanti i Komandës Kibernetike amerikane gjithashtu u përpoq të siguronte votuesit përpara Ditës së Zgjedhjeve.
“Unë jam shumë i bindur se do të kemi një sukses të jashtëzakonshëm, të vazhdueshëm, bazuar në punën e përbashkët nga të gjitha agjencitë (qeveritare) dhe partnerët tanë”, tha gjenerali Paul Nakasone, i cili është gjithashtu drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë.
Këto vlerësime janë në përputhje me vlerësimet e tjera të ofruara nga zyrtarë të lartë amerikanë javët e fundit në lidhje me kërcënimin ndaj zgjedhjeve presidenciale ? se megjithëse kundërshtarët e SH.B.A.-së si Kina, Rusia dhe Irani po kërkojnë të ndërhyjnë në zgjedhje, ato përpjekje ende nuk kanë depërtuar sistemet në të cilat vendi do të mbështetet për të kryer votimin.
“Këto do të jenë zgjedhjet më të sigurta në historinë moderne”, tha Drejtori i Agjencisë së Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) Christopher Krebs javën e kaluar, duke përsëritur një frazë që ai e ka përdorur shumë herë që nga korriku.
Si pjesë e përpjekjeve për të siguruar zgjedhjet, qeveria amerikane ka punuar me shtetet amerikane për të rritur numrin e sensorëve që vëzhgojnë për aktivitete të dëmshme kibernetike. Më shumë se 90% e zonave zgjedhore të vendit tani kanë sisteme të krijuara për t?u siguruar se ka një regjistrim në letër për çdo votë të hedhur, vetëm në rast se diçka shkon keq.
Zyrtarët e lartë gjithashtu kanë minimizuar shqetësimet e ngritura nga Presidenti Donald Trump se shtimi i qasjes tek votimi me postë për shkak të pandemisë së koronavirusit mund të çojë në “zgjedhjet më të MANIPULUARA në historinë e vendit tonë”.
“Nuk kemi asnjë informacion ose të dhëna zbulimi se ndonjë aktor i ndonjë shteti që përbën rrezik është duke u përfshirë në ndonjë lloj aktiviteti për të dëmtuar ndonjë pjesë të votimit me postë ose fletëvotimet”, tha një zyrtar i lartë i shërbimeve amerikane të zbulimit muajin e kaluar, ndërsa informoi gazetarët në kushte anonimiteti.
Megjithatë, ndërsa zyrtarët amerikanë janë të sigurt në infrastrukturën e përforcuar amerikane të votimit, ata mbeten të shqetësuar për mënyrën se si kundërshtarët synojnë të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve me fushata ndikimi dhe propagandë.
Të mërkurën, gjenerali Nakasone përshkroi operacionet e ndikimit si një kërcënim që ka të ngjarë të përkeqësohet ndërsa teknologjia vazhdon të përparojë.
“Operacionet e ndikimit, në përgjithësi, për ne do të jenë një nga gjërat me të cilat do të merremi jo vetëm çdo dy ose katër vjet”, tha ai. “Unë mendoj se do ta shohim atë në proceset tona diplomatike. Ne do ta shohim atë në luftë. Do ta shohim në mbjelljen e mosbesimit civil në vende të ndryshme”.
Ka shenja që Kina, Rusia dhe Irani po shtojnë përpjekjet e tyre.
Javën e kaluar, kompania Microsoft njoftoi se kishte zbuluar prova se hakerat e lidhur me të tre vendet e dyshuara kanë synuar në mënyrë aktive fushatën e rizgjedhjes së Presidentit Trump, si dhe fushatën e sfiduesit të tij kryesor, ish-Nënpresidentit Joe Biden.
“Grupet e huaja kanë shtuar përpjekjet e tyre me objektiv zgjedhjet 2020 siç ishte parashikuar dhe është në përputhje me atë që qeveria amerikane dhe të tjerët kanë raportuar”, shkruante në blogun e tij javën e kaluar Tom Burt, nënpresident i korporatës i Microsoft për sigurinë e klientëve.
“Shumica e këtyre sulmeve u zbuluan dhe u ndaluan nga mjetet e sigurisë të futura në produktet tona”, shtoi ai.
Muajin e kaluar, William Evanina, drejtori i Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit dhe Sigurisë, paralajmëroi se Kina, Rusia dhe Irani po kërkonin të “dëmtonin besimin e popullit amerikan në procesin tonë demokratik”.
Në atë paralajmërim të rrallë publik, zoti Evanina tha se Rusia duket se synon të dëmtojë fushatën e zotit Biden, ndërsa disa aktorë të lidhur me Kremlinin “po kërkonin të forconin kandidaturën e Presidentit Trump në mediat sociale dhe televizionin rus”.
Zoti Evanina tha se si Kina, edhe Irani duket se favorizojnë kandidaturën e zotit Biden.
Por, megjithë shqetësimet, ka ende pikëpyetje në lidhje me çfarë lloji ndikimi do të kenë operacionet e influencimit kinez, rus dhe iranian te votuesit amerikanë kur ata të hedhin votat.
“Edhe nëse mund ta vërtetosh origjinën e një operacioni, edhe nëse vërtet mund të mblidhësh të dhëna mbi shtrirjen e operacionit, është shumë e vështirë të përllogarisësh se cili është ndikimi”, tha Daniel Kimmage, zëvendëskordinatori kryesor kryesor i Qendrës së Angazhimit Global të Departamentit amerikan të Shtetit. “Mendoj se mbetet një nga sfidat e jashtëzakonshme në këtë fushë”./ VOA
Franca ka mbyllur 81 shkolla dhe 2,100 klasa që nga 1 shtat...
Në Britaninë e Madhe gjatë 24 orëve të fundit janë regjistru...
Që nga fillimi i pandemisë së Covid, në gjithë botën janë re...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë i bëri thirrje K...
Ish-kryeministri Sali Berisha përshëndeti sërish marëveshjen...
Deklarata doganore e mallrave, fatura komerciale, certifikat...
Sllovenia regjistron numrin më të madh të rasteve pozitive m...
Vijon të mbetet shqetësuese situata me Covid-19 në Maqedonin...
Rajoni i Madridit, një nga më të prekurit nga koronavirusi n...
Kur Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në tetor 2019,...
Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer mesnatën e kalur në zonën...
Problemet në kampet greke për refugjatë nuk janë të reja. Po...
Udhëheqësi i Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkua...
Gjermania planifikon të ofrojë strehim për 1,500 migrantë që...
Presidenti Donald Trump pritet të udhëheqë ceremonitë e nëns...
Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se gjatë 24 orëve t...
Gjatë 24 orëvetë fundit në Kosovë janë regjistruar 71 raste ...
Hoti dhe Vuçiç kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin...
Sezoni kryesor i udhëtimeve për pushime në Evropë po përfund...
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...