web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama të mbajë tepsinë”/ Rudina Hajdari braktis mbledhjen e Këshillit Politik

14 Shtator 2020, 17:41, Politikë CNA

Deputetja Rudina Hajdari është larguar nga tryeza e Këshillit Politik, teksa bledhja vijon.

Me tone të forta, në fjalën e saj para mediave ajo është shprehur se shqetësimi i saj mbeten listat e hapura, pasi Rama do të mbajë tepsinë e vet, Monën që nuk do ti ndahet Lulit dhe Luli do të mbajë vagonin e partickave.

?Bëra një propozim të qartë sa i përket ruajtjes së kuotës gjinore deri në 30%. Mund të përdorë listat e hapura 100% që ka të bëjë me korrektimin e listave në bazë të gjinisë.

Në fund të rezultatit i japim përparësi grave që marrin më shumë vota dhe kështu ruajmë përfaqësimin gjinor.

Këshilli Politik ka një problem të vetëm, Rama do të mbajë tepsinë e vet, Monën që nuk do ti ndahet Lulit dhe Luli do të mbajë vagonin e partickave. Pra shqetësimi im kryesor janë listat e hapura 100%?./CNA.al





Lajmet e fundit nga