Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Sot, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, me një reagim publik dhe mediatik, i kompleksuar nga fakti i publikuar nga media që unë kam në pronësi dhe menaxhoj ka lëshuar një lumë akuzash ndaj CNA.al dhe meje personalisht.
Me mjeshtërinë e një frike se mund të paditet penalisht, Zoti Lleshaj ka përdorur turpësisht gjuhën e një ?kapteri? politik megjithëse askush deri më sot nuk e ka fyer, por thjeshtë janë thënë të vërtetat për të. Prej disa ditësh CNA.al ka publikuar me foto dhe fakte dhe dokumente të siguruara nga institucionet shqiptare në lidhje me një mjet BMW luksoze në përdorim të Ministrit të Brendshëm, blerë nga Policia e Shtetit me një vlerë maramendëse që sipas Lleshajt vlen 50 mijë euro dhe jo 100 milionë lekë, siç ka deklaruar CNA.al.
Në fakt, Zoti Lleshaj duhet ta dijë se vlera e një mjeti kur të hyjë në Shqipëri, duhet të ketë një faturë TVSH-je, duhet të zhdoganohet, duhet të targohet, duhet ti prihet siguracioni.
Prandaj e sfidojmë publikisht, ministrin e Brendshëm, për të kuptuar të vërtetën, të publikojë dokumentin e blerjes, në emër të kujt personi është blerë ky automjet apo në emër të cilit institucion. Zhdoganimin e tij, faturën e zhdoganimit, targimin dhe regjistrimin e mjetit në DPSHTRR. (E cila e njeh si mjet privat). Dhe çdo dokument tjetër që lidhet me këtë mjet luksoz, blerë në kohë pandemie.
Na vjen shumë keq që Zoti Lleshaj, ministri që fle mbi dosjet e krimit, përfshirë dhe dosjen e dhunës ndaj meje, gati tre vite e gjysëm më parë, në mes të Tiranës, në mes të ditës, për të cilën nuk ka askush vullnet për ta zbuluar. Por, ministri duhet ta kuptojë se nuk ka asgjë personale me të. Kam vetëm përgjegjësinë e detyrës time si gazetar.
Unë nuk jam shenjtor, gaboj. Por nuk jam as laro i krimit dhe as i financuar nga krimi, por viktimë e sulmeve të tij, jo vetëm me leva pas koke, por edhe me sulme mediatike, nga njerëz të botës së krimit, të cilët Sandër Lleshaj i ka vizituar në studiot e tyre.
Unë jam një gazetar i lirë, në këtë punë, po nuk je në dijeni, prej gati 20 vitesh, edhe në disa nga mediat dhe emisionet më prestigjoze në vend. Por meqënesë je drejtuar me atë gjuhë fyese drejt meje dhe redaksisë po të sfidoj publikisht të publikosh dokumentat dhe të vendosësh emrin tim dhe të redaksisë në përgjigjen e dhënë dhe të na tregosh kush janë tutorët dhe larot e krimit që qëndrojnë pas nesh.
T?i lëmë fjalët e tepërta, akuzat dhe fyerjet. Zoti Lleshaj kur nuk ke argumentat dhe faktet, apo dokumentet për t?i servirur publikut, mënyra më e mirë për t?u mbrojtur është sulmi. Duke fyer, sharë dhe intimiduar ata që thonë të vërtetën. Presim nga ju të na tregosh dokumentat e mjetit. Dhe pse u vendos të blihej pas tërmetit shkatërrues dhe pandemisë. Në kulmin e një krize ekonomike dhe financiare për vendin.
Një makinë luksoze, e cila sipas teje nuk vlen 100 milionë lekë. Por sipas nesh, me çmimet e tregut me vlerën që ka, me faturët që duheshin paguar, ndoshta mjeti mund të shkojë diçka më pak se 100 milionëshi. Por, edhe me vlerat që thoni ju, me ato shuma parash do të ndërtoheshin disa shtëpi për banorët që rrinë në çadra apo disa respiratorë për spitalet shqiptare në kohë pandemie.
Në fund pas kërkesës për të publikuar dokumentat, sepse fatkeqësisht ratë nga niveli i një gjenerali ushtrie në atë të një ?kapteri? partie, ju sfidoj publikisht t?i përgjigjeni edhe një pyetje tjetër, të bërë gati një vit e gjysëm më parë, në lidhje me një vilë në Gjirin e Lalzit, e cila përdorej sistematikisht nga ju deri ditën që u emëruat ministër, dhe që nga ajo ditë ajo qëndron në çelës.
Çelësat i keni ju dhe nuk i ka më Doda, por ua ka dorëzuar shumë vite më parë. Pavarësisht se në emër të kujt është. Ka ardhur koha të flasim me fakte dhe argumente Zoti Lleshaj.
Qetësohuni, merrni frymë thellë. Në qoftë se keni nevojë pini edhe ndonjë qetësues. Nuk keni faj, jeni një ish-gjeneral ushtrie, që la gradat për t?u bërë ?kapter? partie. E rëndësishme është të qëndroni në detyrë dhe të luftoni krimin, jo të zhgrryheni me të. Të rrisni sigurinë për qytetarët shqiptarë dhe jot ë numëroni të vdekurit në autostradë, siç po bëni çdo ditë.
Ju sfidoj publikisht të na nxirrni dokumentet e automjetit dhe të na tregoni të vërtertën e vilës tuaj në Gjirin e Lalzit.
Sa për gjyqe, kërcënime dhe intimidime, ju lutem vendosni emrin tim në ato sulme dhe të CNA.al dhe pastaj të shohim kush ka përgjegjësi ligjore.
Media e lirë që denoncon apo ?kapterët? e partive që lënë gradat e gjeneralit, për të shijuar luksin e një ministri që nuk i mjaftonte mjeti në shërbim të tij, por në kulmin e halleve të shqiptarëve kërkoi luksin e munguar.
Në pritje të përgjigjes tuaj, i nderuari gjeneral që u ktheve në ?kapter partie?. Me respekt për të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Nga Elvi Fundo / CNA.al
“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet
Sandër Lleshaj, ?kapteri? me limuzinë
Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion
Foto+Video/ Zbulohet vila e ministrit të Ramës në Gjirin e Lalzit
Ministri i Brendshëm përfshihet në skandal/ Fshehu një vilë në Gjirin e Lalzit?
Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso
“Ministri i Lalzit”/ Sandër Lleshaj hesht për vilën luksoze
Ish-ministri i ndjerë i Transportit, Sokol Olldashi shtatë v...
Rreth 10 ditë më parë, në media plasi lajmi në lidhje me një...
Mirela Bogdani, ish-anëtare e Këshillit Bashkiak ka marrë pë...
Ish deputeti i PD, Luan Baci ka reaguar pas protestës së naf...
Kryeministri Rama pritet të mbledhë sot në selinë e PS, drej...
Kuvendi ka ngritur dy grupe punë që do të diskutojnë lidhur ...
Ambasadori i BE, Luigi Soreca i ka shkuar në zyrë presidenti...
Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një zhvillojë në një ...
Në dy javët e fundit mediat kanë prodhuar një numër të madh ...
Më në fund, pas rreth dy javësh, ministri i Brendshëm, Sandë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto, ku shfaqen nxë...
Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë nxënësit, mësuesit d...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e...
Studiuesi Taulant Muka ka paralajmëruar rritje të infektimev...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër ndaj Bashkisë së ...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shpërndarë një letër...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dhënë një me...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka vijuar me ...
Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar përmes një post...
Kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj sot akuzave të PD në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...