"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetë ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Atë vit gripi dukej se ishte shumë më agresiv dhe virulent se sa zakonisht. Moris Hilman, shefi i departamentit të sëmundjeve të frymëmarrjes në Qendrën Mjekësore Amerikane të Mbrojtjes, vendosi që të zgjidhte problemin.
Ai dhe ekipi i tij, ia dolën të izolojnë virusin duke e analizuar atë. Bëhej fjalë një lloj të ri virusi potencialisht katastrofik:ishte viti 1957, viti në të cilin virusi A/Singapor /1/57 H2N2 shkaktoi epideminë e gripit aziatik, që vrau rreth 2 milionë njerëz në të gjithë botën.
Moris Hilman
Në SHBA, viktimat mund të ishin miliona, por ato nuk i kaluan 69 mijë vetët. Hilman kishte arritur të krijonte një vaksinë dhe ta shpërndante 40 milion doza të saj në mbarë vendin. Ishte vetëm një nga zbulimet e mikrobiologut amerikan, babait të vaksinave kundër mbi 40 agjentëve infektivë, 7 prej të cilëve (fruthi, shytat, rubeola, hepatiti B, lija e dhenve, meningjiti dhe bakteri hemofil i gripit B), i gjejmë në kalendarin e vaksinave të detyrueshme që duhet të bëjmë.
Eduard Xhener
Edhe pse më pjellori, Hilman nuk ishte i pari që eci në rrugën e vështirë të parandalimit të sëmundjeve (dhe trajtimit) përmes vaksinimit. Babai i imunizimit ishte Eduard Xhener (1749-1823), një mjek fshati që zbuloi se si të mposhtte epideminë e lisë, që në Anglinë e shekullit XVIII shkaktonte 40.000 të vdekur çdo vit.
Në atë kohë, i vetmi trajtim i njohur ishte variolacioni:një praktikë e vjetër, gjatë së cilës mjekët u transmetonin njerëzve të shëndetshëm një formë më të butë të lisë. Intuita ishte e saktë, por gjithsesi mjeti ishte i rrezikshëm.
Ndërkohë Xhener dhe shumë nga kolegët e tij kishin vënë re se mjelësit e bagëtive ishin imunë ndaj lisë nëse kishin puçrra nëpër duar, të ngjashme me ato të shkaktuara nga lija, dhe të njëjta me ato që shfaqeshin ndonjëherë në sisët e lopëve.
Po sikur zgjidhja të ishin puçrrat e lopës, më pak agresive se sa ato të lisë tek njeriu? Në 1796, Xhener kreu një provë. Ai mori Xhejms Fipsin, djalin 8-vjeçar të kopshtarit të tij, dhe e infektoi atë me qelbin e nxjerrë nga puçrrat në duart e Sara Nelmes, një mjelëse që ishte infektuar nga lopët.
Djali pati në fillim pak ethe, por për 2 ditë u shërua. Dy muaj më vonë, kur mjeku e ekspozoi ndaj virusit, Xhejmsi nuk zhvilloi asnjë simptomë. Pas 2vitesh dhe 23 eksperimenteve të tjera, Xhener ishte i pari që demonstroi shkencërisht efektivitetin anti-lijës të asaj që ai quajti vaksinë, duke i hapur kështu rrugën eksperimenteve të ngjashme nga Lui Pastër (1822-1895).
Lui Pastër
Ishte viti 1885 kur Zhozef Meister, një djalë 9-vjeçar i shoqëruar nga nëna e tij, hyri në laboratorin parisien të kimistit dhe mikrobiologut francez Lui Pastër. Ata vinin nga një fshat i rajonit të Alsasës. Pesë ditë më parë, fëmija ishte kafshuar disa herë nga një qen i tërbuar.
Për ilaçet e kohës Zhozefi nuk kishte shpëtim, ndaj mjeku i tij, një fans i studimeve të Pastërit mbi tërbimin, e kishte rekomanduar tek ai. Dhe shkencëtari i dha fëmijës ilaçin e tij kundër tërbimit. Ishte hera e parë që ai e provonte tek një qenie njerëzore. Pas 12 injeksionesh dhe 2 javë regjimi në shtrat, Zhozefi u ngrit në këmbë i shëruar.
Dhe të mendosh që ajo shpikje e mrekullueshme lindi nga një gabim:6 vjet më parë, ndërsa studionte sëmundjen e kolerës tek pulat, Pastër u kishte futur aksidentalisht disa baktere të dobësuara disa shpendëve. Zogjtë zhvilluan vetëm simptoma shumë të lehta të sëmundjes, dhe kur Pastër u injektoi baktere të gjalla, ata nuk ishin më të sëmura.
Ky rast i kishte sugjeruar atij mekanizmin që qëndron pas vaksinave moderne:me një bakter ose virus të dobësuar në laborator, mund të shkaktohet një sëmundje më e lehtë që nuk dëmton e pacientin, dhe e bën atë imun ndaj versionit më agresiv të sëmundjes.
Por si arriti Pastër ta bënte më pak vdekjeprurës virusin e tërbimit? Provë pas prove, Pastër zbuloi se ndërsa lënda trunore e infektuar e kavieve të tij thahej, virusi në të e humbte forcën, duke u bërë i padëmshëm brenda 2 javësh.
Kështu pjesët e trurit dhe virusi i dobësuar, ishin kthyer në një shpikje shpëtimtare që iu injektua Zhozefit. Pastër e quajti atë ?vaksinë?, për nder të pararendësit të tij anglez Eduard Xhener, që gati një shekull më parë kishte shpëtuar në mënyrë të ngjashme pacientët e tij nga sëmundja e lisë.
Rua dhe Von Behring
Gara për ilaçin e parë kundër një sëmundje tjetër të rëndë infektive, difterisë, ishte shumë e ashpër. Në vitin 1888, krahu i djathtë i Pastër, Emile Rua, zbuloi se bakteri i difterisë prodhonte një toksinë, një helm që sulmonte fytin e të sëmurit, e frynte atë, duke e asfiksuar për vdekje të sëmurin.
Këtu nisi kërkimi i mikrobiologut Emil von Behring. Të dy, në mënyra të ndryshme, arritën të krijojnë një kurë, duke përdorur plazmën e gjakut të një kali imun ndaj difterisë dhe e pasur me cilësi anti-toksike. Gjithsesi në fund ishte Von Behring, me ndihmën e imunologut Paul Erlih dhe teoritë e tij mbi antitrupat, ai që dha studimit të tij një themel të fortë, dhe më vonë edhe Çmimin Nobel për Mjekësi.
Megjithëse efekti mbrojtës i plazmës mbaronte pas rreth 20 ditësh, kjo kurë u përdor në rastet me urgjente për sëmundjet e tjera, nga tetanozi tek Gripi Spanjoll (1918-1920), dhe sot, me të njëjtat kritere urgjence, po përdoret po plazma e gjakut tek pacientët me simptoma të rënda të Covid-19.
Salk dhe Sabin
Pas Luftës së Dytë Botërore, u përhap një epidemi veçanërisht e egër e poliomelitit. Poliovirusi i identifikuar në vitin 1949, që ndikon mbi sistemin nervor qendror, dhe motorët neuralë të shtyllës kurrizore. Midis viteve 1951-1955, ai vriste ose paralizonte rreth 28.500 njerëz në vit.
Gara u zhvillua në SHBA, dhe fituesi i saj ishte një vaksinë. Në fakt dy të tilla:e para, e zhvilluar nga shkencëtari amerikan Xhonas Salk, përmbante viruse të ç?aktivuara dhe në vend se të shkaktonte sëmundje, ato stimulonin antitrupat që e mbronin organizmin në rastin e prekjes nga kjo sëmundje.
I përdorur me entuziazëm në vitin 1955, ai u zëvendësua disa vjet më vonë me vaksinën me një virus aktiv por të zbutur, të zbuluar nga virologu polak Albert Sabin. Më e lirë në çmim dhe më e lehtë për t?u injektuar, me pika nga goja, vaksina e Sabin nisi të përdorej në vitin 1962.
Pak më shumë se një dekadë më parë, nisi revolucioni i vërtetë në zhvillimin e vaksinave, me ardhjen e biologjisë molekulare, teknikave të manipulimit të ADN-së, dhe studimin e çdo lloj informacioni sado të vogël që përmban ADN-ja e qelizave të mikroorganizmave.
Të ndërtuara në laborator, dhe jo më me të njëjtat viruse dhe baktere që duhet të luftojnë, por vetëm me një pjesë të molekulave të tyre apo me antigjene specifike, sot vaksinat e vjetra janë përmirësuar, ndërsa ato të gjeneratës më të fundit, janë në gjendje të luftojnë dhe të mposhtin sëmundjet e reja dhe vdekjeprurëse si Ebola. Dhe tani bota po pret të mësojë, se kur shkenca do të prodhojë vaksinën kundër Covid-19./focus.it–Përshtatur nga CNA.al
Ish-ministri, Tritan Shehu ka uruar të gjithë nxënësit për n...
Ditën e sotme starton procesi i ri mësimor, nga ku rreth 480...
Duke qenë se ditën e sotme nis procesi i ri mësimor, ministr...
Drejtori Rajonal i Arsimit në Korçë Kristaq Grabocka, ka dhë...
Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë detaje për tre vaksina...
Një zjarr i madh ka përfshirë sot malin e Moravës në Korçë, ...
Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve Baba Mondi, ka bërë një ...
Katër punonjës të ministrisë së Drejtësisë janë konfirmuar m...
Gjykata ka lënë në “arrest shtëpie” gjyqtaren Mimoza Margjek...
Partia Agrare Ambientaliste ka reaguar lidhur me çështjen e ...
Gjyqtarja Mimoza Margjeka ka dal sot para trupit gjykues ku ...
Nxënësit e shkollës së Pezë Helmës megjithëse iu premtua se ...
Policia ka vënë në pranga dy administratorë të dy qendrave ...
Presidenti Ilir Meta ka marr shkas nga fakti se sot është pë...
Në Pogradec ka ndëruar jetë ditën e sotme një 44-vjeçar pasi...
Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar pasi akuzohet p...
Sot bëhen plot 22 vite që nga vrasja e Azem Hajdarit, pranda...
Pak ditë më parë doli në pah një skeme korrupsioni prej 6 mi...
Një tjetër ngjarje shumë e rendë ka ndodhur në Lushnje, ku ...
Partia Demokratike ka publikuar fakte të reja për “Illyrian ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...