web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet emri/ Deputeti i LSI-së futi pedofilin Abaz Doga, si roje nate në gjimnazin “Gramoz Palushi”

13 Shtator 2020, 12:19, Politikë CNA

Në kaudër të hetimeve që po kryen prokuroria e Tiranës, lidhur me rastin e pedofilit Abaz Doga, i cili abuzoi seksualisht disa herë me një nxënëse të gjimnazit ?Gramoz Palushi? në Paskuqan, janë sekuestruar një sërë dokumentash, që tregojnë intenerarin e futjes në punë, të këtij manjaku seksual.

Dokumentat që kemi arritur të sigurojmë, nga dosja e prokurorisë së Tiranës, tregojnë qartë se Abaz Doga, ka hyrë në shërbim si roje shkolle fillimisht në vitin 2002, atëherë kur Drejtoria Arsimore e Rrethit Tiranë, drejtohej nga drejtori, Ramazan Gjuzi, sot deputet i Lëvizjes Socialisjte për Integrim në Parlamentin Shqiptar. Dokumenti i parë i firmosur nga Ramazan Gjuzi, mban datën 11 korrik 2002, ku pedofili Abaz Doga, është emëruar prej tij si puntor provizor, roje shkolle. Abaz Doga, emërohet me një afat 5 mujor në shkollën e mesme të bashkuar Babrru, të ish-komunës Paskuqan.

Sot që flasim kjo shkollë është pikërisht gjimnazi, ?Gramoz Palushi?, që momentalisht drejtohet nga Abaz Hoxha, aty ku dhe plasi skandali i pedofilisë mes Abaz Dogës dhe nxënëseve të mitura. Prezencën si roje nate në këtë gjimnaz, e ka deklaruar në prokurori dhe vetë pedofili i arrestuar, për akuzën e ?Kryerjes së marëdhënies seksuale me të mitur?. Por çuditërisht, drejtori i shkollës Abaz Hoxha, vijon të jetë ende në detyrë dhe askush nga Ministria e Arsimit,nuk është me këtë skandal të rëndë.

 Mandej pas përfundimit të afatit 5 mujor, sërisht ka qënë Ramazan Gjuzi, sot deputet i LSI-së, që në datën 12 dhjetor 2002, e ka emëruar sërisht puntor në të njëjtin gjimnaz, duke i rinovuar afatin e emërimit dhe me 5 muaj të tjerë. Ky cikël rinovimesh, ka vijuar për vite me rradhë, ku Abaz Doga, herë ka shërbyer si roje shkolle tek 9-vjeçarja ?Azem Hajdari?, herë tek gjimnazi ?Gramoz Palushi? dhe një periudhë kohe ka shërbyer si roje nate, tek shkolla ?Lidhja e Prizrenit? në Babërru,Paskuqan.

Doga përgjatë këtyre 18 viteve është orvatur, sa në njërën shkollë në tjetrën, dhe askush nuk kishte asnjë dijeni se çfarë raporte me nxënësit dhe mësuesit kishte ky personazh që qëndronte brenda dhe jashtë ambjenteve të shkollës. Por me sa duket, marëdhëniet që kishte krijuar me drejtorët e shkollave, e mbajtën në detyrë derisa, u zbulua skandali seksual, me abuzimet që ai kryente me nxënëset e gjimnazit ?Gramoz Palushi?. Madje shkak për shkarkimin e tij nga detyra, siç thuhet në një shkresë të bashkisë Kamëz, nuk u bënë as drejtorat e shkollave, por dhe as skandali seksual që solli arrestimin e Abazit.

Por sipas shkresës, shkaku i largimit nga puna ishte ?dalja në pension? i Abaz Dogës, vendim i cili është firmosur nga kryetari i bashkisë, Kamëz, Rakip Suli, në datën 27 maj 2020. Pagesa mujore e Abaz Dogës, si roje shkolle, për çudi ka qënë sa e një profesori universiteti, ku për vitet nga janari 2012 deri në nëntor 2015, Abaz Doga është paguar nga Zyra Rajonale e Arsimit Kamëz, fillimisht me pagën bruto prej 54,970 lekë të reja, duke vijuar deri në vitin 2015 me pagën bruto prej 60,719 lekë të rinj.

Në dokumentacionin që zoterojmë rezulton se Abaz Doga, në muajin dhjetor 2015, ka hyrë në borderonë e Bashkisë Kamëz, pasi një pjesë e punonjësve të institucioneve shtetërore si roje, edukatore dhe pastruese i kaluan me VKM pushtetit lokal. Në dhjetor 2015, periudhë kur bashkinë e Drejtonte Xhelal Mziu i PD, pedofili Abaz Doga, vijonte të paguhej me pagën mujore bruto 60,719 lekë të reja. Ka pasur 1 muaj, kur Abaz Doga, është paguar dhe 29,688 lekë të reja por dhe një muaj në shkurt 2018, kur Doga është paguar në shumën prej 68,880 lekë të reja.

Pagesa e fundit për Abaz Dogën, rojen pedofil të dy shkollave në Kamëz, ka kaluar në muajin Maj 2020, në shumën prej 49,357 lekë të reja bruto. Pikërisht në ditët e fundit të muajit Maj, Doga së bashku me tre persona të tjerë që dyshohet të kenë abuzuar seksualisht me nxënësen 15-vjeçare, është arrestuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës./CNA.al





Lajmet e fundit nga