Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ish deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar pas inagurimit të shkollës ?Jeronim de Rada? nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Sipas Vokshit, në ceremoninë e inagurimit nuk kishte mësues, nuk kishte as prindër, pasi në shkollën de Rada është përhapur masivisht COVID-i.
Ish deputetja thotë se Veliaj, ka përjashtuar nga ceremonia sot të gjithë mësuesit që kanë patur kontakt të afërt me mësuesit e infektuar për të mos rrezikuar asgjë vetë.
Mes të tjerash Vokshi thekson se mësuesit që kanë patur kontakt me ata që janë infektuar janë urdhëruar të dalin nesër të japin mësim, pa iu bërë testi, pa qenë të sigurtë.
?Disa momente më parë në shkollën de Rada ishte Erion Veliajn për të inauguruar një shkollë të rikonstruktuar me fondet e shtetit mik të Katarit. Aty nuk kishte mësues, nuk kishte as prindër, pasi në shkollën de Rada është përhapur masivisht COVID-i. Propaganda kriminale e dyshes Rama-Veliaj nuk mund të fshehë problemin kryesor sot me shkollat, një ditë përpara fillimit të vitit të ri shkollor, se shkollat publike janë masivisht të papërgatitura për të përballuar pandeminë dhe se fëmijët dhe mësuesit janë në mëshirë të fatit.
Mbrëmë në orët e vona të natës pranë grupit te punes prane PD te ngritur nga Kryetari Lulzim Basha kanë ardhur disa denoncime e shqetësime në lidhje me këtë çështje. Në shkollën de Rada, fatkeqësisht, janë rreth 10 mësues që kanë rezultuar pozitivë me covid. Kjo është 1/4 e stafit mësimor. Është një situatë alarmante që do të vinte në lëvizje çdo qeveri në botë, por jo këtë tonën, e cila kërkon të bëhet vetëm shoë dhe të fshehë paaftësinë e saj.
Çfarë e bën gjendjen më skandaloze është pashpirtësia e kryebashkiakut të Tiranës. Ai ka përjashtuar nga ceremonia sot të gjithë mësuesit që kanë patur kontakt të afërt me mësuesit e infektuar për të mos rrezikuar asgjë vetë. Po për fëmijët e kësaj shkolle a tregohet i njëjti kujdes? As që bëhet fjalë! Mësuesit që kanë patur kontakt me ata që janë infektuar janë urdhëruar të dalin nesër të japin mësim, pa iu bërë testi, pa qenë të sigurtë. Këto janë dy standardet e këtij pushteti. Për vete siguri maksimale, për fëmijët e të tjerëve dhe mësuesit asnjë kujdes.
Për PD jeta dhe shëndeti i çdo nxënësi, i çdo mësuesi është e shenjtë. Shkolla Jerenim de Rada nuk duhet hapur nesër. Le të vijë prapë Veliaj dhe Rama ta inaugurojnë, por nxënësit dhe mësuesit duhen kursyer. Ministria duhet të marrë masat që një shkollë me gjendje të rënduar nga COVID të mos nisë pa bërë testimin e mësuesve dhe pa u siguruar për ta.
Rasti i shkollës de Rada provoi se kërkesa e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për testim masiv të mësuesve është kërkesë e drejtë dhe urgjente. Testimi covid dhe serologjik do të evidentojë zonat e infeksionit dhe do të japë mundësi të izolojë përhapjen e virusit nga mësuesit tek nxënësit dhe nga nxënësit tek prindërit dhe gjyshërit. Testimi nuk i kushton shumë qeverisë. Mjafton që ajo të heqë dorë nga disa lukse të saj. Për rreth 40 mijë mësues dhe punonjës më shkolla në të gjithë vendin duhen vetëm 1.6 milionë euro. Është një investim minimal për sigurinë e shëndetit të mësuesve, të nxënësve dhe familjarëve të tyre. 1.6 milionë euro testime për shkollat janë sa disa udhëtime me charter të Edi Ramës dhe ndonjë koncert i Erion Veliajt.
Qeveria duhet të heqë dorë nga lënia e përgjegjësisë vetëm tek prindërit siç po bën me Formularin e Deklarimit të përditshëm për gjendjen shëndetësore të fëmijëve. Ka akoma kohë që qeveria të marrë masat e duhura.
? Të vendosë matës dixhital temperature në çdo shkollë të vendit
? Të sigurojë kushte normale higjenike dhe ujë të rrjedhshëm
? Të bëjë testin covid dhe atë serologjik për mësuesit
? Të rrisë numrin e mësuesve për zhvillimin normal të procesit mësimor. Mësimi me disa turne nga të njëjtët mesues është rraskapitës dhe do të ndikojë për keq në cilësinë e mësimdhënies.
? Të rrisë shpërblimin për mësuesit që po punojnë në kushte të jashtëzakonshme.
Shëndeti i çdo fëmije dhe mësuesit është prioritet për PD. Por ai duhet të shkojë paralel me cilësinë në arsim, në mënyrë që në Shqipëri të mos rritet një brez COVID?, tha Vokshi në një dalje për mediat./CNA.al
Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, Çlirim Gjata thotë ...
Partia Demokratike ka nxjerrë një listë me erma ndërsa theks...
Presidenti Ilir Meta ka ritheksuar se ligji për paktën e cen...
Dje, presidenti Ilir Meta ka publikuar në profilin e tij në ...
Lulzim Basha është simnoli i një njeriu që ka mundur të pasu...
Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se situata e investimeve të hu...
Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho, ka ironizuar për pë...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër për zjarrin që ka për...
Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar përmes një posti...
Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, i është përgjigjur Bashkisë T...
Princ Leka Zogu ka pritur sot në një takim ambasadoren e SHB...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Top...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është shprehur mosbes...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka kërkuar sot që të ...
“Lulzim Basha ka tradhtuar kauzën e opozitarizmit”. Kështu d...
Ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar këtë të shtunë h...
Me rihapjen e shkollave, kryetari i Partisë Demokratike Lulz...
Një bilanc shqetësues është regjistruar në 24 orët e fundit ...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha vijon të tregojë s...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edv...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...