Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Rritet numri i viktimave
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Emisioni ?Stop? në Tv Klan, këtë të premte ka trajtuar denoncimin e mësuese Valbona Cjapi, e cila është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës 9-vjeçare ?5 dëshmorët?. Cjapi ka hedhur në gjyq drejtorin e shkollës ku punon, pasi është ndjerë e fyer në një mbledhje me mësuesit. Për shkak të pjesëmarrjes në seancat gjyqësore, ka njoftuar drejtorin, por nëndrejtoresha e njofton se i janë mbajtur ditët e punës nga paga, për çdo herë që kishte qenë në seancë.
Mësuesja pasi ka mbledhur të gjithë dokumentacionin dhe është e bindur se ndaj saj është bërë një padrejtësi është drejtuar në emision ?Stop? dhe ka bërë publik rastin e saj. Ajo shprehet se drejtori i ka mbajtur ditët e punës pa të drejtë, pasi ajo e ka informuar për çdo mungesë që ka bërë dhe arsyen që ka pasur.
Në Zyrën Vendore Arsmore Roskovec, Valbonës i kanë thënë se ato ditë quhen të paarsyetuara, pasi nuk ka marrë leje, apo të ketë paraqitur raport mjekësor. Nga ana tjetër, në ditën e fundit të shkollës Valbona ka marrë vlerësimin nga drejtori i shkollës, dhe në hapësirën e mungesave pa arsye, nuk ka asnjë të tillë. Gazetarja e emisionit ?Stop? ka kërkuar një takim dhe me drejtorin e shkollës për të dëgjuar versionin e tij, i cili në fillim refuzon të bisedojë por më pas pranon.
Gazetarja: Zoti Ilir, përshëndetje!
Drejtori: Përshëndetje!
Gazetarja: Ju shqetëson Viola, gazetare nga emisioni ?Stop?. Vjen dot të takohemi, të lutem? Të diskutojmë për një rast.
Drejtori: Çfarë rasti?
Gazetarja: Ta them, kur të vish këtu. Të pres këtu.
Drejtori: Po ju nuk vini dot këtu?
Gazetarja: Ku jeni ju?
Drejtori: Në shtëpi!
Gazetarja: T?ju vij në shtëpi?!
Drejtori: Po! Pse ç?a ka?
Gazetarja: Ku e keni shtëpinë ju?
Drejtori: Në një fshat këtu.
Gazetarja: Nuk afrohesh dot te shkolla?
Drejtori: Po, dhe afrohem.
Gazetarja: Të pres këtu tek shkolla.
Drejtori vendos të vijë afër shkollës dhe gazetarja e ?Stop?i tregon rastin si dhe dokumentet ku ai ka kryer shkelje. Po ashtu drejtori është gjetur në shkelje, pasi ai ka qenë bashkë me mësuesen në seanca gjyqësore, por për veten e tij shprehet se nuk ka munguar dhe nuk i është hequr asnjë ditë pune.
Gazetarja: Pse ka ndodhur kjo? Pse nuk e keni justifikuar ju lejen e saj, sepse ju duhet ta bënit në zyrën arsimore? Dhe ju i keni hequr ditët e punës.
Drejtori: Tani unë nuk jam i detyruar, t?ju jap përgjigje juve, se këto zgjidhen ligjërisht.
Gazetarja: Ligjërisht këto janë konsumuar.
Drejtori: Si konsumuar?
Gazetarja: Janë konsumuar, sepse është përgjigjja e ZVA-së, janë proceset gjyqësore. Ju keni qenë në seancë gjyqësore me të?
Drejtori: Po s?kam qenë për këtë problem, pra.
Gazetarja: Po ke qenë për problem tjetër. Po a ke qenë në seancë gjyqësore me të, këto ditë, që ajo ka munguar në shkollë?
Drejtori: Po!
Gazetarja: Pse ia keni hequr ditët e punës?
Drejtori: Po s?ka ardhur në punë, pra.
Gazetarja: Ajo ju ka shkruar. Pse nuk ia keni konfirmuar?
Drejtori: Si konfirmuar?
Gazetarja: T?i konfirmonit lejen, që ka kërkuar!
Drejtori: Më vjen keq! Je dhe gazetare e Stop-it, me një televizion prestigjioz. Tani, si vjen, më kërkon llogari mua, kur mësuesi nuk vjen në punë dhe thua hidh ditët e punës?
Gazetarja: Po mësuesi nuk ka ardhur në punë, për të njëjtën arsye, që nuk ke qenë as ti në punë.
Drejtori: Kam qenë në punë unë.
Gazetarja: Ke qenë në seancë gjyqësore, zotëri.
Drejtori: Seanca gjyqësore 20 minuta ka qenë. Në orën 1, 20 minuta.
Gazetarja: Po, 20 minuta. Pse nuk ia keni thënë:?Jo, nuk të jap dot leje?
Drejtori: S?ka ardhur të kërkojë leje mësuesja.
Gazetarja: Ka kërkuar leje mësuesja, me mesazhe.
Drejtori: Kërkohet leje me mesazhe?
Gazetarja: Elektronikisht.
Drejtori: Kërkohet leje me mesazh? Hape ligjin dhe më thuaj mua, që mësuesi ka të drejtë të kërkojë leje me mesazh?
Gazetarja: Pse si komunikoni ju me mësuesit? Me shkresa zyrtare?
Drejtori: Po pra! Të lutem, mësuesja është pjesë e këtij kolektivi dhe një ditë më përpara, të vijë në drejtori dhe të më paraqesë fletë-thirrjen e gjyqit, që jam nesër në gjyq edhe do më japësh leje drejtor apo jo.
Gazetarja: Ju keni qenë në seancë gjyqësore. Pse do fletë-thirrjen e gjyqit, kur ti je vetë në seancë gjyqësore me të.
Drejtori: Ç?lidhje ka kjo, pra?
Gazetarja: Si ç?lidhje ka kjo?
Drejtori: A do zbatosh rregullat e shkollës ti?
Gazetarja: Po, rregullat i ka zbatuar, duke të njoftuar një ditë më parë.
Drejtori: Mësuesi mos të vejë në gjyq fare. Unë nuk di gjë, vete mësuesja në gjyq, apo jo.
Gazetarja: Është palë paditëse. Është përgjegjësi ligjore, që e ka të detyrueshme të shkojë.
Drejtori: Më jep mua ligjin! A je gazetare?
Gazetarja: Nuk e di kodin e punës?
Drejtori: Ma jep, pra se unë nuk kam kod pune!
Gazetarja: Përderisa je drejtor i një institucioni, duhet ta dish kodin e punës!
Drejtori: Nuk është, pra. Jo nuk e di, po nuk është.
Gazetarja: Përgjegjësia ligjore është, të paraqitesh në gjyq. Vetes ia ke mbajtur ato ditë, që ke munguar?
Drejtori: Po kam qenë në punë, moj.
Gazetarja: Ju si e vërtetoni prezencën tuaj në shkollë?
Drejtori: Janë regjistrat, janë të gjitha, që është hedhur data, tema.
Gazetarja: Mirë, do m?i tregosh pak? Që ta vërtetoj edhe unë.
Drejtori: Po kush je ti, të më vërtetosh mua?
Gazetarja: Siç ia ke mbajtur asaj, duhet t?ia mbash dhe vetes!
Drejtori: Pse bën paragjykime?
Gazetarja: Nuk bëj paragjykim. Flas për një kod pune, që e njeh detyrimin ligjor
Drejtori: Ma jep pra, ma jep!
Gazetarja: E do në dorë?
Drejtori: Ma jep ta lexoj, që mësuesi, kur nuk vjen në punë, i jep ditët e punës.
Gazetarja: Nuk do të mësoj unë kodin e punës, se ti je drejtor institucioni, o zotëri!
Drejtori: Unë nuk e di!
Gazetarja: Në momentin, që ti si drejtor institucioni, komunikon në Ëhatsapp me mësuesit, ndërkohë në këtë anë, ajo duhet të sjelli shkresë?
Drejtori: Ç?a shkrese?
Gazetarja: Ti the: të më sjelli shkresë!
Drejtori: Të më marri leje, o e nderuar!
Drejtorit i është treguar dhe një shkresë e firmosur prej tij, ku ai ka thënë se mësuesja nuk ka asnjë mungesë paarsye, por sërish i janë mbajtur ditët e punës. Në këtë moment drejtori pranon gabimin dhe shprehet se do bëjë një tjetër shkresë me ndryshimet e duhura.
Gazetarja: Pse në këtë fletë ka ?Përqindja e orëve mësimore të munguara pa arsye, 0? ?
Drejtori: Si pa arsye, 0?
Gazetarja: Pse nuk ka asnjë mungesë të paarsyetueshme këtu, në këtë fletë, që keni dhënë ju, që keni vulosur.
Drejtori: Kur është vulosur?
Gazetarja: Sot.
Drejtori: Ç?lidhje ka kjo?
Gazetarja: Si ç?lidhje ka? Ku janë ato mungesat, që ajo ka të paarsyetuara?
Drejtori: Ç?lidhje ka kjo njëherë?
Gazetarja: Po pse, nuk duhet të vendosen këtu ato mungesa?
Drejtori: S?vendosen mungesa këtu.
Gazetarja: Si s?vendosen mungesa këtu? Kjo fleta është vulosur nga ju. Është fusha e vlerësimit. Çfarë do të thotë kjo rubrika këtu? ?Përqindja e orëve mësimore të munguara nga mësuesi, pa arsye?, asnjë nuk figuron.
Drejtori: E ka lënë 0? Do bërë aty, do llogaritur përqindja.
Gazetarja: Po si duhet bërë, ju e keni firmosur dhe e keni vulosur.
Drejtori: Po e bëj unë nesër, pra.
Gazetarja: Bie në kundërshtim me atë, që sapo po më thoni.
Drejtori: Lëre këtë!
Gazetarja: Jo, jo! Nuk e lë fare unë këtë. Kjo është një shkresë e jotja zyrtare, e lëshuar kundrejt mësuesit.
Drejtori: Unë s?thashë, që mësuesja ka munguar pa arsye. Mësuesja nuk ka ardhur në punë.
Gazetarja: Çfarë është kjo, kur nuk vjen në punë?
Drejtori: Uaa?!
Gazetarja: Çfarë quhet kjo në gjuhën tuaj zyrtare?
Drejtori: Mungon në punë.
Gazetarja: Mungon pa arsye.
Drejtori: Me arsye, pa arsye. Nuk e merr lejen, pra. Atë rrogën.
Gazetarja: Po pra, nuk merr ditën e punës. Këtu pse nuk shënohet, në këtë fushë vlerësimi?
Drejtori: Është gjë tjetër kjo, ti zonjë.
Gazetarja: Si është gjë tjetër? Është fusha e vlerësimit të mësuesit.
Drejtori: Nuk po them, që ka munguar pa arsye, nuk ka ardhur në punë.
Gazetarja: Po kjo rubrika tjetër, që s?vjen në punë dhe i hiqen ditët e punës, si quhet?
Drejtori: Më gjej një ligj, që thotë, që s?vjen në punë dhe i hidhet dita e punës. Ma gjej ti gazetare dhe unë do të ulem në gjunjë këtu.
Gazetarja: Kjo si quhet?
Drejtori: Mos u tall me mua, se s?jam për të bërë lojëra. Ti tashi po më bën gjyqin.
Gazetarja: Nuk po tallem. Si quhet?
Drejtori: Më lër tashi!
Drejtori: Dhe unë e kam marrë të arsyeshme, po s?mund t?i jap ditën e punës, se s?ka ardhur në punë fare dhe s?i jap dot rrogën unë.
Gazetarja: Dhe kur merr leje?
Drejtori: Edhe kur merr leje, pra. Edhe kur merr leje, nuk hidhet dita e punës. /tvklan.al
Bashkia Maliq ka rreth 65 000 banorë të cilët kanë një Qendë...
Drejtoresha e OBSh në Tiranë, Dr. Bettina Menne ka dhënë një...
Aeroporti i Rinasit ka njoftuar sot se për ditën e nesërme j...
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 161...
Ndahet nga jeta gazetari shqiptar Sulejman Gashi. Ai është n...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk e di ...
Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho ka bërë një analizë...
Edhe dita e sotme do të vijojë me kushte atmosferike të qënd...
Emisioni “Stop” në Tv Klan këtë të mërkurë ka trajtuar denon...
Jep dorëheqjen drejtori i Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, vijon kotrollet në të gjithë...
Ambasada Amerikane ka dhënë detaje rreth Nismës së Shteteve ...
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur sot te Drejtoria e Po...
Qindra shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në pikën e kalimit ...
Vijojnë të mbeten të larta shifrat e rasteve të reja me Covi...
Drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Bettina ...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të ndikojnë ...
Përveç kufizimeve që solli në jetën e përditshme, Covid-19 n...
Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomin...
Por si është të kalosh COVID-19? Një 45-vjeçare nga Tirana t...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...