web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rudina Dembacaj përlotet në emision: Kam humbur njeriun më të rëndësishëm të jetës time

7 Shtator 2020, 11:04, Lifestyle CNA

Para pak kohësh, moderatorja Rudina Dembacaj, ndau lajmin e trishtueshëm për humbjen e babait të saj. Së fundi e kemi parë që shpesh herë poston kujtime me të atin e ndjerë duke treguar se ia ndjen shumë mungesën.

E ftuar së fundi në emisionin ?Wake up? Rudina e përlotur ka folur edhe një herë për humbjen e babait të saj duke u shprehur se ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë dhe të rëndësishëm.

?Kjo periudhë për mua ka qenë luftë shpirtërore?Unë nuk kam humbur babanë, kam humbur shokun tim më të mirë, njeriun më të rëndësishëm të jetës time. Babai gjithmonë më thoshte ti je e fortë, je e fortë? dhe kjo më ka vënë në një përgjegjësi shumë të madhe. Unë jam më e vogla dhe më duhet të jem e fortë për nënën time, për motrën dhe për 5 hallat e mia dhe e kanë vuajtur shumë humbjen e vëllait të tyre. Më ka ndihmuar shumë vëllai im, djali i xhaxhait tim Ilir Dembacaj, i cili ka qenë prezent në momentet më të vështira ta jetës time. Gjendjen e komës mos e provoftë njeri në botë, është gjëja më e tmerrshme. Kisha frikë të hapja telefonin edhe kur bëhej fjalë për punë, pasi mendoja se më merrnin nga spitali?, u shpreh Rudina e përlotur./ CNA.al





Lajmet e fundit nga