Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Presidenti i Rilindjes, Ilir Meta, është zgjedhur në atë detyrë me votat e Edi Ramës, pas aleancës në Gjirin e Lalzit.
I njohur ndryshe si ?Ilir Floriri? ka filluar një tur në Jug të Shqipërisë, ku po shkon dhe po bën dekorime dhe vlerësime për patriot të ndryshëm dhe nacionalistë të trevave dhe zonave jugore.
Në fakt më shumë sesa dekorime, ajo që po bën Ilir Meta është një përdhosje dhe një ndotje që po i bëhet patriotëve dhe nacionalistëve shqiptarë.
Njeriu që në 30 vite në politikë është kapur në skandale, jo vetëm me bllok në dorë, por për të janë vrarë katër njerëz në Bulevard, ai që ka qënë kryeministër në ngjarje kriminale dhe tronditëse për vendin, ka nxjerrë tanket në rrugë, ka dhunuar dhe masakruar opozitën, ka përçarë partinë në pushtet për interest e tij korruptive, e ka nxjerrë në opozitë, pastaj ka bërë aleancë me kundërshtarët, derisa shkoi dhe la katër viktima në Bulevard për bllokun e tij.
Nuk po i marrim me radhë patriotët dhe nacionalistët që ka shkuar ditët e fundit në jug të Shqipërisë, sepse po t?i përmendësh ata që ka dekoruar Ilir Meta, ata të shkretët ndoshta po dridhen në varr, pasi kanë luftuar për një Shqipëri tjetër, kanë qënë idealistë, luftëtarë, nacionalistë.
Kurse Ilir Meta është një hajdut me çizme në krye të shtetit shqiptar. Është simboli i korrupsionit. Njeriu që ktheu në symbol blerjen e votës dhe blerjet e grupeve apo individëve të caktuar politikë, për përfitime personale. Ilir Meta sillet si një kapo-mafie në politikë dhe këtë e ka bërë me vepra dhe akte që shqiptarët tashmë i dinë të gjitha publikisht. Ai është presidenti i trafikantëve të drogës që i ka emëruar drejtorë dhe i ka mbështetur në karrierën e tyre.
Ilir Floriri është njeriu i njëmijë e një skandaleve. Figura më e fëlliqur politike që ka njohur Shqipëria e 30 viteve tranzicion.
Sot, duke keqpërdorur postin e Presidenti, mbush një çantë me dekorata, shishe me raki në bagazh dhe qingje në hell dhe është vërsulur në Jug të Shqipërisë, me dekorata patriotësh dhe nacionalistësh, duke i fyer, duke i përdhosur emrat e tyre. Sepse është e turpshme të mbajnë një dekoratë të firmosur nga Ilir Meta, i cili është simboli i hajdutërisë, korrupsionit dhe banditizmit politik.
Njeriu që duhet mbyllur në një vend tjetër dhe jot ë lëshohet në rrugët e Jugut të Shqipërisë, duke dhënë dekorata.
Ai duhet të thirret nga drejtësia dhe të japë llogari për gjithçka ka bërë në këto 30 vite dhe gjithçka që ka bërë në gati 30 vite në pushtet. i paguar si rrogëtarë, që nga deputet, kryeministër, ministër i Jashtëm, zv.kryeministër, kryetar parlamenti, dhe deri president.
Një njeri që është mbajtur gjithë jetën me taksat e shqiptarëve, që ka një pasuri miliardëshe, dhe askush nuk i hap llogaritë.
Por, ndoshta ka ardhur koha që drejtësia të mos heshtë më. E në qoftë se nuk flet drejtësia, atëherë duhet të flasin shqiptarët, të cilët duhet të refuzojnë përdhosjen që iu bëhet publikisht nga një president bandit, i cili ka vendosur të ndyjë patriotët dhe nacionalistët shqiptarë, me dekoratat e tij të ndyra, të qelbura apo të korruptuara dhe të pista, të cilat nuk i nderojnë patriotët, por vetëm i përdhosin ata.
Dhe fakti është se Ilir Meta kërkon të përfitojë prej tyre.
Por, a mund të përfitojë një president bandit, mik i trafikantëve të drogës dhe simbol i korrupsionit, nga emrat dhe vlerat e mëdha, të personaliteteve historike që mbajnë trevat e Jugut të Shqipërisë, apo qoftë edhe të Veriut, ku do të shkojë nesër.
Dikush duhet jo vetëm të ndalë ?çmendurinë? e Ilir Metës, por edhe duke i thënë të vërtetën, se ai po ndyn patriotët shqiptarë duke dhënë dekorata për të përfituar vetë politikisht disa vota në zgjedhjet e ardhshme.
Por, zgjedhjet duket se janë afër, njerëzit vështirë se harrojnë dhe Ilir Meta do të marrë atë që i takon. Duke pritur dhe pak kohë për t?i dhënë përgjigjen këtij banditi në krye të një institucioni, që emrin e ka Ilir Meta.
Mirë Shqipërinë ka 30 vite që e vjedh, e grabit, e keqpërdor, por edhe ata që janë në varr nuk i lë rehat. Shqiptarët e gjallë i bënë copë e çikë, por edhe të vdekurit nuk i lënë rehat.
Zoti bandit president, lëri rehat të vdekurit!/ CNA.al
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka ngritur alarmin për si...
Sekretari i Çështjeve Ligjore të Partisë Demokratike, Çlirim...
Ministrja e Arsimit Besa Shahini publikoi ditën e sotme disa...
CNA.al për disa muaj me radhë ka raportuar në lidhje me pasu...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj, ka ngr...
Dy ditë më parë CNA.al ka publikuar skandalin në lidhje me b...
Akademiku Artan Fuga, ka reaguar lidhur me zgjedhjet në Mali...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për lotin e dyt...
Nga Kreshnik SpahiuUnë jam i shpallur Non Grata në tre shtet...
Partia Socialiste do të fillojë menjëherë nga puna që në dat...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka krahasuar...
Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës bën thirrje publik...
Ish-deputetja Jorida Tabaku ka publikuar një video të kryemi...
Prej disa vitesh mediat kanë denoncuar faktin se partitë pol...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka sfiduar pak më parë k...
Ndonëse nuk e mori miratimin e opozitës së Lulzim Bashës, ma...
Partia Demokratike ka kërkuar sërish shkarkimin e nëndrejtor...
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini së fundmi ka publikuar një...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar një foto mes ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka ngritur dis...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...