web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm/ Mundësi e artë për nxënësit e shkollave të mesme në Tiranë

31 Gusht 2020, 16:33, Sociale CNA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë një thirrje për nxënësit e shkollave të mesme në Tiranë.

Nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare, Ambasada deklaron se janë hapur aplikimet për të marrë pjesë në aktivitet e shërbimit në komunitet.

Ambasada fton të rinjtë të marrin pjesë në klubin e Ambasadorëve që ka ndërmarrë një nismë për ruajtjen e mjedisit dhe angazhimin në komunitet.

?Nëse je nxënës/nxënëse i/e shkollës së mesme në Tiranë dhe ke dëshirë të jesh vullnetar/e e të marrësh pjesë në aktivitete të shërbimit në komunitet, Klubi ynë i Ambasadorëve ka hapur aplikimet për anëtarë të rinj deri më 5 shtator. Nëse je për ruajtjen e mjedisit dhe angazhimin në komunitet, mos e humb këtë mundësi. Apliko tani!?, thuhet në deklaratë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga