Shifra marramendëse/ Ja sa i paguan Spotify punonjësit e tij
Kompania paguan paga vjetore me gjashtë shifra për shumë dre...
TikTok, WeChat dhe mijëra aplikacione të tjera nga Kina duken të padëmshme, por në të vërtetë janë “malware”. Por shumë gjëra përdoruesit i kanë vetë në dorë.
Akuzat ndaj aplikacionit kinez TikTok dhe një numri të madh aplikacionesh të tjera kineze janë të rënda: këto programe supozohet se mbledhin një mori informacionesh të përdoruesve të tyre. Këto të dhëna nuk kanë asnjë lidhje me funksionin e vërtetë të aplikacionit dhe nuk ka asnjë arsye për mbledhjen e tyre.
“TikTok-u dhe aplikacionet e tjera janë programuar në mënyrë të tillë që të mbledhin informacione dhe atë janë të pajisura me funksione spiunazhi, thotë eksperti i sigurisë IT, Stefan Strobel, madje sipas tij programuesit e këtyre aplikacioneve përpiqen që askush të mos mundet ta vërejë këtë gjë.
Celularë Android të 26 firmave të ndryshme kanë pasur të instaluara paraprakisht programe malware me funksione spiunazhi
Themeluesi dhe drejtori i kompanisë së sigurisë IT CIROSEC këshillon kompanitë e mesme gjermane për çështje të sigurisë IT. Strobel ka mjaft përvojë me aplikacionet kineze dhe sipas mendimit të tij, aplikacionet e njohura kineze TikTok dhe WeChat janë vetëm maja e ajsbergut.
WeChat kombinon funksione të ndryshme të mediave sociale dhe ofron edhe mundësinë për të shkëmbyer mesazhe dhe për të bërë pagesa online, Ai është shumë i përhapur në Kinë dhe ekspertët e IT-së janë thuajse të gjithë të një mendjeje se të gjitha të dhënat që jepen apo shkëmbehen përmes WeChat regjistrohen thuajse tërësisht nga regjimi kinez.
Të gjithë mbledhin të dhëna, pra ku është problemi?!
Eksperti Stefan Strobel thotë se “vazhdimisht vë re se, për arsye të çuditshme, është investuar shumë për ta bërë më të vështirë analizimin e aplikacioneve”. “Dhe nëse bën përpjekje dhe arrin t’i anashkalosh funksionet mbrojtëse për analizimine aplikacioneve e kupton se aplikacioni është programuar në mënyrë të tillë që të mbledhë shumë të dhëna dhe t’i dërgojë në Kinë. Fjala është madje për të dhëna që në të vërtetë nuk janë aspak të nevojshme “.
Shumë aplikacione që në fillim duken si të parëndësishme dhe të padëmshme shpesh janë programuar në mënyrë të tillë që prodhuesi kinez është në gjendje ta zgjerojë funksionalitetin gjatë kohës së përdorimit të app-it,” thotë Strobel. “Papritmas aplikacioni bën gjëra krejtësisht të ndryshme, pa pasur nevojë ta rishkarkosh atë nga app-store .”
Këtë nuk mund ta krahasosh aspak me përditësimet e rregullta live siç janë ato që ofrojnë zhvilluesit e programeve perëndimore për klientët e tyre. Përditësimet e aplikacioneve spiune kineze nuk duhet të krahasohen me atë që kryen Microsoft Office. “Në rastin e MS Office jam unë si një përdorues i fundit që vendos nëse dua ta instaloj përditësimin,” thotë Strobel. Kurse “aplikacionet kineze e bëjnë këtë gjë plotësisht pa u vënë re nga përdoruesi , pa u marrë vesh fare asgjë se diçka po përditësohet apo po ndryshon – e madje ndoshta kur dikush është duke e përdorur aplikacionin.”
Programe spiunazhi të instaluar paraprakisht në softuer
Angelos Stavrou dhe firma e tij Kryptowire kanë zbuluar vitin e kaluar edhe 146 raste që në celularët Android të 26 firmave të ndryshme kanë pasur të instaluara paraprakisht programe malware me funksione spiunazhi. “Shumë prodhues telefonash celularë përdorin softuerë të prodhuar nga palë të treta dhe nuk e dinë se kush apo si janë programuar ato. Malware bëhet kështu pjesë e një zinxhiri prodhimi dhe mund të përhapet shumë shpejt,” thotë Angelos Stavrou. Këtë vit janë shtuar edhe disa qindra raste të tjera.
Kolegu i tij Ryan Johnson sjell si shembull dy miniprograme – “Lovelyfonts” dhe “LovelyHighFonts” – që ata kishin zbuluar në vitin 2019 . Teorikisht ato ofronin shkronja dhe piktograme, por në fakt të dy programet sulmonin pa e kuptuar fare përdoruesi smartphonin mblidhnin të dhëna të koduara dhe i dërgonin ato pa u marrë vesh në një server në Shanghai, kur telefoni nuk ishte në përdorim.
Shumë gjëra përdoruesit i kanë vetë në dorë
Për ju si përdorues është e rëndësishme të jeni gjithmonë skeptik dhe dyshues dhe të mos instaloni domosdoshmërisht çdo lloj programi në smartphone. Po ashtu duhet të kini kujdes që të mos u lejoni aplikacioneve gjithçka që kërkojnë të bëjnë me smartphonin tuaj.
Në fund të fundit ju si klient e keni vetë në dorë të vendosni nëse duke pasur parasysh njoftimet e shumta për aplikacionet spiune kineze dhe mungesën e transparencës të disa prodhuesve, do të blini apo jo një smartphone të një prodhuesi kinez./ DW
Kompania paguan paga vjetore me gjashtë shifra për shumë dre...
Nokia Oyj fitoi një vendim gjykate në një mosmarrëveshje për...
Keqinformimi rreth shëndetit në Facebook është parë 3.8 mili...
Donald Trump i është bashkuar Triller, një rival me Tik Tok ...
Google ka sulmuar një ligj të ri australian, i cili detyron ...
Për vite me radhë, Zjarri i Madh i Kinës ka bllokuar disa ng...
Tencent po mundohet të ulë shanset për ndalimin e aplikacion...
Apple ka hequr Fortnite nga App Store i tij, duke i lejuar l...
Shqipëria është bërë pjesë e grupit të vendeve që i janë bas...
Kompania “Microsoft” njoftoi të mërkurën se telefoni i saj i...
Apple ka kohë që pritet të debutojë një seri të iPhone-ve me...
Kompania Facebook tha të martën se gjatë tremujorit të dytë ...
Drejtori i Përgjithshëm i Apple, Tim Cook është bërë një mil...
Twitter i është afruar pronarit kinez të TikTok ByteDance pë...
Për Zhang Lianping, një 72-vjeçar në pension pronar i biznes...
Donald Trump dëshiron të ndalojë apilkacionin WeChat , duke ...
Tencent ( TCEHY ) sapo u bë shënjestra e fundit në luftën e ...
Anglia ka krijuar për herë të dytë apliakcionin e gjurmimit ...
Tik Tok po kërcënon se do të veprojë edhe juridikisht kundër...
CEO i komapnisë së aplikacionit tik tok është shprehur se ad...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...