web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet axhenda, ja kur do të mbërrijnë serbët e Crvenës në Tiranë

21 Gusht 2020, 15:58, Sport CNA

Ndeshja mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës do të luhet ditën e martë në orën 20:00 në stadiumin ?Air Albania?. Crvena Zvezda do të jetë ditën e hënë në Tiranë.

 

Skuadra serbe do të vendoset në një nga hotelet e kryeqytetit. Klubi Tirana ka njoftuar dje FSHF-në dhe policinë. Skuadra do të bëjë sërish tamponët dhe kjo është konfirmuar nga bardheblutë, që vetëm të hënën e kaluan këtë proces.

Kujtojmë se tamponët duhet të jenë të vlefshëm 72 orët e fundit, sepse në të kundërt nuk mund të luhet futboll. Ndeshja pritet të luhet nën masa të rrepta sigurie, duke llogaritur ndeshjet e kaluara mes Serbisë dhe Shqipërisë apo skuadrave nga të dyja vendet.





Lajmet e fundit nga