Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Prej disa kohësh, CNA.al ka publikuar një sërë materialesh investigative në lidhje me pasurinë e ish-politikanit Ben Blushi, të kthyer në menaxher mediash.
CNA.al ka publikuar pasurinë e Ben Blushit, sipas të dhënave të deklaruara nga vetë ai pranë institucioneve shtetërore, për vitet që ai ka qënë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe paguhej me taksat e shqiptarëve, ku rezulton se kemi të bëjmë me një ?oligark? i medias. (Lexo këtu).
Ndërkohë CNA.al i ka shkuar më tej investigimit, duke sjellë me prova dhe dokumente konkrete ?dashurinë? e madhe të Ben Blushit për pronat.
CNA.al ka treguar sesi Ben Blushi, ka blerë një pronë në qendër të Korcës, e cila me vlerë tregu do të kushtonte 500 milionë lekë, por një ?biznesmen zemërmirë? i aka dhënë atij për vetëm 30 mijë euro, ose transaksioni ka qënë fiktiv dhe kemi të bëjmë me një fshehje pasurie. Për këtë duhet të përgjigjet Blushi.
Po ashtu ne zbuluam se prona ishte blerë në emër të vajzës së tij Natali Blushi, në atë kohë vetëm 20 vjeç, por që rezulton se në kohën që është bërë kontrata e shit-blerjes pranë noteres Violeta Sulkaj, Natali Blushi nuk ndodhej në Shqipëri.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga sistemi TIMS del se zonja Natali Blushi ka udhëtuar në Romë në fillim të prillit 2015 dhe është kthyer më 19 qershor të po atij viti. (Lexo këtu)
Pra, kemi të bëjmë me një falsifikim të firmës së vajzës së Ben Blushit.
Për këto fakte të publikuara ngaa CNA.al dhe të vërtetuara me dokumente zyrtare, Ben Blushi ende nuk ka pasur asnjë reagim, përveçse një letër patetike për vajzën e tij.
Po ashtu, CNA.al ka sjellë edhe të tjera detaje, në lidhje me apartamente, ndërtime në Tiranë, nga prona të familjarëve të tij. Provat e nxjerra çdo ditë tregojnë se është e pamundur që një njeri i paguar me rrogë shteti 20 vite, me të ardhura zyrtare të gëzojë një pasuri të çmendur, e cila vlen miliona dollarë.
Nga ana tjetër, CNA.al ka publikuar të tjera detaje, në lidhje me një pallat të ndërtuar në Tiranë në vitin 2013, pranë ish Stadiumit ?Dinamo?, i cili i përket në pronësi një ndërtuesi dhe një tjetër personazhi. Bëhet fjalë për vjehrrin e Ben Blushit, të ndjerin A. Brati.(Lexo këtu)
Më tej, në muajin maj 2020, CNA.al pas disa ankimeve nga banorët e Dardhës, ka bërë një tjetër investigim. CNA.al ka zbuluar sesi pasuria e Blushit është shtuar edhe me 250 mijë euro të tjera.
Më poshtë shikoni një kontratë shit-blerje, të kryer tek noterja Zhulieta Mano, me numër 3331, në vitin 2001, ku Ben Blushi ble në Dardhë të Korçës, një pasuri për 12 milionë lekë të vjetra. Një pasuri me dy dhoma, e ndarë me korridor, pjesë e një prone të një shtëpie aty.
Blushi filloi dhe investoi në atë shtëpi të vogël dhe më pas duke shfrytëzuar edhe hapësirat ligjore shkon dhe çon për proçedurë legalizimi gjatë kohës që kishte ardhur Rilindja në pushtet një sipërfaqe trualli, për gati 2 mijë metër katëror, në qendër të fshatit Dardhë.
Për më tepër ka pasur edhe një përplasje dhe konflikt me banorët e Dardhës. Ata pretendojnë se ajo sipërfaqe nuk është e Ben Blushit, ka pronarë, ka trashëgimtarë.(Lexo këtu)
Pak javë më parë një dokument nga zyra e rregjistrimit të pasurive Vlorë, tregonte sesi Ben Blushi, ishte bërë pronar me ½ në 6 mijë m2 truall në Dhërmi.
Në atë kohë Blushi heshti, ashtu siç ka heshtur për çdo skandal të publikuar së fundi. Në rastin e Dhërmiut për të rrëmbyer pronën në bregun e detit përdori një falsifikim të pastër duke kryer një krim, ai dhe bashkëpunëtorët e tij.
Pas denoncimit të grabitjes së pronës shtetërore, falsifikimeve dhe veprimeve kriminale në hipotekë, kjo pasuri e regjistruar në emër të Ben Blushit u çregjistrua sërish. (Lexo këtu)
Për të gjitha skandalet e raportuara në media, Ben Blushi vetëm ka heshtur, duke tentuar të fshihet pas ?gishtit? apo të justifikohet duke përdorur një hartim patetik, për vajzën e tij.
Por, Ben Blushi nuk mund të fshihet, faktet flasin vetë./ CNA.al
Faktet që “kryqëzojnë” Ben Blushin/ Letra akuzë e biznesmenit drejtuar ambasadës të SHBA
Ekskluzive dokumenti- Ja si grabiti Ben Blushi 6 mijë m2 në Dhërmi
Ekskluzive-Zbulohen dokumentet/ Si Ben Blushi bleu për 30 mijë euro, pronën 500 milionëshe
Prona 500 milionëshe/ Kush është noterja që falsifikoi firmën e vajzës së Ben Blushit?!
Skandali/ SPAK merr në ?mbrojtje? Ben Blushin
Autoriteti i Mediave Audiovizive është institucioni që licen...
PD akuzon qeverinë se nuk ka asnjë plan për rihapjen e shkol...
Në 30 korrik, pra gati 20 ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situat...
Rreth një vit më parë, në gusht të vitit 2019, presidenti Il...
Pas zgjidhjes së ngërçit të krijuar në pikën e kalimit kufit...
Ish-ministri i Shëndëtësisë, Tritan Shehu insiston se gjendj...
Më në fund, pas pesë ditësh rraskapitje në pikën kufitare të...
BE përpiqet ta ndalojë përshkallëzimin mes Greqisë, Turqisë ...
Shtëpia e Bardhë pohoi të dielën që senatorja demokrate e Ka...
Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka shpërthyer keq ndaj krye...
Avokati Altin Goxhaj ka qenë i ftuar pasditen e sotme në Fax...
Dy prej udhëtarëve të tij në krijimin e Frymës së Re Demokra...
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i është përgjigjur Presid...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka postuar n...
Në raportimin e sotëm, Ministria e Shëndetësisë njofton se j...
Ish- ministri i Shëndetësisë në qeverinë e PD, Tritan Shehu,...
Nga Edi RamaBJERI GREKUT! Kështu më shkruante njëri ndër dis...
Nga Ina ZhupaBlendi Gonxhja e ka hequr nga Facebook deklarat...
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, inspektoi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...