“Të shtyhet afati i komisionit”/ Zhupa te “Territorialja”: Duhet mendimi i ekspertëve ndërkombëtare për ndarjen e re
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kërkuar në ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kërkuar në ...
Autoritetet Gjyqesore Hollandeze, konkretisht Prokuroria e Amsterdamit, Hollandë, kanë përcjellë një kërkesë për ndihmë juridike, në të cilën kanë informuar se në Hollandë janë duke u hetuar shtetasit shqiptarë Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Ëajtaszczyk për veprat penale të ?Trafikimit të narkotikëve?, ?Pjesmarrje në organizatë kriminale? dhe ?Pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale?, parashikuar nga legjislacioni Hollandez dhe njëkohësisht nga nenet 283/a, 333/a dhe 287 të Kodit tonë Penal. Një pjesë të pasurive të fituara si rrjedhojë e aktivitetit kriminal dyshohet se këta shtetas i kanë transferuar në Shqipëri duke kryer investime të ndryshme.
Sipas letërporosisë nga hetimet e kryera në Hollandë ka rezultuar se shtetasit Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Ëajtaszczyk prej disa viteve kanë aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë duke e trafikuar atë nga vendet e Amerikës Latine për në portin e Amsterdamit dhe me pas në vendet e tjera të Evropës si Angli, Itali etj. Gjatë këtyre hetimeve, këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasia prej 97 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe 16 kg heroinë.
Objekti i kësaj letërporosie ka qënë kryerja e verifikimeve pasurore për këta shtetas dhe familjarët e tyre në Shqipëri si dhe kryerja e verifikimeve dhe mbledhja e të dhënave që mund të çojë drejt zbulimit të pasurive të këtyre shtetasve në shtete të tjera. Mbi këtë bazë është regjistruar procedimin pasuror nr. 4 datë 10/07/2019 në ngarkim të shtetasit Valentin Selaj.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Valentin Selaj dhe personat e lidhur me të Valentin Vasil SELAJ, Vasil Gjergj SELAJ, (babai i Valentinit), Leze Kolë SELAJ, (nëna e Valentinit) dhe Aleks Vasil SELAJ alias Ardian Vasil SELAJ, (vëllai Valentinit), kanë në Shqipëri disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme që janë banesa, troje, toka bujqësore, llogari bankare dhe mjete motorike.
Sipas nenit 3, paragrafi 1 të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 ?Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive?, i ndryshuar, dispozitat e këtij ligji zbatohen për pasuritë e personit mbi të cilin ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në indicie për pjesmarrje në krimin e organizuar. Paragrali 2 i këtij neni parashikon se dispozitat e këtij ligji zbatohen për pasuritë e personit të përmendur në pikën 1 të këtij neni në pronësi ose zotërim të tërthortë nga personat e afert (bashkëshorti, femijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat dhe bashkëjetuesi) për të cilat prezumohet regjistrimi i rremë i pasurive përveçse kur provohet e kundërta.
Mbështetur në faktet e lartpërmendura, aktivitetin e dyshuar kriminal te shtetasit Valentin Vasil Selaj në Hollandë, mungesa e të ardhurave të ligjshme në Shqipëri dhe jashtë saj për shtetasit Vasil Selaj, Leze Selaj dhe Aleks Selaj, si dhe pasuritë e konsiderueshme të paluajtshme dhe luajtshme dhe investime që kanë në pronësi këta shtetas lindin dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë si produkt i aktivitetit kriminal.
Në përfundim të procesit të verifikimeve pasurore, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar me datën 02.07.2020 Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konfiskimin e pasurisë të shtetasve Valentin Vasil Selaj, Vasil Selaj, Leze Selaj dhe Aleks Selaj si më poshtë:
Pasuria në bashkëpronësi të shtetasit Valentin Vasil Selaj, me adresë Rrile Lezhe, me sipërfaqe 5 600 m2, lloji i pasurisë Are + truall. Këtë pasuri shtetasi Valentin Selaj e ka ne bashkepronesi me shtetasin Vasil Selaj dhe Leze Selaj (prinderit). Pasuria eshte rregjistruar me date 31.08.2011.
Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 500 m2, lloji i pasurisë truall. Mbi këtë truall është ngritur një godinë banimi 2 katëshe, me siperfaqe 187 m2. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.
Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 3633 m2, lloji i pasurisë are. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.
Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 500 m2, lloji i pasurisë truall, mbi të cilën është ndërtuar një godinë banimi dy katëshe me sipërfaqe 178.7 m2. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.
Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë lagjia ?Beslidhja? Lezhë, me sipërfaqe 53,125 m2, lloji i pasurisë ?Njësi Shërbimi?, blerë me çmimin 6 019 128 lekë në date 27.02.2013. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.
Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 15 500 m2, lloji i pasurisë are. Pasuria është rregjistruar me datë 10.04.2009.
Pasuria me adrese Rrile Lezhë, me sipërfaqe 5 600 m2, lloji i pasurisë ?Are + truall?. Këtë pasuri shtetasi Vasil Selaj e ka në bashkëpronësi me shtetasin Valentin Selaj dhe Leze Selaj. Pasuria është rregjistruar me datë 31.08.2011.
Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 08.09.2014, çmimi i blerjes është 2 000 Euro.
Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 08.09.2014, çmimi i blerjes është 2 000 Euro.
Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 08.09.2014, çmimi i blerjes është 2 000 Euro.
Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Barbudhoj Lezhë, me sipërfaqe 2200 m2, lloji i pasurisë kullotë. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 27.09.2014, çmimi i blerjes eshte 1 000 000 lekë.
Pasuria me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 200 m2, lloji i pasurisë truall. Këtë pasuri shtetasja Leze Selaj e ka në bashkëpronësi me shtetasit P. S., N. S., P. S. dhe V. S. Data e rregjistrimit te pasurisë 31.08.2011.
Pasuria në pronësi të shtetasit Valentin Vasil Selaj, me adresë Rruga ?Bajram Curri? Tiranë, sipërfaqe totale e pasurisë 118.1 m2, data e rregjistrimit të pasurisë 02.05.2017. Këtë pasuri shtetasi Valentin Selaj e ka blerë në datë 17.03.2017, në shumen 220 000 Euro.
Automjeti me targë AA 890 TD në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, i llojit autoveture, marka Daimler Chrysler, tipi 211016, modeli E 270 CDI, viti i prodhimit 2003. Këtë automjet shtetasi Vasil Selaj e ka blerë në Itali, në shumën 900 Euro.
Llogari bankare rrjedhëse në shumën 5 022 Euro.
Llogari bankare rrjedhëse në shumën 1 091 533 Lekë.
Shoqëria ?Aleks Selaj?, me NIPT L67611501E, në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me aktivitet ?Hotele dhe struktura te ngjashme?, me status aktiv prej 11/02/2016.
Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, 43 dhe 69 vjeç, pa...
Ka ndërruar jetë 50-vjeçari, që u përplas ditën e djeshme ng...
Një 49-vjeçar nga Kruja është proceduar penalisht, për veprë...
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërk...
Policia greke ka arrestuar një shqiptar, pasi e ka kapur me ...
Një automjet ka përplasur një këmbësor pasditen e sotme në r...
Një pikë skrapi është përfshirë nga flakët pak momente më pa...
Dy persona kanë mbetur të plagosur sot në fshatin Rrëmenj t...
Një person është mbytur sot në plazhin e Borshit në Vlorë.Nu...
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të d...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e ...
Policia e Fierit ka konfiskuar katër apartamente dhe 1 autom...
Policia e Fierit konfiskon katër apartamente dhe 1 automjet ...
Policia e Sarandës ka arrestuar një 57-vjecar, pasi u kap du...
Një grua së bashku me vazjën e mitur në Vlorë, janë zhdukur ...
Ka mbërritur sot në gjykatë për masë sigurie 44 vjeçari, Ols...
Mjëksia ligjore konstaton se vdekja e 67 vjeçares Veronika R...
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtar...
Një grua 67-vjeçare është gjetur e pajetë brenda banesës së ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bypassin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...