Protestat para Kryeministrisë/ Berisha: Mbështesim të drejtën e çdo qytetari për të protestuar
Kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë të qartë dhe njëherë qën...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë të qartë dhe njëherë qën...
Pak kush e ka të fiksuar emrin e turkut Abdulselam Turgut (Yunus), por mjafton të sjellësh në vëmendje zbërthimin e një celule që do të kryente sulme terroriste ditën e Sulltan Nevruzit, ndaj iranianëve të MEK në Shqipëri, apo një vendim të gjyqtarit Gjin Gjoni për një shtetas turk dhe kujtesa nis të pastrohet.
Emri i tij, por edhe disa të tjerëve del nga hetimet e SPAK-ut, pas vendimit për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit.
Miqësia e tyre nis vite më parë, për t?u bërë ortakë në biznesin e drogës në vitin 1998 në Turqi, atëherë kur emri Xhemail Pasmaçiu (sot Ylli Ndroqi) ra në rrjetën e Drejtësisë turke bashkë me emra të tjerë shqiptarë dhe turq.
Tashmë SPAK, në ditën e gjykimit për Presidentin e ?Ora News?, teksa liston pasurinë marramendëse me 26 prona të paluajtshme, nxjerr atë çka përflitej prej kohësh nën zë nga politika, mediat, gjyqësori apo edhe opinioni, por jep dhe emrat e personave të arrestuar në Turqi me Ylli Ndroqin.
?Në datë 02.09.1998 nga ekipet e sektorit kundër narkotikëve (….), për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, janë sekuestruar 30.5 kg lëndë narkotike heroinë dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar, Abdulselam Yunus dhe Ylli Ndroqi, i paraqitur me emrin Xhemail Pasmaçiu…?.
Xhemail Pasmaçiu arriti ta hidhte pas shpinës, të shkuarën e tij edhe falë lidhjeve me politikanët shqiptarë, duke dalë në ekran si President i Ora News, Konsull nderi i Meksikës, biznesmen i suksesshëm etj.
Por, gjurmët e tij nuk arritën të mbulohen 100 % pasi investigimet mediatike, rrjedhja e informacionit, rivaliteti apo çdo referim tjetër që mund të japim e nxorën atë ?zbuluar?, në mes të ditës.
Firma e Gjin Gjonit apo Alaudin Malajt, tashmë të larguar nga sistemi i drejtësisë, për lehtësimin e dënimit të turkut Abdulselam, teksa ky i fundit kërkohej me ngulm nga Gjermania me qëllim ekstradimi si trafikant droge, riktheu debatin, për interesat që fshiheshin pas një vendimi kaq të guximshëm nga gjyqtari shqiptar.
Gazetarët Klodiana Lala dhe Artan Hoxha, ishin ata që hodhën në publik faktet e para.
Klodiana Lala gati një vit më parë shkruante për një biznesmen me dy emra që kishte ndërhyrë në këtë vendim.
?Adbulselam Turgut u lirua vite më parë nga Gjykata e Apelit me masën e arrestit shtëpiak, në një kohë që në Shqipëri nuk kishte adresë. Lirinë ja mundësuan miqtë e tij shqiptarë që paguan miliona. Dosja e tij në Policinë e Shtetit u rihap dy vite më parë dhe një portal shkroi për disa detaje. Për këtë shkak u pezullua nga puna edhe një oficere, me dyshimin se zbuloi të dhëna sekrete. Në fakt, nuk ishte ajo që e nxori sekretin. Atë gjë e bëri dikush tjetër. Zhurma u shua shpejt, sepse mesa kuptova sërish ai bosi me dy emra veproi në mënyrën e tij. Tani ky trafikanti na rezulton i përfshirë me rrjet terrori. Te Krimet e Rënda ka një dosje të hershme për këtë. Pyetja është: A po hetohet biznesmeni dhe lidhjet e tij me politikën??, citonte gazetarja Klodiana Lala.
Ndërsa Artan Hoxha, teksa jepte të dhëna për Turgut zbulonte ndër tjera si nisi hetimi për celulën e drogës në vitin 1998, përmes gjurmimit të një futbollisti me origjinë shqiptare, lajm të cilin e ka pasqyruar edhe gazeta turke Hurriet, ndërsa i ka kushtuar në emisionin Xhungël dikur edhe një investigim ku prek anën tjetër kriminale, atë të terrorizmit islamik:
?Abdulselam Turgut ka qenë nën hetim për trafik droge për qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë. Historia nis që në vitin 1998. Gjatë një operacioni të policisë turke u godit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes. U ra në gjurmët e tyre duke u ndjekur një futbollist me origjinë shqiptare, i ikur herët, që u kap me 30 kg heroinë. U arrit të kapet një episod nga policia turke me 190 kg heroinë që ishte porositur në Turqi dhe do vinte në Shqipëri në rrugë tokësore. Roni i Shijakut ka qenë i arrestuar në Shqipëri e Itali për trak heroine. Është i përfshirë në fushata elektorale të forcave politike në Shijak. Krimi nuk ka ngjyrë politike, ka marrë pjesë në fushata të ndryshme..?, deklaronte Hoxha.
Në deklaratën e drejtorit të Policisë, Ardi Veliu në 23 tetor të vitit 2019, për zbulimin e celulës terroriste, gjenden shenjat e lidhjeve të Abdulselam Turgut me Ndroqin, por qendërzimi i suksesit të parandalimi i një sulmi terrorist e eviton degëzimin te ish-rrjeti i narkotikëve dhe informacionet publike në lidhje me rastin e Turqisë ku është përfshirë Ndroqi.
?TURGUT ka gjithashtu lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri. TURGUT është liruar nga një burg në Turqi në fund të vitit 2018. Në vitin 2011, TURGUT është burgosur gjithashtu në Shqipëri me akuza në lidhje me trafikimin e dyshuar të rreth 1 ton heroinë, por u arratis nga vendi duke përdorur një pasaportë false, pasi gjykata ndërroi masën e sigurisë nga ?Arrest në burg? në ?Arrest shtëpie?, deklaronte Veliu.
Por tashmë gjithçka është e qartë, e zbërthyer dhe e vërtetuar. Për Ylli Ndroqin (Xhemail Pasmaciun) ka vetëm sekuestrim pasurie dhe vendime publike si trafikant droge, ende askush nuk ka marrë seriozisht apo të hetojë lidhjet e tij me personazhe të botës së krimit akuzuar për terrorizëm. (vijon)/CNA
Video-Zbulohet celulë terroriste në Shqipëri/ Ja nga kush drejtohet, si u parandalua sulmi
Sulmi i celulës terroriste iraniane/ Artan Hoxha zbulon biznesmenët shqiptar (Emrat)
Trafiku i drogës/ ?Roni i Shijakut? dhe historia e tij në Turqi
Turqit e heroinës në Has/ Zbardhen përgjimet e”Ronit të Shijakut”
Grabitet gjatë natës një firmë reklamash në Kodër Kashar.Per...
Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme ...
Ekstradohet drejt Gjermanisë 24 vjeçari nga Taxhikistani i i...
Vijon kontrolli për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë...
Një ngjarje e paprecedent ndodhi mesditën e sotme në Tiranë,...
Një 34-vjecare nga Poliçani, nënë e dy fëmijëve ka tentuar t...
Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e taksistit 71-vjeça...
Një nga antaret e grupit Avdylaj ka nxjerrë krahun, teksa us...
Policia e Tiranës ka dalë me informacion paraprak lidhur mbi...
Një person është gjetur i pajetë në Fushë Prezë, në kryqëzim...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Radhimë, Vlorë.Dy mak...
Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet për zbatimin e proto...
Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona për vepra të nd...
Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimit Meçe, ka ankimuar në ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Zvërnecit në Vlo...
Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me bur...
Policia e Qarkut Durrës ka ndëshkuar me masë administrative ...
Një 38-vjeçar në Bulqizë ka rënë në prangat e policisë,pasi ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqyte...
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pa...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...