web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen avokatët publikë të ish-trafikantit të drogës

3 Gusht 2020, 14:05, Politikë CNA

Sot Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar zyrtarisht se presidenti i Rtv Ora News, Ylli Ndroqi është i njëjti person me shtetasin Xhemail Pasmaçiu, i arrestuar në Turqi dhe Itali për trafik droge.

Në njoftimin zyrtar të SPAK po ashtu thuhej se me urdhër të GJKKO është bërë edhe sekuestrimi i pasurisë së Ylli Ndroqit, pasi ka dyshime se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Pas publikimit të këtyre të dhënave nga SPAK, as gazetarët e tij nuk e mbrojnë dot, dhe përpiqen ta justifikojnë, megjithëse ka një vendim gjykate.

Por, tani kanë dalë avokatët publikë. Dhe është e turpshme që në vitin 2020, një trafikanti droge, që i është sekuestruar pasuria, i lëpihen disa politikanë karagjozë dhe sharlatanë publikë, sepse ai ka një ekran.

Mes personave që kanë bërë avokatinë publike të ish-trafikantit, të cilit i është sekuestruar pasuria, janë edhe dy ?ushtarët? e presidentit Ilir Meta. Gjë që në fakt ishte E pritshme, pasi Meta  njihet si një mik i ngushtë i Ylli Ndroqit.

Bëhet fjalë për gjithologun e dështuar të politikës, Ylli Manjani, i cili tashmë i përzënë me shkelma nga politika, reagon për çdo gjë dhe gjithçka.

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani, i cili vinte nga radhët e LSI, duket se ka marrë ?shpatën? në dorë për të sulmuar dhe kritikuar çdo gjë që ndodh rreth e rrotull tij dhe nuk ka një ditë që të mos bëjë postime në rrjetet sociale kundër qeverisë, të cilës i shërbeu me devotshmëri disa vite më parë.

My hyrje tek pallati i Klement Balilit, megjithëse pretendon se e ka nga krahu tjetër dhe me maskën e personit të ndershëm, më shumë sesa opozitarizëm e ka për inatet e tij, për mllefet e tij, apo për paaftësinë e tij për t?u bërë pjesë e një grupi poltitik apo për të ecur në një ekip, dhe pse jo t?i shërbejë me devotshmëri ?shefit? të tij.

Nga ana tjetër nuk mund të rrinte pa bërë avokatinë e Xhemail Pasmaçiut, edhe një tjetër ?ushtar? i Metës, Lefter Maliqi.

Edhe ky i fundit në një postim në rrjetet sociale, ka dalë pro mikut trafikant droge të presidentit tonë.

Lefter Maliqi, i hyrë në parlament nga listat e Lulzim Bashës, në jo pak raste e ka treguar shërbimin e tij ndaj kreut të shtetit.

Një tjetër ?gjitholog? që ka dalë në krah të Ndroqit, është edhe një personazh qesharak, i cili është simboli sesi media e keqmenaxhuar dhe e keqpërdorur mund të kthehet në një hapësirë pa fund për njerëz pa asnjë vlerë dhe kapacitet intelektual.

Bëhet fjalë për Ilir Demaliajn, një personazh që Kastriot Myftaraj e ka akuzuar si spiun të ish-Sigurimit të Shtetit, së bashku me babain e tij. Vetë ai thotë se e ka rrahur Kastriotin në sy të Ylli Ndroqit, në ambientet e Ora News. Ngjarje e papublikuar dhe e pa thënë më parë.

Gjithësesi duke qënë se është thënë nga Demalia nuk është se mund të besohet, por akuzat në fakt kanë qënë publike.

Por, nuk mund të heshtin edhe gazetarët ?opozitarë? Basir Çollaku dhe Bledian Koka.

Kujtojmë këtu se emri i Basir Çollakut u përfol në media edhe në rastin e ?Xhisielës?, ku publikoi intervistën me ish-oficerin e policisë, Emiliano Nuhu, për të cilën ai është akuzuar edhe për kallëzim të rremë.

Ndërsa Bledian Koka, është nga ata gazetarët që shkon nga fryn era. Herë shan Lulin, e herë e ?përqafon?, sipas interesave të momentit./ CNA.al

Shoqërohet në polici Ylli Ndroqi/ Gjykata i sekuestron pasurinë





Lajmet e fundit nga