Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Në vazhdën e pandemisë së koronavirusit që e ka origjinën në Kinë, Presidenti Donald Trump ka ndjekur një politikë gjithnjë e më të ashpër ndaj Pekinit, duke e bërë politikën amerikane ndaj Kinës një çështje kryesore në fushatën zgjedhore presidenciale. Zoti Trump, i cili këtë javë urdhëroi mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston, ka kritikuar rivalin e tij të partisë demokrate, ish-nënpresidentin Joe Biden, duke a quajtur atë të butë ndaj Kinës. Por, zoti Biden gjithashtu e portretizon veten si të ashpër ndaj Kinës dhe ka kritikuar politikat e Presidentit Trump, duke i quajtur ato joekzistente dhe joefektive.
Në të kaluarën Presidenti Trump theksuar natyrën reciproke të marrëdhënies së tij me Presidentin Kinez Xi Jinping dhe përparimin drejt një marrëveshje të re tregtare që do të rriste eksportet bujqësore amerikane.
Por, Presidenti Trump ka ndjekur një qasje më të ashpër ndaj Pekinit për nënvlerësimin që i bëri shpërthimit të koronavirusit kur u shfaq për herë të parë në provincën e Wuhanit.
“Ajo që është lëshuar nga Kina në botë, është e vështirë të imagjinohet”, tha Presidenti Trump.
Administrata e Presidentit Trump të mërkurën urdhëroi mbylljen e konsullatës së Kinës në Hjuston, duke e akuzuar atë për spiunazh të paligjshëm dhe vjedhje të pronës intelektuale amerikane.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur gjithashtu sanksione ndaj Kinës për shkeljen e të drejtave të njeriut të komunitetit mysliman të ujgurëve, dhe shkeljen e lirive civile në Hong Kong.
Ekspertët e diplomacisë janë të shqetësuar rreth strategjisë së re të ashpër të Presidentit Trump.
“Është më armiqësore dhe konfrontuese në mënyra që unë mendoj se do të dëmtojnë interesat e Shteteve të Bashkuara”, tha Rachel Esplin Odell nga Instituti Quincy për Përgjegjësitë Shtetërore.
Ish këshilltari i Presidentit Trump i kthyer në kritikë, John Bolton, ka kritikuar gjithashtu ashpërsimin e politikës ndaj Kinës, duke i thënë Zërit të Amerikës se ajo është e lidhur me fushatën zgjedhore.
“Unë mendoj se marrëdhënia e zotit Trump me zotin Xi Jinping shkon lart e poshtë në varësi të perspektivës për ditën e zgjedhjeve. Dhe nëse zoti Trump fiton zgjedhjet, unë mendoj se Xi Jinping përsëri do të jetë një mik i tij i madh”, tha ai.
Presidenti Trump tani po përdor politikën e tij të ashpër ndaj Kinës për të sulmuar rivalin e tij demokrat, ish nënpresidentin Joe Biden, duke e quajtur atë të butë ndaj Kinës.
“Kur ishte nënpresident, Biden kundërshtoi tarifat. Dhe ai e mbështeste Kinën, nuk donte të bënte asgjë për të prishur marrëdhëniet me Kinën.”
Si nënpresident në administratën e Presidentit Barack Obama, Biden mbështeti angazhimin e kushtëzuar me Kinën për çështje të tregtisë dhe sigurisë.
“Ne nuk kemi frikë nga rritja e Kinës, ne duam ta shohim Kinën të rritet. Të vazhdojë të rritet në një mënyrë të përgjegjshme”, tha ish nënpresidenti Biden.
Por administrata e Presidentit Obama gjithashtu u përpoq të frenonte agresionin kinez duke rritur praninë ushtarake amerikane në Paqësor dhe duke forcuar aleancat rajonale.
Ish nënpresidenti Biden ka kritikuar Presidentin Trump se ai përdor një gjuhë të ashpër, por ndërmerr veprime të dobëta që nuk arrijnë të frenojnë Kinën. Zoti Biden ka thënë se do të vendosë sanksione më të forta ndaj Kinës, por kritikët thonë se ai nuk ka një strategji të qartë alternative.
“Mendoj se ai nuk ka një filozofi koherente ose vizion të politikës së jashtme, por ai në njëfarë mënyre reagon”, tha Giselle Donnelly, analiste e Sigurisë Kombëtare në Institutin American Enterprise.
Të dy fushatat kanë akuzuar gjithashtu njëra-tjetrën se kanë lidhje biznesi familjar me kompanitë kineze, duke paraqitur konflikte të mundshme interesi./ VOA
Nga 472 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve...
Një divorc. Një fejesë. Më pas ai u bë me një djalë. Për pak...
Para 25 vitesh një seri atentatesh islamiste tronditi Francë...
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn po verifikon mun...
Në Kosovë ka humbur jetën një tjetër pacient i infektuar me ...
Një javë pas heqjes së kufizimeve të reja për studentët ndër...
Që nga regjistrimi i rasteve të para të Covid-19, në Kosovë ...
Prespektiva e rizgjedhjes së Presidentit Donald Trump vazhdo...
Nga gjithsej shtatëqind shtretër në Qendrën Klinike Universi...
Në Kosovë janë testuar gjithsej 555 mostra të marra nga ShSK...
Vijon të mbetet e rënduar situate me Covid-19 në Madedonine ...
Mes tensioneve diplomatike në rritje, Kina ka urdhëruar Shte...
Edhe në Kosovë vijon të rritet në mënyrë të frikshme, numri ...
Mediumi më i madh i pavarur i Hungarisë, “Index” rrezikohet....
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin zyrt...
Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se kreu i Parlament...
Një gjykatës ka nxjerrë një urdhër që kufizon veprimet e agj...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo përshkroi se si mar...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, bën të ...
Një tjetër mjek në Kosovë ka humbur jetën, pas infektimit ng...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...