SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor është pjesë e politikës zyrtare të zgjerimit të BE-së që nga viti 2003. Po si është gjendja sot?
Mali i Zi dhe Serbia janë në negociata për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Në mars u vendos për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Bosnja ka bërë kërkesë për anëtarësim ndërsa Serbia bllokon çdo përparim në Kosovë. Kjo është njëra anë e procesit të pranimit. Po si qëndron puna lidhur me vlerat e shumë përbetuara si demokracia, sundimi i ligjit dhe zhvillimi i qëndrueshëm në praktikë?
Që nga viti 1989 ka “përparime” edhe pse të vonuara nga luftërat pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Me përjashtim të Kosovës gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor gëzojnë lirinë e udhëtimit gjë që shumë e përdorin për të migruar në perëndim. Në zinxhirët e supermarketeve, shumë prej tyre në duart gjermane, ka kryesisht mallra të importuara dhe vështirë gjen për të blerë produkte vendase. Projekte të mëdha korruptive ndërtimi si dhe ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël, shpyllëzimi i pyjeve, grabitja e tokës dhe zhvillimi i pakontrolluar i turizmit i bëjnë dëm të madh natyrës unike. Arsimi dhe kujdesi shëndetësor mbeten të gjendje të ulët, papunësia është e lartë. Shumë prej qytetarëve të këtyre vendeve nuk mund të mbijetojnë pa paratë që u dërgojnë familjarët nga jashtë apo pa një sektor të lartë informal. Ka ardhur koha ta pranojmë se transformimi neo-liberal në Ballkan ka dështuar.
Pjesëmarrja e ulët zgjedhore në Serbi, Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut shpreh mosbesim të thellë ndaj demokracisë. Demonstratat në Beograd e zbehën “shkëlqimin” e fitores së Presidentit Aleksandër Vuçiq në zgjedhje.
Maqedonia e Veriut po përballet pas një fushate të ndyrë zgjedhore me një formim gati të pamundur të qeverisë. Ish-shpresa, prokurorja speciale Katica Janeva u dënua për korrupsion. Ish-shefi i shërbimit sekret dhe kushëriri i ish-kryeministrit Gruevski, Sasho Mijalkov, “i forti i të fortëve” që dikur e kishin frikë të tërë dhe një nga sipërmarrësit më të pasur të vendit, ecin tani serbes nëpër Shkup. Kurse vetë Nikolla Gruevski shijon pasurinë e tij në mërgim në Budapest.
Bosnja është një vend i paqëverisshëm në të cilin elitat, të kryesuara nga kleptokratë si Milorad Dodik dhe Bakir Izetbegoviq, ndajnë burimet mes njëri-tjetrit. Shqipëria dhe Kosova janë në gjendje të përhershme krize. Kryeministri i zgjedhur kosovar Albin Kurti u rrëzua me ndihmën e një intrige amerikane, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po përballet me një akuzë për krime lufte në Hagë, gjë që Kryeministri shqiptar Edi Rama e quan sulm ndaj të gjithë shqiptarëve. Mali i Zi, ku do të zhvillohen zgjedhje në muajin shtator, është i përçarë nga një mosmarrëveshje absurde mbi ligjin për fenë midis Kishës Ortodokse ultrareaksionare ortodokse serbe dhe klikës së sundimtarit afatgjatë, Presidentit Millo Gjukanoviq.
Pse nuk çudet askush që miliardat e BE-së, EBRD-së, Bankës Botërore, FMN-së dhe organizatave të tjera zhduken?
Në varësi të këndvështrimit në Ballkan janë zhvilluar pas vitit 1989 demokraci hibride, kleptokraci ose shtete mafioze. Studiuesi me origjinë serbe Branko Milanovi? shprehet në blogun e tij për “kleptokraci shumëpartiake”; politologu Jasmin Mujanovi? shprehet në librin e tij Hunger and Fury për “autoritarizëm elastik”; kurse drejtuesi i Transparencës Ndërkombëtare në Bosnje, Sr?an Blagov?anin, flet në një studim të fundit për “sundimin e karteleve”. Sipas mendimit të Vedran D?ihi? nga Instituti Austriak për Politikë Ndërkombëtare (OIIP) zgjedhjet në Serbi janë “gjoja demokraci në formë arti iluzionist”.
Fatkeqësisht situata në disa vende anëtare të BE-së nuk është më e mirë. Ato thjesht patën fat që u bënë më kohë anëtare të klubit, sikurse dëshmojnë shembuj nga Rumania dhe Bullgaria, Malta, Qiproja, Hungaria dhe Polonia. Sociologu hungarez Balint Magyar e quante Hungarinë që në vitin 2016 si “shtet mafioz post komunist” . Kriteret që përdor ai mund të përdoren edhe për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Vendimmarrësit e Brukselit dhe burokracinë e atjshme nuk i shqetësojnë gjëra të tilla për shkak të përparësive të tjera. Dhe vërtet ka pak kuptim të kërkosh reforma “të bazuara në ligje dhe rregulla” në Ballkan, kur vetë shtetet e BE-së, përfshirë Gjermaninë, i shpërfillin rregullat, sapo u preken “interesat e tyre”. Aleancat partiake evropiane, sidomos EPP dhe PSE, luajnë një rol për t’u shqetësuar në raportet e krijuara me kleptokracitë në Ballkan. Etiketimi i partive të Ballkanit si konservatore, të krishtera, liberale, social-demokrate apo socialiste është thjesht mashtrim.
I ashtuquajtur proces i Berlinit, i cili filloi në vitin 2014 me shumë energji dhe qëllime të mira, është shndërruar në malin e famshëm që u mbars e polli një mi. Organizatën për shkëmbimin e të rinjve RYCO (Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor), rezultati pothuajse i vetëm konkret i këtij procesi, nuk duhet të nënvlerësohet. Ajo ia detyron ekzistencën e saj përfaqësuesve të përkushtuar të shoqërisë civile.
Projektet e synuara të infrastrukturës kanë mbetur në letër. Kina po ndërton autostrada, hekurudha dhe ura, ndonjëherë madje edhe me financimin e BE-së, dhe po i josh vendet e Ballkanit në një kurth borxhesh. Qëndrueshmëria e këtyre projekteve është çështje tjetër. Gjithësesi ato janë ideale për të “tjetërsuar” miliona para.
Një zhvillimi i qëndrueshëm në përshtaje me ndryshimin e klimës dhe biodiversitetin e kërcënuar nuk duket se është në interes të elitave të Ballkanit ose të partnerëve të tyre evropianë. Rreziku është i madh që presioni për një “rikuperim ekonomik” të shpejtë pas Coronës do t’i shndërrojë në butafori mashtruese përpjekjet për një zhvillim dhe ndryshim që u shërben njerëzve dhe natyrës.
BE-ja duhet ta rishikojë urgjentisht në mënyrë themelore politikën e saj për Ballkanin. Një “metodologji” e re nuk ka më dobi. BE-ja duhet t’u tregojë vendin elitave të korruptuara në politikë dhe në biznes duhet të kundërshtohen. Dhe t?i nxjerrë edhe personalisht përpara përgjegjësisë. Kjo është e mundur vetëm në bashkëpunim me shoqërinë civile të dobët, por të shumëllojshme dhe të gjallë. Për sa kohë të rinjtë do të kenë mundësi të zgjedhin vetëm mes përshtatjes ose emigrimit, nuk do të jetë e mundur të ndalohet eksodi i njerëzve të arsimuar. Brukseli, Berlini dhe Parisi duhet të tregohen më në fund të guximshëm dhe të flasin hapur me elitat e Ballkanit. Por kjo nënkupton gjithashtu edhe pranin e deficiteve vetiake dhe luftimin e tyre. Një “le të vazhdojmë kështu si deri tani” do të jete me pasoja fatale.
Gudrun Steinacker ka punuar mes viteve 1976 dhe 2016 për trembëdhjetë vjet në Ballkan, së fundmi si ambasadore e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut (dikur FYROM) dhe në Malin e Zi./ DW
Kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda është prekur nga Covid-...
Djali i vogël i kryeministrit Edi Rama, Zaho mbush sot 6 vje...
Regjimi diktatorial i Enver Hoxhës sundoi duke përdorur përg...
Të izoluar pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19, qindra ...
Situata e rasteve me Covid-19 pritet të përkeqësohet gjatë d...
Ministria e Shëndetësisë, gjatë përditësimit të rasteve të r...
Ambasadorja Yuri Kim shkruan se të gjithë ata që mendojnë se...
Nga sot emri i qytetit Ura Vajgurore do t’i kalojë historisë...
Shumë vetë presin për një vizë pune për të ardhur në Gjerman...
Një raport i fundit i Nismës Globale Kundër Krimit të Organi...
Nga Andi Përmeti– Ky ishte viti tragjik i Partise Demokratik...
Covid-19 ka shënuar një tjetër viktimë në vendin tonë.Bëhet ...
Hetimet e Prokurorisë së Tiranës për aferën e dyshuar korrup...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka takuar ish-kryeparlament...
108 raste të reja 3 humbje jete dhe 60 të shëruar. Është ky ...
2 spitalet Covid në vend vijojnë të marrin pacientë të rinj,...
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu, në fjalën e tij so...
Nga Peter TaseNë vitin 2001, qeveria Shqiptare, e drejtuar n...
Ibsen Elezi, ish-këshilltar i Partisë Demokratike në Këshill...
Të hënën e kësaj fillimjave, në kuadër të masave anti-covid,...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...