Rama ka ndërhyrë për Ballukun?/ Braho-opozitës: Paraqitini provat në SPAK
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Mazhoranca dhe opozita parlamentare janë shprehur pro ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, por një qasje e tillë, është kundërshtuar fort nga ana e opozitës jashtëparlamentare.
Kryetari i LZHK-së dhe aleati i Bashës, Dashamir Shehi, fillimisht komentoi në “Euronews Albania” takimin e ambasadores së SHBA Yuri Kim me kreun e shtetit dhe me kryeministrin e vendit. Ai theksoi se këto lëvizje, vijnë pas tentativës së kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij po synon të minojë marrëveshjen e 5 qershorit me idenë për ndryshimet kushtetuese.
Lideri i LZHK-së shprehet se e gjithë kjo tymnajë dhe zhurmë e krijuar për ndryshimet kushtetuese, nuk ka si qëllim në vetvete thjesht hapjen e listave, por ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.
?Në një farë mënyrë zëri ndërkombëtar më i rëndësishëm janë SHBA. Aq më tepër që kjo marrëveshje që u bë në oborrin e SHBA, në zyrat e tyre. Të prekur nga lëvizjet e Ramës janë këto dhe këto do të bëjnë presion për të gjetur zgjidhjen e këtij problemi. Marrëveshja e 5 qershorit nuk ishte një shkëlqim i madh, por një mirëbesim për t?i futur palët në zgjedhje. Ato që janë brenda parlamentit (iu referohet deputetëve të opozitës parlamentare) janë njerëzit të Ramës dhe i rreshton siç do vetë. Nga këto zhurmat demokratike do të bëhet sa të duash. Kam shumë vite që merrem me këtë punë, por jam prapë i paqartë se çfarë kanë kërkuar. Këtu lista të hapura nuk ka, pasi 1/3 e listave është e mbyllur?, tha ai.
Teksa e quajti Parlamentin aktual si qesharak, z. Shehi theksoi se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nuk mund të ndryshohet një vit para zgjedhjeve.
?E gjithë kjo punë u bë, për të hequr koalicionet parazgjedhore. Unë do të isha dakord që për hir të demokracisë dhe Shqipërisë, këta zotërinj të hapnin listat 100 %. Të kishin bërë një listë kombëtare dhe jo rajonale. Të kishin kërkuar për shembull pragun më të ulët zgjedhor. Për seriozitet të të gjithë kësaj pune, nuk mund të ndryshohet Kushtetuta një vit para zgjedhjeve me Parlamentin më qesharak që kemi pasur në këto 30 vjet, nuk kanë shkëlqyer as parlamentet e tjera, mirëpo ky Parlament as numerikisht nuk i përmbush numrat. Janë të kontestuar këto, është e kontestuar edhe pjesa socialiste. Pse ikëm ne? Ikëm sepse nuk kishte vlerë si Parlament. Ky Parlament merr perisper që brenda një jave ndryshon Kushtetutën. Pse e ndryshon?! Tani e ndryshojmë Kushtetutën për heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Kjo tregon se deri ku kemi degjeneruar si shtet. Kjo përbën një precedent të rrezikshëm. Këto po tallen?, tha ai.
E pyetur nga gazetrja, nëse opozita jashtëparlamentare duhet të ulet në tryezën e Këshillit Politik apo ta refuzojë atë, z. Shehi dha këtë përgjigje:
?Unë them se nuk ka asgjë të keqe që të shkojnë dhe t?i thonë: ore zotëri, ti me vërtetë mund të jesh kryeministër i Shqipërisë, por nuk mund të tallesh deri në këtë situatë me kushtetutën e vendit?, theksoi Shehi.
Ai beson se ka ardhur momentin që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë për gjëra madhore, dhe jo për hapje listash siç po pretendon të arrijë mazhoranca qeverisëse me ndihmë të opozitës parlamentare.
Por, përkundër kësaj, kreu i LZHK-së shprehet i bindur se opozita do të fitojë zgjedhjet e 2021, ndërsa shton se Ramën nuk e shpëtojnë dot as listat e hapura dhe as ato të mbyllura.
?Kushtetutës së Shqipërisë i ka ardhur dita të ndryshohet, por i ka ardhur dita të ndryshohet për tema madhore. Mua si Dashamir Shehi i LZHK-së, nuk më trembin fare, ne do të shkojmë të hyjmë në zgjedhje dhe ne do t?i fitojmë zgjedhjet. Sido që të jetë puna, ne do të hyjmë në zgjedhje dhe do t?i fitojmë. Nuk i shpëton këto as lista e hapur dhe as e mbyllur. Po t?i pyesësh ata zotërinj të opozitës se çdo të thotë kjo punë që po bëjnë, unë e gjykoj se nuk e dinë se çfarë po bëjnë dhe se çfarë të mirë kanë shqiptarët në këtë drejtim?, u shpreh Shehi.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk do t’i njohë ndryshim...
Opozia e Lulzim Bashës ka reaguar menjëherë pas mbledhjes s...
Jorida Tabaku ka reaguar pas postimit të ambasadores së SHBA...
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik, e thirrur ditën ...
Ish-ministri i Jashtëm, njëkohësisht anëtari i Komisionit të...
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Partinë Demokratike për b...
Ka zgjatur 30 minuta mbledhja e Këshillit Politik, këtë herë...
Ka nisur mbledhja e Këshillit Politik, ku pritet të diskutoh...
Në media ka qarkulluar lajmi se ish-gjyqtari në Gjykatën e A...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka bërë një paralajmërim të for...
Ministria e Shëndetësisë raporton për 68 raste të reja në 24...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka hedhur ...
Ditën e djeshme bëri bujë lajmi i dorëheqjes së gjyqtarit të...
Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka publikuar sot në rrje...
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, i cili nj...
“Askush nga deputetët që mendojnë se do të marrin mandate me...
Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, mëngjesin e sotëm...
Para pak ditësh u gdhimë të llaftarisur nga sms-ja që kishte...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka dhënë disa kës...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, de...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...