Të shtënat me armë në Shkodër/ Arrestohen 2 persona
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Nga Justin Silverman & Alex Washburne ?The Conversation?
* Raportet e hershme që nga janari i këtij viti, na dhanë një tablo të zymtë, mbi atë se sa vdekjeprurës ishte koronavirusi. Në fillim, Organizata Botërore e Shëndetit vlerësoi se përqindja e individëve të infektuar që vdesin nga Covid-19 ishte 3.4 për qind.
Kjo e dhënë quhet Shkalla e Vdekshmërisë së Infeksionit (IFR), dhe kjo do të thotë që për çdo 100 njerëz të infektuar me Covid-19, 3-4 prej tyre ndërronin jetë. Me kalimin e kohës, u bë e qartë se rreziku i vërtetë i vdekjes nga ky virus është shumë më i ulët.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, thonë aktualisht se niveli i vdekshmërisë mund të jetë masimalisht 0.26 për qind. Por vlerësimet aktuale, janë diku midis 0.2 dhe 1 për qind , një interval çuditërisht i madh. Pasi kur llogaritet shkalla e vdekshmërisë së një infeksioni, duhet të jetë në parim e thjeshtë të ndash numrin e vdekjeve nga ai i infeksioneve në total.
Ne jemi dy studiues, që përdorim një qasje matematikore për zgjidhjen e problemeve epidemiologjike dhe biomjekësore. Në fillim të muajit mars, botuam një studim që tregon se miliona më shumë njerëz ishin infektuar nga Covid-19, sesa rastet zyrtare të raportuara.
Por kur u përpoqëm të përdorim llogaritjet tona, për të matur sa është niveli i vdekshmërisë së koronavirusit në SHBA, e pamë se ishte shumë e vështirë. Për të llogaritur shkallën e vërtetë të vdekshmërisë së infeksionit, studiuesit duhet të dinë 3 gjëra: numrin në total të të infektuarve, numrin e vdekjeve nga infeksioni, dhe cilat vdekje i takojnë një infeksioni të caktuar.
Por përcaktimi i këtyre numrave është shumë më e vështirë sesa mund të duket në pamje të parë, dhe kjo shpjegon faktin pse ka pasur dhe vazhdon të ketë shumë pasiguri në lidhje me këtë çështje. Njohja e numrit të saktë të të infektuarve me koronavirus, është hapi i parë për të vlerësuar shkallën e vdekshmërisë.
Dhe rastet e raportuara zyrtarisht, pasqyrojnë vetëm numrin e rasteve të diagnostikuara, që është shumë më i vogël se sa numri i vërtetë i personave që janë infektuar. Meqë autoritetet nuk mund të testojnë të gjithë qytetarët, një mënyrë për të vlerësuar shkallën e infeksionit në një popullatë, është testimi i një grupi më të vogël njerëzish për shenja të infeksionit të mëparshëm, pavarësisht nëse ata kanë pasur ose jo simptoma.
Nëse grupi më i vogël, zgjidhet në atë mënyrë që të jetë demografikisht përfaqësues i popullatës më të gjerë, atëherë studiuesit mund të supozojnë se shkalla e infeksionit që ata konstatojnë në grupet e tyre të provës, është afër numrave realë në mesin e popullsisë .
Me këtë qasje, studiuesit kanë treguar se numri i përgjithshëm i infektimeve, ka të ngjarë shumë më i madh se sa numri i rasteve të diagnostikuara. Për shembull, studiuesit në Nju Jork tani vlerësojnë se deri në fund të marsit ishin infektuar mbi 2 milionë banorë të shtetit të Nju Jork.
Ndërsa në atë kohë, kishte zyrtarisht vetëm 76.000 infeksione të konfirmuara. Studimi ynë përdori një qasje ndryshe. Ne shqyrtuam të dhënat e vizitave të mjekëve me pacientë që kishin simptoma të ngjashme me gripin. Duke llogaritur numrin e njerëzve, që mund të kenë pasur vetëm simptoma të lehta të Covid-19, dhe që nuk do të shkonin tek mjeku, ne vlerësuam se gjatë 3 javëve të fundit të marsit mbi 8.7 milionë amerikanë ishin infektuar me SARS-CoV-2.
Gjatë të njëjtës periudhë 3-javore, numri zyrtar i rasteve ishte rreth 100.000 infeksione të reja brenda SHBA. Duke i bashkuar të gjitha këto, tanimë është e qartë se ka pasur shumë më tepër infeksione sesa raste të konfirmuara, me gjasë 20 herë ose më shumë.
Ndërkohë përcaktimi nëse Covid-19 ishte shkaku i vdekjes, ka qenë më i vështirë nga sa mund të mendohet. Kohët e fundit, ?The New York Times? raportoi se në një nivel kombëtar, vdekjet nga Covid-19 mund të nënvlerësohen në 25 për qind.
Gjatë pandemisë, shumë pacientë kanë vdekur nga simptoma të ngjashme me COVID-19, por nuk u testuan kurrë. Përveç kësaj, shumë njerëz po vdesin në shtëpi nga komplikacionet që duket se vijnë nga Covid-19, por gjithashtu nuk janë testuar kurrë.
Studimi ynë, sugjeron që autoritetet kanë identifikuar vetëm 1 në 80 infeksione, dhe afërsisht 4 në 5 vdekje. Është e rëndësishme të mbahet mend se këto vlerësime, reflektojnë rrezikun për një person mesatar. Shumë njerëz do të përballen me rrezik më të lartë, dhe shumë të tjerë me një rrezik më të ulët.
Pacientët e moshuar, apo ata me sëmundje kronike si diabeti, presioni i lartë i gjakut apo sëmundjet e zemrës, ka të ngjarë të rrezikojnë më shumë sesa personi mesatar. Të rinjtë pa sëmundje kronike serioze, janë shumë më pak të rrezikuar se sa personi mesatar.
Së fundmi, shkalla e vdekshmërisë së infeksionit nuk është fikse. Ajo është një vlerësim i asaj që ka ndodhur në të kaluarën, dhe jo një parashikues i asaj që do të ndodhë në të ardhmen.
Nëse njerëzit ndjekin udhëzimet e shëndetit publik për mbajtjen e maskave, distancimin social dhe izolimin vetjak kur janë të sëmurë, mund të jetë e mundur të zvogëlohet numri i infeksioneve në popullata me rrezik të lartë, dhe të ulet përqindja e njerëzve që vdesin nga kjo sëmundje.
Por edhe e kundërta është e vërtetë. Nëse virusi përhapet gjithnjë e më shumë në popullata të prekshme, ose nëse spitalet mbingarkohen, dhe nëse të gjithë njerëzit nuk do kenë mundësi të kenë qasje në sistem për t?u kuruar, mund të vdesin më shumë njerëz./ Përshtatur nga CNA.al
Modelja Oriola Marashi i ka vënë “flakën” së fundmi Instagra...
Kur dëgjoni: “Ti më dukesh i mërzitur nuk je më si në fillm”...
Shefi i Ugjencës kombëtare, Skënder Brataj, ka bërë një dekl...
Oriola Marashi, e dashura e futbollistit të Kombëtares, Eros...
“Fillimi i gushtit do të shënojë majën e kurbës së infeksion...
Moderatorja Rudina Magjistari, është larguar nga Shqipëria d...
Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive, Anthony F...
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se vijon të rritet num...
Katër raste të reja të prekur nga Covid-19, mes të cilëve ed...
Disa shkencëtarë, po paralajmërojnë se ka dëshmi në rritje t...
Gerta Shino ka mbetur një prej vajzave më të komentuara të r...
Në kohën kur shifrat e të infektuarve me Covid-19 janë rritu...
Që nga momenti kur konfirmoi publikisht shtatzëninë, këngëta...
Debatet e forta, intrigat dhe përplasjet e saj dhe të trupës...
Ajo është një nga modelet me format më bombatsike në Instagr...
Aktori i humorit Visjan Ukcenaj ka folur më shumë për detaje...
Bukuroshja tepër seksi, Jessica Cribbon, nuk di të ndalet me...
Këngëtarja Leonora Jakupi është një nga personazhet më të da...
Kindly Myers është një modele amerikane e cila filloi modeli...
Kostantina Gianni është një modele dhe aktore që po ecën në ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Evropën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...