Thanë se u ndanë/ Gerta e BB dhe Florenti fotografohen bashkë në shtrat
Gerta Shino ka mbetur një prej vajzave më të komentuara të r...
Disa shkencëtarë, po paralajmërojnë se ka dëshmi në rritje të transmetimit të koronavirusit përmes ajrit. Por si ndikon kjo në veprimet që duhet të kryejmë çdo ditë, për të qëndruar të sigurt?
Çfarë është transmetimi në ajër?
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, transmetimi në ajër përfshin spërklat e vogla që përmbajnë viruset që rrinë ende pezull në ajër (aerosolet), dhe që transportohen në distanca më të mëdha se 1 metër nga rrymat e ajrit. Këto spërkla, me një diametër më pak se 5 mikronë, përmbajnë më pak viruse sesa spërklat e mëdha që përhapen me frymëmarrjen, por ndryshe nga këto të fundit ato nuk bien përtokë me shpejtësi.
Sa rol të madh luan transmetimi ajror në përhapjen e Covid-19?
Nuk është ende e qartë. Disa eksperimente në laborator, kanë treguar se koronavirusi mund të qëndrojë në ajër për orë të tëra, por këto nuk janë ?kushte e jetës reale?. Dhe ndërsa OBSH-ja ka thënë se nuk mund përjashtohet që rastet në mesin e njerëzve që rrinë në mjedise të mbyllura, të ajrosura dobët, si restorantet palestrat etj, të jenë shkaktuar nga përhapja e Covid-19 përmes ajrit, ajo thekson se grupet më të mëdha të të sëmurëve, mund të shpjegohen me transmetimin përmes spërklave më të mëdha.
Profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, David Hejman, njëherazi drejtues i grupit këshillimor strategjik dhe teknik të OBSH-së për rreziqet infektive, thotë se dihej që transmetimi i Covid-19, ishte i mundur nga ekspozimi ndaj spërklave të mëdhaja.
Sidoqoftë, ndërsa sëmundja mund të përhapet përmes aerosoleve, ai tha se ka pak shenja se ato udhëtojnë shumë larg, përveçse në rastin e procedurave mjekësore që prodhojnë aerosole. ?Ka prova të kufizuara që aerosolet e krijuara nga të folurit, kollitja apo teshtitja mund të përhapen më shumë se 1 metër, dhe ka prova të kufizuara se transmetimi nga ajri luan një rol në përhapjen e Covid-19?- tha ai.
Por jo të gjithë pajtohen më këtë qëndrim. Në një letër të hapur për OBSH-në javën e kaluar, 239 shkencëtarë nga e gjithë bota ngritën shqetësime në lidhje me transmetimin e koronavurisit përmes aerosoleve, duke përfshirë distancat edhe më të mëdha.
?Unë nuk mendoj se mund të arrihet të shpjegohen nga shpërthimet më të mëdha epidemike, përveçse me aerosolet, të cilat udhëtojnë më shumë se sa 1 metër?- shprehet Donald Milton, profesor i shëndetit mjedisor në Universitetin e Marilendit në SHBA, njëherazi bashkë-autori i letrës.
Çfarë do të thotë kjo për mbulimin e fytyrës ?
Hejman thotë se maskat në fytyrë janë të rëndësishme për t?i mbrojtur të tjerët nga një i infektuar me Covid-19, sidomos kur distancimi shoqëror është i vështirë. Për t?u mbrojtur ndaj Covid-19, maskat N95 janë lloji më i mirë i mundshëm. Sa i përket infeksionit përmes syve, ekspertët paralajmërojnë se maskat e fytyrës të mbrojnë vetëm nga spërklat më të mëdha. Por ato duhet të mbahen nga njerëzit nëse ata janë afër të tjerëve për periudha të gjata kohore, si për shembull berberët.
Po mbi masat e tjera?
Autorët e letrës së hapur ndaj OBSH-së, shkruanin se larja e duarve dhe distanca sociale ishin të rëndësishme. Por ata kërkuan përmirësime në ventilimin e brendshëm të godinave, si dhe e kontrollin e infeksionit në ajër, siç janë filtrat e ajrit dhe dritat Ultra Violet.
Kethrin Noks, profesore e inxhinierisë mjedisore për ndërtesat në Universitetin e Lidsit në Britani, që e nënshkroi letrën e hapur, tha se ka pak prova të transmetimit të Covid-19 nga aerosolet në distanca të mëdha, por ato ende mund të paraqesin rrezik në një mjedis të mbyllur.
Pol Hunter, profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore, tha se të dhënat tregojnë se përhapja e spërklave është faktori më i rëndësishëm që duhet kontrolluar. Por nëse transmetimi në ajër ishte i rëndësishëm, ai mund të ketë pasoja të rëndësishme për mjediset e brendshme.
A duhet të shqetësohemi për ventilimin?
Rreziku i prekjes nga Covid-19, është përgjithësisht më i ulët jashtë sesa brenda. Në mjediset e mbyllura, Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon mbajtjen e dritareve hapur, ose rregullimin e kondicionerit. Linda Bold, profesore e shëndetit publik në Universitetin e Edinburgut në Skoci, thotë se ventilimi i mirë do të ishte edhe më i rëndësishëm. Kjo do të thotë që njerëzit duhet të mësohen të hapin herë pas here dritaret edhe në dimër.
A është i sigurtë ajri i kondicionuar?
?Të dhënat e deritanishme mbi ajrin e kondicionuar nuk janë të forta. Por disa sisteme që thjesht riciklojnë ajrin e brendshëm, ka të ngjarë të paraqesin rreziqe?-thotë Bold. Një raport i Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka arritur në përfundimin se sistemet e ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar (HVAC), filtrojnë spërklat e mëdha që përmbajnë koronavirusin, megjithëse fluksi i ajrit mund të transportonte ato në një distancë më të madhe, se sa mund të udhëtonin brenda një ambienti pa kondicioner.
Raporti gjithashtu thotë se sisteme të tilla mund t?i përhapin aerosolet e Covid-19, nëse ajri riciklohet. Por ai shton:?Aktualisht nuk ka asnjë dëshmi të infeksionit me Sars-CoV-2 të shkaktuar nga aerosolet infektive, të shpërndara nëpër kanalet e sistemit të ventilimit të HVAC?./ Ttheguardian.com–Përshtatur nga CNA.al
Gerta Shino ka mbetur një prej vajzave më të komentuara të r...
Në kohën kur shifrat e të infektuarve me Covid-19 janë rritu...
Që nga momenti kur konfirmoi publikisht shtatzëninë, këngëta...
Debatet e forta, intrigat dhe përplasjet e saj dhe të trupës...
Ajo është një nga modelet me format më bombatsike në Instagr...
Aktori i humorit Visjan Ukcenaj ka folur më shumë për detaje...
Bukuroshja tepër seksi, Jessica Cribbon, nuk di të ndalet me...
Këngëtarja Leonora Jakupi është një nga personazhet më të da...
Kindly Myers është një modele amerikane e cila filloi modeli...
Kostantina Gianni është një modele dhe aktore që po ecën në ...
Teksa po shijon pushimet, moderatorja Rudina Magjistari nuk ...
Ajo është një nga modelet shqiptare që ka korrur shumë sukse...
Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, i ka habitur të...
Të pasurit dhe të famshmit shpesh herë komentohen në mediat ...
Emily Ratajkowski mund të quhet pa frikë “modelja e trendeve...
Djali i Victoria dhe David Beckham, Brooklyn Beckham është f...
Ejlyl pasi mëson kërcënimet e Defnes del në skenën e teatrit...
Situatë tepër serioze raportohet nga spitali Infektiv në Tir...
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se situata tek Infekti...
Sipas shkencëtarëve, Mbretëria e Bashkuar mund të pësojë rre...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...