Drejtoresha e ISHSH, Vjollca Braho me Covid-19/ Shtrohet në Sanatorium
Vjollca Braho drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetë...
Unpublished zbulon planin e qeverisë, për të dhënë me koncesion testimin për COVID-19, përmes partneritet publik-privat. Deklarata është bërë nga deputetja socialiste Klodiana Spahiu, pjesë e komisionit të shëndetësisë. Ajo pohoi për dokumentarin “Unpublished” në “Euronews Albania”, se Komiteti Teknik ka hedhur opsionin e ofrimit të këtij testimi me koncesion përmes PPP-ve, njësoj siç u veprua me shërbimet laboratorike.
Por duket se ky vendim po mbahet ende i fshehtë dhe as nuk po konsultohet me specialistët për të parë nëse është rasti, që procesi ti besohet koncesionarëve. Edhe në rastet e mëparshme kur është aplikuar, ky partneritet është shoqëruar me debate të ashpra për favorizime klienteliste, mosfunksionim apo dëme të kapura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Kjo me sa duket është edhe arsyeja e moslejimit të kryerjes së tamponëve nga klinikat apo spitalet private. Gjithashtu ky plan justifikon edhe numrin e ulët të testimeve që po bëhen në popullatë, për të zbuluar rastet pozitive.
Ish ministri i shëndetësisë Leonard Solis deklaron se testet sot kryen me pajisje kineze, në një kohë kur autoritetet në vend nuk lejojnë kompani amerikane të bëhen pjesë e procesit. Ai ngre alarmin se testime nuk po bëhen as në stafet e spitaleve private, duke rrezikuar që edhe ato të kthehen në vatra infeksioni.
Por çfarë po nxit Ministria e Shëndetësisë, përmes numrin të ulët të testimeve? Ky menaxhim i ka hapur rrugë ilegalitetit të kryerjes së testimeve në vendin tonë. Unpublished, sjell dëshminë e një zonje nga Tirana, bashkëshorti i të cilës ështe prekur nga virusi. Ajo tregon kalvarin e telefonatave ditë pas dite në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe refuzimin e tyre për t`i bërë tamponin, pavarësisht shenjave që kishte. Pas përkeqësimit të shëndetit të të shoqit dhe përcjelljes që iu bë nga 127, familjarët e bënë testimin në një strukturë private jashtë Tiranës.
Kryefamiljari rezultoi pozitiv me COVID-19, ndërsa e shoqja negative. Burime, i thanë Unpublished se ky nuk është rasti i vetëm kur ndodh kjo gjë. Duke qenë se të sigurosh tamponin është shumë e vështirë, qytetarët po gjejnë rrugë të tjera për ta siguruar atë, ilegalisht.
Përmes zërave të specialistëve dhe analizës së të dhënave, dokumentari Unpublished analizon situatën epidemiologjike në vend, që rrezikon të dalë jashtë kontrollit. Vetëm me një rritje të numrit të testimeve në një ditë të vetme, u kapën 30% më shumë të infektuar. Ata do të vijonin të ishin përhapës të sëmundjes, nëse nuk do ta dinin se ishin Covid pozitiv.
Ndërsa ish drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Besnik Jakaj ngre shqetësimin për vdekshmërinë nga virusi, dhe mosraportimin e rasteve nëse nuk janë të shtruar në Infketiv. Sipas Jakaj të gjitha këto tregojnë për një mungesë strategjie, që po përkthehet me shifra reale të sëmurësh afër shifrave të Italisë apo Spanjës.
Vjollca Braho drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetë...
Pëllumb Pipero është një ndër mjekët më popullorë dhe më të ...
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka njoftuar se do të rikth...
Zindzi, vajza më e vogël e presidentit të parë me ngjyrë të ...
Komuniteti Mysliman, duke marrë shkas nga shtimi shqetësues ...
Italia ka regjistruar minimumin historik të lindjeve që nga ...
Mjeku Artan Koni, përmes një analize krahasuese për situatën...
Drejtori i përgjithshëm Artan Lame prezantoi sot drejtorin e...
Një gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës ka rezultuar poz...
Burime të mirëkonfirmuara i thanë CNA.al se një nga emrat që...
Arqipeshkvi, Imzot George Frendo thotë se kthimi i Kishës së...
Ka qenë një deklaratë e konspiracionistit Alfred Cako, që th...
Për kthimin e muzeut Shën Sofia në xhami, që dikur ka qënë k...
Gjatë 24 orëve të fundit, sipas buletinit ditor të Ministris...
Zgjatja e ndalimit të hyrjes për ata që shkojnë në Itali nga...
Deputetët e opozitës parlamentare, kanë zgjedhur malin e Kor...
Vendimi i Turqisë për të kthyer muzeun e Shën Sofisë në xham...
Në Pikën Kufitare të Kapshticës pala greke nuk lejon asnjë a...
Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Rroskovec, Gëzim ...
Ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja në një status n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...