BINGO/ Luli ia arriti, tani në garë me Monën
Sot ka dalë Mona dhe ka thënë se Luli e ka garën me mua dhe ...
Marrëveshja e 5 qershorit ishte një ndyrësi politike, ngado që ta kapësh. Le të jenë vendas apo ndërkombëtarë ata, që e mbrojnë apo e dashurojnë, ajo sërish do të mbetet një monument i dëshirës për ta mbajtur Shqipërinë në vendnumuronë e krizave të rënda, që ka prodhuar dhe do të vijojë të gjenerojë abuzimi i frikshëm me pushtetin prej dekadash.
Nuk ka rëndësi, nëse votohet apo rrëzohet më 30 qershor, dita kur është parashikuar fundi i kësaj sage të lodhshme dhe hipokrite, që vetëm me interesin publik nuk ka të bëjë fare.
Edhe kjo hapja me përqindje e listave, që ka shpikur Edi Rama për t’ia vënë si samar marrëveshjes, me pretendimin se kështu ndoshta mund të quhet reformë elektorale, bie erë të keqe. Aq sa, sipas meje, nuk ia vlen fare diskutimi, se kush është më e mirë nga të dyja, pisllëku i pastër i 5 qershorit, apo hollimi i saj me livando, që po na shitet si plotësim i dëshirës së popullit për t’i zgjedhur vetë përfaqësuesit e vet.
Nëse do ta kishin lexuar realisht vullnetin e njerëzve për ndryshim, sot do të kishim kryer punë me një reformë të qënësishme zgjedhore, që nuk përfshinte thjesht dhe vetëm hapjen e listave, sepse ai nuk është qëllim në vetvete.
Por tek e fundit, le të çajnë barkun me njëri-tjetrin Edi Rama me Lulzim Bashën, për këtë çështje, sepse vetë e kanë sjellë punën deri këtu. Acarimi i debatit politik është ndoshta i vetmi moment ndoshta, kur Shqipëria mund të përfitojë diçka prej tyre. Të paktën nuk humbet aq shumë, sa në rastet e pazareve të pista, të cilat jo domosdoshmërisht lidhen me një datë të caktuar. Fjala vjen, 17 maji apo 5 qershori.
Dhe sot ata të dy ngjajnë me ata lepujt e frikësuar njëkohësisht nga njëri-tjetri, që vrapojnë në drejtim të kundërt, pa e ditur se çfarë po ndjen dhe bën kundërshtari.
Sepse i pari sheh ëndrra shumë të këqija për shkak të zullumeve të mëdha të pushtetit të vet në këto 7 vjet. Dhe, siç e thotë edhe vetë, populli nuk është asnjëherë budalla kur mendon dhe voton.
Kurse tjetri ka frikë të dalë në rrugë vetëm, ndonëse pretendon se po e pret një fitore madhështore, ngaqë ka parasysh se e ka thënë edhe herë të tjera këtë përrallë dhe s’para i ka dalë llafi.
Kjo është në fakt mrekullia e vetme, që ka sjellë deri tani debati për hapjen e listave, duke i trembur njëkohësisht dy pengmarrësit më të mëdhenj të demokracisë në Shqipëri. Natyrisht, secilin për arsyet e veta. Edhe kaq nuk është pak, por le të shohim deri në fund.
Sot ka dalë Mona dhe ka thënë se Luli e ka garën me mua dhe ...
Presidenti Ilir Meta ka komentuar ndryshimet kushtetuese me ...
Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, ka zbuluar detaje...
Përplasjet për ndryshime kushtetuese që i hapin rrugë listav...
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka komentuar lë...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka habitur ditën e sot...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë një paralajmër...
Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar pas akt...
Sekretari i PD-së Gazment Bardhi ka dalë në konferencë për m...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur lidhur me “ngërçi...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, ka kome...
Ministrja e Shëndetësisë bën të ditur se qeveria shqiptare k...
Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli ës...
Presidenca i është përgjigjur përmes zëdhënësit, Tedi Blushi...
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me Pre...
Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një tjetër mesazh kreut ...
Teksa fliste për ndalimin e koalicioneve, kryeministri Edi R...
Kryeministri Edi Rama ka folur sot para gazetarëve për “ngër...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e b...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar qendrimin e nënkryetarit ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proçeduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...