web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Admirali Giroir i përgjigjet Trump/ Ne nuk gënjejmë për koronavirusin

15 Korrik 2020, 06:40, Kosova & Bota CNA

Një pjesëtar kryesor i ekipit të Shtëpisë së Bardhë kundër koronavirusit hodhi poshtë një aludim të Presidentit Donald Trump se mjekët në institucionet federale po gënjejnë publikun për përmasat e epidemisë në SHBA.

Presidenti postoi në Twitter një koment të Chuck Woolery, ish-prezantues i një emisioni argëtues televiziv, i cili shkruante se ?të gjithë gënjejnë?, përfshirë Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve, dhe ?mjekët tanë, jo të gjithë, por pjesën më të madhe, të cilëve na është thënë t?u besojmë?.

Por Admirali Brett Giroir, admirali që është i përfshirë në ekipin e Shtëpisë së Bardhë kundër koronavirusit, tha në emisionin ?Today? të rrjetit NBC; ?Ne mund të bëjmë gabime nganjëherë, bazuar në informatat që kemi, por asnjë nga ne nuk gënjen?.

?Ne jemi plotësisht transparentë me popullin amerikan. Asnjë nga ne nuk është gjithmonë 100% i saktë, por ne e pranojmë këtë fakt,? tha admirali.

Në përgatitje për zgjedhjet, presidenti është munduar të zbusë ndikimin e virusit në komentet e tij, duke thënë kohët e fundit se ndikimi i infeksioneve të reja në SHBA në 99% të rasteve ?është krejt i parrezikshëm?. Gjatë javëve të fundit Presidenti Trump ka pasur kontakte të kufizuara me ekspertin kryesor amerikan të sëmundjeve infective, Dr. Anthony Fauci dhe ka thënë se megjithëse personalisht e pëlqen, Fauci ka bërë ?shumë gabime?./ VOA





Lajmet e fundit nga