Eksperti amerikan: Rihapja e parakohshme shkaktoi rritje të infektimeve
Eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, Dr. Anthon...
Kërkesa për votimet me postë po rritet. Punonjësit e zgjedhjeve kanë nevojë për trajnim. Dhe qendrat e votimit mund të duhet të jenë të pajisura me mburoja mbrojtëse gjatë pandemisë COVID-19.
Ndërsa zyrtarët përgatiten për zgjedhjet e 3 nëntorit, një gjë është e qartë: ato vijnë me një çmim të lartë.
“Zyrtarët e zgjedhjeve nuk kanë pothuajse fare burime të mjaftueshme për të bërë përgatitjet dhe ndryshimet që duhen për të zhvilluar zgjedhje në kohë pandemie,” thotë Wendy Weiser, drejtuesja e programit për demokraci në Qendrën Brennan. “Ne po e shohim këtë në të gjithë vendin”.
Pandemia ka bërë që zyrtarët shtetërorë dhe lokalë të përpiqen të përgatiten për zgjedhje si pak të tjera, një detyrë e jashtëzakonshme gjatë një gare presidenciale, pasi rastet e infeksioneve po rriten në pjesën më të madhe të vendit.
Shqetësimet e lidhura me COVID-19 po sjellin kërkesa për hapat që duhen marrë për të siguruar që zgjedhjet, vetëm katër muaj larg, janë të sigurta. Por ndihma federale e premtuar prej kohësh për të ndihmuar shtetet e varfëruara nga fondet ka ngecur në Kongres.
Fondet do të ndihmojnë për shndërrimin e procesit të vjetër të votimit në një sistem të gatshëm për kushtet e pandemisë. Thelbësore për këtë janë kostot për shtypjen e fletë-votimeve dhe shërbimin postar. Ka gjithashtu shpenzime për të siguruar që votimi në person është i sigurt me pajisje personale mbrojtëse, për punonjësit në qendrat e votimit, të cilët janë zakonisht të moshuar dhe me më shumë rrezik të sëmuren nga virusi, dhe trajnimin e punonjësve të rinj. Makineritë e kushtueshme janë të nevojshme për të numëruar shpejt votën.
Çështja komplikohet më tej nga mospëlqimi që ka Presidenti Donald Trump ndaj votimit me postë. Ai e ka cilësuar procesin si të rremë, edhe pse nuk ka asnjë dëshmi të manipulimit ndërsa ekipi i tij i rizgjedhjes po përshtatet me realitetin e ri të votimit të përhapur me postë.
“Ndërsa rastet e koronavirusit në këtë vend rriten, është thelbësore që të gjithë votuesit të jenë në gjendje të hedhin votat e tyre nga shtëpia, të hedhin votat e tyre me postë”, tha senatorja demokrate e Minesotës Amy Klobuchar.
Një projekt-ligj i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve në maj cakton 3.6 miliardë dollarë për të ndihmuar shtetet në përgatitjet për zgjedhje, por Senati nuk do ta shqyrtojë masën deri në fund të korrikut. Republikanët kundërshtuan një fond prej 400 milionë dollarësh të ndihmës zgjedhore këtë mars, përpara se të binin dakord për të.
Por republikanët kryesorë të Senatit duket se ka gjasa të mbështesin më shumë fonde për zgjedhjet, megjithë kundërshtimin e presidentit Trump.
Roy Blunt, është senator republikan nga Mizuri. “Ne mund të vazhdojmë të punojmë për zgjedhje që prodhojnë një rezultat të besueshëm për njerëzit dhe të hartuar në atë mënyrë që të gjithë ata që duan të votojnë, të jenë në gjendje të votojnë.”
Pandemia shpërtheu këtë pranverë në mes të zgjedhjeve paraprake të shteteve, duke detyruar shumë zyrtarë të shtyjnë zgjedhjet me ditë, javë dhe madje muaj. Ata u përballën me mos paraqitjen e punonjësve në qendrat e votimit, ndryshime në vendet e votimit dhe një rritje të votimeve në mungesë.
Grupet e të drejtave të votimit janë veçanërisht të shqetësuara me konsolidimin e qendrave të votimit që kontribuan për rradhë të gjata në Miluoki, Atlanta dhe Las Vegas. Ata kanë frikë se kjo mund të përsëritet në nëntor.
Ndërsa negociatat për projekt-ligjin tjetër të ndihmës për COVID-19 fillojnë në Kongres, shifra përfundimtare për zgjedhjet sigurisht që do të përfundojë shumë më pak se 3.6 miliardë dollarë të parashikuar nga Dhoma e Përfaqësuesve. Kjo shifër pasoi rekomandimet e Qendrës Brennan për t’u përgatitur për një fluks të votimeve në mungesë duke siguruar më shumë mundësi të votimit të hershëm dhe mbrojtjen e qendrave të votimit në zona./ VOA
Eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, Dr. Anthon...
Kthim i Kishës së Shën Sofisë në Xhami nga shteti turk është...
Vetëm pak më parë ka përfunduar seanca në Hagë, ku u mor në ...
Presidenti polak Andrzej Duda fitoi një mandat tjetër pesëvj...
Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar masat ndaj qytetarëve që nuk...
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raporton 88 ...
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshit...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, hyri rreth orës 13 në Pr...
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin ...
Me një shtyrje prej tre muajsh për shkak të pandemisë në Maq...
Autoritetet greke njoftojnë për 31 raste të reja me coronavi...
Aktorja e njohur indiane, Aishëarya Rai Bachchan dhe vajza e...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nisur nga aeroporti...
Vijojnë të jenë shqetësuese shifrat e viktimave dhe të të in...
Për herë të parë që kur shpërtheu pandemia, Presidenti Trump...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti vendos të mos e shpall...
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka reaguar në lidhje me ...
Një tjetër shtet europian ka mbyllur kufijtë si pasojë e pan...
Gjatë fjalimit të përjavshëm tij të së Dielës në Sheshin e S...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbi...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...