web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Shëronin" Covidin/ Arrestohet vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PD-së, Andon Frrokaj

14 Korrik 2020, 18:01, Kronika CNA

Ditën e sotme janë arrestuar dy persona nga Mamurrasi që dyshohet se mashtronin njerëzit duke thënë se kishin gjetur medikamentin për të shëruar Covid-19 dhe e shisnin atë në këmbim të parave.

Mësohet se dy personat e vënë në pranga janë vëllai i ish-deputetit të Partisë Demokratike Andon Frrokaj, Frederik Frrokaj dhe nipi i tij Henri Frrokaj.

Policia njofton se ishte sinjalizuar nga qytetarët dhe pas dy muajsh hetime kanë zbërthyer skemën e mashtrimit. Frederik Frrokaj përdorte edhe rrjetin social Facebook për të gjetur sa më shumë blerës, pasi bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi.

Gjatë kontrollit, në banesën e vëllait të demokratit u gjetën baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin.

Frrokaj pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, në kushte shtëpie, ia jepte ato nipit, i cili i shiste kundrejt pagesës 20.000 lekë të reja

Tashmë ata po hetohen për veprat penale ?Mashtrimi?, ?Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë?, ?Fshehja e të ardhurave? dhe ?Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga