web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Droguan e abuzuan me 17 vjeçaren nga Fushë Kruja/ Dorëzohet një nga 7 të akuzuarit

14 Korrik 2020, 11:53, Kronika CNA

Dorëzohet në polici njëri nga 7 personat e akuzuar për abuzimin seksual të një 17-vjeçare nga Fushë-Kruja.

Mësohet se ai është Ameld Merlika ndërsa është vetëdorëzuar në policinë e Sarandës. Merlika ka qenë me pushime në Greqi dhe në momentin që ka mësuar se është shpallur në kërkim është kthyer edhe është vetëdorëzuar.

Me dorëzimin e 17-vjeçarit në kërkim nga grupi vijon që të mbetet vetëm Alket Brata, i cili është personi që dyshohet se hodhi pakon me tritol të shtëpia e 17-vjeçares ditën e djeshme në Fushë Krujë./CNA.al





Lajmet e fundit nga